BRINGING IDEAS TO LIFE Knowhub, Projekti Erasmus që lidh UET me sipërmarrjet dhe krijon ura për ndërkombëtarizimin
BRINGING IDEAS TO LIFE Knowhub, Projekti Erasmus që lidh UET me sipërmarrjet dhe krijon ura për ndërkombëtarizimin
Prof. Dr. Ermira Qosja
Dr. Ketrina (Çabiri) Mijo
Të ndodhesh në Graz në Shtator, pas një periudhe të gjatë të izolimit e të kthimit online të të gjitha veprimtarive të universitetit, me nje grup kolegësh proaktive dhe të gatshëm për sfida të reja është frymëzim e kënaqësi njëkohësisht. Graz, qëndra e rajonit të Styria-s në Austri, ku tetë universitete zhvillojnë veprimtarinë e tyre të josh me qetësinë, klasin, historinë dhe mikpritjen dhe ndjesia që të shoqëron është që rikthimi është edhe më i bukur,
Së bashku me Rektorin Prof. Tonin Gjuraj, në kuadrin e projektit “Knowhub – Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity” dhe të ndërkombëtarizimit të universitetit, një grup pedagogësh të UET zhvilluan një vizitë disa ditore në F.H Johanneum University of Applied Science, në Institutin e Menaxhimit Ndërkombëtar.
Prof. Doris Kiendl dhe Bojan Jovanoski, drejtuesit e projektit Knowhub kanë ndërtuar një axhende që bashkon trajnimin intensiv në çështje që lidhen me edukimin sipërmarrës, universitetin sipërmarrës dhe strategjinë e ngritjes dhe komercializimit të HUB-it. Lidhja me industrinë e universiteteve duken që po fokuson veprimtarinë e tyre, e në këtë drejtim universitet e shkencave të aplikuara dhe universitetet klasike po përafrohen mes tyre .
Universiteti i Shkencave të Aplikuara F. H. Johanneum përbën një model suksesi, jo vetëm për punësimin e të gjithëve studentëve të tyre 100%, por dhe fondet e konsiderueshme që marrin nga industria, rajoni dhe qeveria. UET, prej disa vitesh ka vendosur një raport bashkëpunimi me këtë universitet, duke ndarë së bashku dy projekte Erasmus, mobilitete studentësh e pedagogësh dhe një qasje bashkëpunuese që me shumë gjasa do të vijojë dhe do formëzohet në formate më produktive dhe me interes të përbashkët.
Nga e majta: Agim Kasaj, Bojan Jovanoski, Ketrina Çabiri Mijo, Ermira Qosja dhe Genti Beqiri
KNOWHUB, projekti që mbështet zhvillimin e kapaciteteve sipërmarrëse dhe inovative
Projekti Erasmus + CBHE KA2 ‘KNOWHUB’ i financuar nga Bashkimi European, është hartuar për t’ju përgjigjur në mënyrën më të përshtatshme nevojave dhe problemeve specifike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky projekt i përgjigjet nevojave rajonale, kombëtare dhe lokale të këtyre vendeve për ngritjen dhe forcimin e lidhjes midis institucioneve të arsimit të lartë dhe ekonomisë. Knowhub mbështet zhvillimin e kapaciteteve sipërmarrëse dhe inovative dhe forcimin e bashkëveprimit me ndërmarrjet duke i dhënë rol qëndror në ekosistemin rajonal të inovacionit në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Mal të Zi.
Një nga produktet më të rëndësishëm të këtij projekti do të jetë “Commercialization Hubs” që do të ngrihet në të gjitha universitetet partnere, jo si qendër kërkimi, por si qendër ndërveprimi midis universiteteve dhe ndërmarrjeve, universiteteve dhe shoqërisë. Hub-et do të tërheqin ndërmarrjet në universitet, veçanërisht startup-et dhe SME-të për shkak të njohurive dhe aftësive së stafit (profesorëve dhe studentëve) si dhe të teknologjive të përshtatshme që ata zotërojnë.
Për më tepër, “Commercialization Hubs” do të zgjerojnë pjesëmarrjen e universiteteve në projekte dhe programe ndërkombëtare, zbulimin dhe valorizimin e rezultateve të kërkimit, duke krijuar marrëdhënie strategjike me industrinë, ndërveprim dhe marrëdhënie me sponsor të mundshëm.
