UET me programe studimi në sporte me 10 profile
UET me programe studimi në sporte me 10 profile
Seksioni i sporteve është një sfidë për Universitetin Europian të Tiranës. Një sfidë që ka ardhur prej një përfundimi mendor dhe fizik prej dy vitesh dhe doli në një rezultat të mirëpërcaktuar me dy programe studimi që UET ofron në të dyja ciklet e studimit Bachelor dhe Master
UET do të ishte i paplotë në tërësinë e misionit të tij, gati në kushtet skualifikuese po të mos kishte sportet si programe studimi, si kontingjent studentësh. Kursi i parë i sporteve në UET është një moment historik, ose një gur në rrugëtimin e historisë së UET.
Sa herë kemi parasysh një universitet kemi parasysh modelin greko-romak të shkollës antike. Gjithashtu, edhe fjalinë e famshme që na vjen nga klasa e fizkulturës ‘Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë’. Grupi i parë i sporteve është krijuar, presim dhe krijimin e grupit të masterit dhe UET shkon drejt ambicieve shumë të rëndësishme bashkë me idenë e ndërtimit të kampusit. Pikërisht me programin e studimit të sporteve në UET plotëson dhe kushtin e fundit për t’u quajtur një universitet i plotë, polivalent.
Seksioni i sporteve është një sfidë për Universitetin Europian të Tiranës. Një sfidë që ka ardhur prej një përfundimi mendor dhe fizik prej dy vitesh dhe doli në një rezultat të mirëpërcaktuar me dy programe studimi që UET ofron. Studim Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte dhe Master Shkencor në mësuesi për Edukim Fizik dhe Sporte. Fakti i atraksionit të kësaj dege është vënë re nga numri i studentëve që u afruan që në ditët e para sidomos në programin Bachelor dhe që jemi në vazhdim në programin Master Shkencor Universiteti Europian i Tiranës në vazhdën e riorganizimit dhe zgjerimit me hapjen e degëve të reja ka përfshirë në departamentin e edukimit, edhe programet e edukimit fizik dhe sporteve. Risia që UET ka për këtë vit akademik nuk janë thjesht gama e gjerë në profilet e sporteve, por si pjesë e ekipit të stafit akademik do të jenë edhe 5 mjeshtra dhe profesionistë të sportit në profile të ndryshme, si: Ela Tase, Klodiana Shala, Edra Alibegaj, Andrea Marko dhe Viron Bezhani. Të gjitha programet që përfshin Departamenti i Sporteve, janë mbështetur dhe do vazhdojnë të mbështeten me bursa studimi. Ideja që UET të plotësohej me këtë departament, ka lindur dy vite më parë. Sportet janë një profil i rëndësisë së veçantë dhe me kontribut të madh në shoqëri. Rrugëtimi i ri me shtimin e Departamentit të Sporteve do të mbetet në historinë e Universitetit Europian të Tiranës.
Në këtë rrugëtim të ri, pjesë e së cilës janë bërë shumë studentë dhe pedagogë, përgjegjësi i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, prof. asoc. dr. Edi Puka shprehet se me bashkëpunimin e kolegëve, me profesionalizmin e tyre jemi të sigurt që do të arrijmë rezultate shumë të mira.
“Është një kënaqësi shumë e madhe që na janë bashkuar figura emblemë të sportit të Republikën tonë të dashur që janë vlerësuar dhe duhet të vazhdojnë të vlerësohen për kontributin e vyer që ata kanë dhënë në fushën e sporteve. Seksioni i sporteve është një sfidë për Universitetin Europian të Tiranës. Një sfidë që ka ardhur prej një përfundimi mendor dhe fizik prej dy vitesh dhe doli në një rezultat të mirëpërcaktuar me dy programe studimi që ne ofrojmë. Studim Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte dhe Master Shkencor në mësuesi për Edukim Fizik dhe Sporte. Fakti i atraksionit të kësaj dege është vënë re nga numri i studentëve që u afruan që në ditët e para sidomos në programin Bachelor dhe që jemi në vazhdim në programin Master Shkencor. Në këtë sfidë, ne kërkuam si departament ndihmën e mjeshtrave të mëdhenj të sportit”, -shprehet Puka.
Mjeshtrja e madhe e sportit, Ela Tase, shpreh falënderimet e saj si pjesë e këtij departamenti dhe i uron mirëseardhjen studentëve të rinj në këtë rrugëtim të ri akademik.
“Ndihem vërtet e respektuar për këtë ftesë që më bëri Universiteti Europian i Tiranës. Sigurisht unë e mora përsipër për të shërbyer dhe për të kontribuar në fushën e sportit. Jam e gatshme për të ndihmuar këtë brez të ri që pse jo të vendosim atë vlerë që duhet për sportin dhe teorinë e Edukimit Fizik. Uroj që të shkojë mbarë dhe iu uroj shumë suksese studentëve të rinj dhe pedagogëve të rinj të këtij departamenti”, -shprehet Tase.
