Shëndeti mendor tek të rinjtë, UET forum me World Vision Albania
Forumi i Shëndetit Publik 2020
Në një organizim treditor janë mbledhur së bashku për të diskutuar mbi tematika të rëndësishme që kanë të bëjnë me shëndetin publik, një sërë figurash të shquara të fushës së mjekësisë, mjekë dhe pedagogë të nderuar, por edhe maturantë, studentë dhe mësues. Përgjatë datave 31 Janar – 2 Shkurt, në ishull Lezhë po zhvillohet Forumi i dytë i Shëndetit Publik me bashkëpunim me World Vizion Albania dhe Universitetin Europian të Tiranës në të cilin do diskutohet mbi shëndetin mendor tek të rinjë, ndihma e parë dhe urgjencat në Shqipëri.
Pjesë e “Forumi i Shëndetit Publik 2020”, maturantë nga e gjithë Shqipëria kanë mundësinë të bëhen pjesë e diskutimeve të shumta mbi sektorin e shëndetësisë në vend. Ata, së bashku me mësues por edhe studentë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike do të njohën me disa nga problematikat që shoqërojnë mjekësinë, problematikat e shëndetit tek të rinjtë sot si dhe mënyrat se si mund të zgjidhen ato.
Ndërkohë krahas disktutimit mbi shëndetin mendor tek të rinjtë, duke marrë shkasë se të gjithë të rinjët janë maturant, dhe viti që vjen do ti gjej ata në auditorët e universitetve do të disktutohet edhe mbi këshillimin akademik dhe profesional të tyre.
Ky seminar trajnues vjes, pasi dilemat e maturantëve janë të shumta, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e degës apo universitetit dhe jo pak herë ekziston një lloj pasigurie në lidhje me atë, që eksperienca e të studiuarit në universitet ofron për ta. Në këto momente është shumë e nevojshme, që ata të marrin këshillimin e duhur për të bërë zgjedhjen më të mirë për veten. Universiteti Europian i Tiranës, prej vitesh, organizon këshillim karriere për maturantë nga e gjithë Shqipëria.
Gjithashtu një element tjetër është se karriera profesionale nuk nis me diplomimin dhe gjetjen e punës së parë, ajo nis që në bankat e Universitetit. Për një karrierë të ardhshme të suksesshme duhet të marrësh dhe këshillat e duhura, duke nisur që nga zgjedhja e degës që të përshtatet me prirjet, zgjedhja e lëndëve apo literaturës dhe aftësimi dhe përgatitja për të dalë në tregun e punës. Në këtë kuadër këshillimi akademik është një pjesë e rëndësishme e uniersitetit për studentët. Universitetet më me zë në botë kanë zyrat e posaçme ku ofrohet shërbim konsulence falas për studentët për çdo problem që ata kanë gjatë frekuentimit të shkollës por dhe ndjekja e tyre deri në daljen në tregun e punës. Këshillim karriere është një shërbim që në gjithë botën e ofro studio të posaçme konsulence.
Ky është një proces shumë i rëndësishëm, i cili ka për qëllim t’i orientojë dhe ndihmojë maturantët të bëjnë zgjedhjen e duhur për profesionin e tyre të ardhshëm, nëpërmjet informimit mbi mundësitë e ndryshme të studimit, që ata kanë, si dhe eksplorimit të secilës prej këtyre alternativave. Krahas kësaj, ky proces merret me analizimin e aftësive personale, interesave dhe pasioneve duke i vënë këto të dhëna në funksion të përcaktimit të opsioneve më të përshtatshme për karrierë. Këshilluesit e karrierës janë të trajnuar për të zhvilluar një konsulte të tillë, e cila orienton zgjedhjen e programit të studimit, dhe roli i tyre është lehtësim në vendimmarrjen e maturantëve. Shpesh herë këta specialistë përfshijnë në këtë proçes rritjen e vetëdijes, përcaktimin e qëllimeve dhe krijimin e një plani veprimi.