Universiteti Europian i Tiranës ofron trajnim për mësuesit dhe drejtuesit të shkollave
Universiteti Europian i Tiranës ofron trajnim për mësuesit dhe drejtuesit të shkollave
Gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, inovacioni dhe ndryshimi i vazhdueshëm shkencor dhe teknologjik ka pasur efekte të thella edhe në proçesin e mësimnxënies. Mësimi nuk mund të ndahet më në një vend dhe kohë për të fituar njohuri dhe një vend dhe kohë për të aplikuar njohuritë e fituara. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional është domosdoshmëria për t’ju përgjigjur nevojave zhvilluese. Sipas ligjit të arsimit parauniversitar, mësuesit trajnohen të paktën 3 ditë në vit. Këto trajnime fokusohen më së shumti në zbatimin e kurrikulës me bazë kompetencat, metodologjinë e mësimdhënies, vlerësimin e nxënësit, përdorimi i TIK në mësimdhënie. Zhvillim profesional për mësuesit në fushën psiko – sociale dhe zhvillimit të aftësive ndërkurrikulare. Zhvillim profesional të mësuesëve në drejtim të përdorimit të teknologjive të informacionit dhe të komunikimit (TIK), në procesin mësimor, janë drejtimet bazë të programeve trajnuese. Universiteti Europian i Tiranës, ofron kapacitete të plota në mbështetje të zhvillimit profesional të mësuesve. Tashmë ky institucion është certefikuar për trajnime për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, të cilat fillojnë në Departamentin e Edukimit, duke e shtrirë veprimtarinë nëpër qarqe.
Ky program bazohet në nevojat për kualifikime të mëtejshme dhe kërkesat që dalin nga politikat dhe reforma arsimore e bazuar në ligjet dhe rregullat aktuale për përmirësimin e gjendjes në sistemin arsimor parauniversitar. Trajnimi bëhet mbi bazën e tre moduleve, struktura e të cilave ndërtohet mbi bazën e filozofive, teorive arsimore dhe strategjive të reja profesionale të cilat konsiderohen si prioritet nga ana e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Për zhvillimin e kompetencave profesionale në ushtrimin e veprimtarisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Në këtë trajnim, pjesëmarrësit formësohen si lider dhe partner efikas në plotësimin e kërkesave që ka shkolla për mësues të kualifikuar me kompetenca bashkëkohore. Aplikimet janë tashmë të hapura dhe të gjithë punonjësit arsimorë të cilët dëshirojnë të ndjekin këtë trajnim mund të gjejnë të gjithë informacionin e nevojshëm pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Prej 12 vjetësh ky universitet është bërë një qendër shkollimi bashkëkohor në tre nivele: bachelor, master dhe doktoraturë, një qendër ekspertize e specializuar në fushën e studimeve në fusha ta ndryshme, me ndikim edhe në rajon e më gjerë. Duke promovuar të mësuarit gjatë gjithë jetës, UET ka krijuar cilësi dhe ekselencë në: lidership, punë individuale dhe në grup, liri eksplorimi intelektual, integritet, transparencë dhe përgjegjëshmëri.