Gjithashtu, edhe atletja e njohur Klodiana Shala ka shprehur përgëzimet e saj ndaj UET me hapjen e Departamentit të Sporteve.
“Shpresoj që bashkëpunimi të jetë i plotë dhe shpresëdhënës për sportin. Të jetë një zhvillim i madh së bashku me profesor Bashkimin të ketë një ekip jo vetëm basketbolli e volejbolli por shpresoj që dhe atletika që është zemra ime të kuptojmë që sa mirë është të merremi me sport jo vetëm për ne si ekip, por të gjithë studentët që do të studiojnë në sporte”, -shprehet Shala.
“E ndiej veten shumë të nderuar që do të jemi pjesë e ekipit në Universitetin Europian të Tiranës. Natyrisht të gjithë eksperiencën që kemi ndër vite do t’ua transmetojmë studentëve që pa diskutim do të kenë vlera kur të jenë në të ardhmen mësues të Edukimit Fizik. Kam kënaqësi të veçantë për mjeshtrat e mëdhenj që janë pjesë e këtij ekipi”, -vijon ajo.
Fjalën e saj e ka shprehur edhe basketbollistja e njohur Edra Alibegaj. Ajo tha se UET është një universitet serioz, ka një mjedis i këndshëm dhe me veprimtari të gjithanshme, që në universitetet e tjera nuk është.
Ju uroj mirëseardhjen. Unë dikur kam qenë atlete, kam qenë e para e shkollave në vrapim, por më pas nuk u mora më me sport. Vij nga një familje qe sportin e kanë patur pjesë të jetës së përditshme. Në shkollë gjithnjë më etiketonin si diçka të veçantë. Një vajzë që njeh futbollin. Sepse im atë shikonte shumë dhe unë detyrimisht duhet të shikoja futboll. Im vëlla ishte notar dhe pedagog i mjekësisë në Institutin e Fizkulturës. E vetmja gjë që nuk ndiqnim ishin garat me makina. Hapja e këtij departamenti për sportet në Universitetin Europian të Tiranës, na sjell një gjë komplet tjetër në një universitet serioz si gjithë të tjerët. Mendoj se është një zgjedhje e mirë. Është një mjedis i këndshëm dhe me veprimtari të gjithanshme, që në universitetet e tjera nuk është. Unë ju uroj shumë për këtë nismë të gjithë së bashku dhe mirë se të vijnë studentët e tjerë, -shprehet Alibegaj
Fjalën e tij përshëndetëse e tha dhe futbollisti i njohur Andrea Marko. Ai tha se ka qenë një ide brilante për sportet në Universitetin Europian të Tiranës. Marko shprehet se i është bashkuar kësaj ideje dhe ndihet shumë i lumtur dhe i sigurt, që UET ka të gjithë elementët që i duhen që në harkun e një kohe shumë të shkurtër të kthehet në një faktor shumë të fortë jo vetëm në përgatitjen e diplomave për mësuesit e Edukimit Fizik, por në mënyrë të veçantë për kërkimin shkencor në sport.
“Mora iniciativën për shkak të rektores. Kemi filluar punën kërkimore shkencore në Institutin e Fizkulturës kohë më parë. Jam shumë i lumtur që UET ka vendosur linjën e sportit. Kam patur mundësinë që prej dy vitesh që të jemi pjesë e kësaj nisme të madhe. Ka dy vite që ka filluar kjo ide si gjithmonë çdo gjë fillon me një ide dhe më pas mori formë dhe jemi këtu ku jemi sot. Ka qenë një ide brilante për sportet në Universitetin Europian të Tiranës. Ju bashkova kësaj ideje dhe jam shumë i lumtur dhe i sigurt, që UET ka të gjithë elementët që i duhen që në harkun e një kohe shumë të shkurtër të kthehet në një faktor shumë të fortë jo vetëm në përgatitjen e diplomave për mësuesit e Edukimit Fizik, por në mënyrë të veçantë për kërkimin shkencor në sport. Ajo është pika që në fakt është një vakum shumë i madh që deri më sot nuk është promovuar dhe nuk është bërë aq sa duhet. Uroj të gjithë stafin të ketë sukses në këtë punë dhe urime Universitetit Europian të Tiranës”, -shprehet Marko.
Profilet në Bachelor në programin Edukim Fizik dhe Sporte
“Atletikë”
“Gjimnastikë”
“Futboll”
“Lojëra me Dorë”
“Gazetari”
Profilet në master në programin MËSUESI PËR EDUKIMIN FIZIK
Edukim shëndetësor
Sporte individuale
Dietologji dhe Nutricion
Rehabilitim sportiv
Sporte kolektive