Hub-et do të pajisen me teknologjinë e shpejtë prototyping (RPT) që është kthyer në një instrument të nevojshëm për shkencat teknike dhe inxhinierike, mjekësinë, planifikimin urban, etj. dhe/ose Lean Manufacturing (LEAN), e cila është shumë e rëndësishme për rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve
Knowhub synon të vendosë bashkëpunimin me: ndërmarrjet me inspirim dhe synim zhvillimi, por me mungesë njohurie dhe infrastrukture në Shqipëri, Bosnje -Herzegovinë dhe Malin e Zi; shoqatat e biznesit, organizmat si Dhomat e Tregtisë, Ministritë, Agjensitë Qeveritare si dhe studentët dhe stafin akademik e të menaxhimit të: Universitetit Europian të Tiranës, Universitetit të Vlorës, Universitetit të Sarajevës, Universitetit të Mostarit, Universitetit të Malit të Zi. Partnerët evropianë të projektit janë: F. H. Johanneum University of Applied Science –Graz, Austri; Universitat de Girona- Spanjë; University of Vaasa- Finlandë; WUS Austria.
Pamje nga trajnimi në kuadër të projektit Erasmus Konwhub
UET – University of Applied Science F.H. Johanneum – Graz, drejt bashkëpunimeve të reja
Rektori i UET, Prof. Tonin Gjuraj zhvilloi dy takime të rëndësishme në University of Applied Science F. H. Johanneum me Rektorin e Universitetit Prof. Karl Peter Pfeiffer dhe Prof. Doris Kiendl, Drejtuese e Departamentit të Menaxhimit (ekuivalent i Fakultetit ) dhe Drejtuese e Institutit të Menaxhimit Ndërkombëtar (ekuivalent i departamentit).
Si një universitet i shkencave të aplikuara, strategjia e tij nga formulimi i kurrikulës, programeve mësimore deri tek kërkimi shkencor është me fokus tregun dhe industrinë. Universiteti ka rreth 700 pedagogë të brendshëm dhe 1000 pedagogë të jashtëm që vijnë nga industria brenda dhe jashtë Austrisë, bashkëpunimi me industrinë nis që me mënyrën si konceptohen kurrikulat, vijon me punën me projekte për industrinë në të gjithë lëndët, diplomat orientohen në zgjidhjen e kërkesave të tyre e shkohet në patenta e projekte të përbashkta. Një vend të veçantë në punën e F.H. Johanneum zë mbështetja e startup-eve dhe financimi i tyre, ndërsa nëse do të flisnim për punësimin e studentëve është 100% në mbarim të studimeve. Selektim i fortë në hyrje, por dhe oportunitete të mëdha në universitet për stdudentët, ndërsa Panairet e Punës dhe intershipet e projektet e studenteve janë reale, të dobishme për industrinë. Rektori Pfeiffer u shpreh që ajo çka ata bëjnë çdo ditë është në përputhje me sloganin e F. H. Johanneum: “Bringing ideas to life”
Takimet mes Rektorit Gjuraj dhe drejtuesve të F.H. Johanneum kishin në fokus të tyre shkëmbimin e praktivave më të mira mes universiteteve dhe gjetjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të vijimit të ndërkombëtarëzimit të UET, diplomave të përbashkëta, diplomave të dyfishta, projekteve dhe kërkimit shkencor.
Takimi mes Rektorit Gjuraj dhe Rektorit Pfeiffer dhe Prof Kiendl
Café Europa WESTBALKAN- Transferimi i njohurive midis Styria dhe Ballkanit Perëndimor. (Knowhow transfer between Styria and the Western Balkans)
Më 16 shtator, me prani të Rektorit F.H. Johanneum Prof. Karl Peter Pfeiffer, ambasadorit të Shqipërisë në Austri z. Roland Bimo, pedagogëve dhe studentëve të universitetit F.H. Johanneum dhe pedagogëve të vendeve partnere të projektt KNOWHUB, me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e Komisionit Europian, Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë së Styria – Austri u zhvillua në F.H. Johanneum konferenca me temë “Caffẻ Europa WESTBALKAN- Knoëhoë transfer betëeen Styria and the Western Balkans”
Paneli i konferencës që drejtohej nga Prof. Doris Kiendl, Drejtuese e Departamentit të Menaxhimit në F.H. Johanneum, përbëhej nga Robert Brugger – Drejtor menaxhimi në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë në Styria; Manfred Brandner – Konsull nderi i Austrisë në Kosovë dhe CEO bit media e-solutions, Bojan Jovanoski koordinator i projektit Erasmus Knowhub – F. H. Johanneum dhe Prof. Ermira Qosja – UET.
Konferenca synoi të trajtojë raportet midis rajonit të Styria-s dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në këndvështrimin politik, social dhe ekonomik. Interes të veçantë u tregua ndaj qëndrimit të z. Brander në lidhje me integrimin evropian të ketyre vendeve si e vetmja rrugë prosperiteti dhe shkëputje nga influencat lindore.
Përmes z. Jovanoski dhe Prof. Qosja u theksua si projektet evropiane në universitete krijojnë transferimin e njohurive, ngrejne kapacitete, ndërtojmë skema dhe strategji të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në zhvillimin e tyre dhe japin një impakt më të gjerë në ekonomi e shoqëri.