Belina Budini, Dekane e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale: Studimet master mund të shërbejnë si një kthesë në karrierë
Një studenti i nevojiten studimet Master edhe fill pasi ka mbaruar Ciklin e parë Bachelor, e cila është një mundësi dhe mundësia tjetër është kur ai është i punësuar edhe pse e ka tashmë profilin e vet. Shpesh studimet master shërbejnë edhe si një kthesë në karrierë por gjithësesi ccdo student që sapo ka përfunduar studimet Bachelor por edhe ata që kanë përfunduar më parë e kanë të nevojshme të ndjeki një studim të ciklit të dytë Master. Madje kjo nevojshëmri bëhët edhe më e ndjeshme ku do të ndroj profilin e vet, kur ka një ambicie për një rritje në karrierë apo për të përforcuar pozicionin e vet në profesionin që ka zgjedhur, apo edhe për një pozicion tjetër pune më të mirë.
Duke qenë se Shkencat Humane janë pjesë e domosdoshme e çdo hapësire universitare, pa të cilat nuk mund të kuptohet madje as formimi i profesionistëve të degëve praktike, këto programe do të ushqejnë me subjektet e tyre dhe dije të qëndrueshme edhe diplomat e tjera praktike dhe të disiplinave të tjera. Lëndët e formimit të përgjithshëm si filozofia, historia apo gjuha shqipe që burojnë nga shkencat humane janë tashmë pjesë e integruar e kurrikulës së çdo programi studimi në UET.
Shkencat Humane për difinicion janë shkencat e thellësisë dhe gjerësisë, pasi kanë një gamë të gjerë të dijes, në këtë mënyrë është e pamjaftueshme që edhe Shkencat Humane brenda displinave të tyre të mjaftohen me nivelin Bachelor, Sepse niveli Master, apo Ndjeka e një cikli të dytë studimi në Master është një domosdoshmëri për të gjita disiplinat në humanitete, aq më tëpër ku studimet e mëparshme nuk kanë qenë të lidhura me këto displina. Në këtë mënyrë për tu bërë ekspert i një fushe, apo profesionist shkencor , apo edhë për të vazhduam për më lartë në akademi, masteri në këto nivele është i domosdoshëm.