[:en]UET pjesë e projektit CleanScore[:]
[:en]
UET pjesë e projektit CleanScore
CleanScore është një projekt i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Ky projekt përbëhet nga dy komponentë të rëndësishëm për arsimin e lartë në Shqipëri: vlerësimin e automatizuar të testimeve dhe përkthimin e teksteve akademike ndërkombëtare, duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e Cilësisë se Arsimit të Lartë.
CleanScore implementohet nga AADF dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë në:
Universitetin e Tiranës (UT)
Universiteti i Durrësit (UAMD)
Universiteti Europian i Tiranës (UET)
Universiteti Bujqesor i Tiranës (UBT)
Vlerësimi i automatizuar i testimeve
Funksionimi i procesit të korrigjimit ndiqet nga tre faza kryesore: dizenjimi, skanimi dhe korrigjimi. Programi i korrigjimit nxjerr pikët për çdo student, mesataren e klasës, shpërndarjen e notave si dhe shumë raporte të tjera statistikore të cilat ndihmojnë pedagogun për përmiresimin e testimeve me vlerësime uniforme, të sakta dhe transparente.
Tekstet akademike
Përkthimi në shqip i teksteve akademike ndërkombëtare ndikon në përmirësimin e cilësisë së teksteve akademike në Shqipëri duke i siguruar studentëve një njohuri sa më koherente. Aktualisht janë blerë të drejtat e përkthimit për 4 libra: Sipërmarrja, Financa Personale, Kontabiliteti Financiar, Biznesi Ndërkombëtar. Libri Sipërmarrja është botuar dhe është në dispozicion të studentëve që prej shtatorit te vitit 2018. 3 librat e tjerë do të jenë në dispozicion të studentëve në vitin akademik 2019.
[:]