• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Njoftime

Më shumë mundësi për punësim, studentët e vitit të tretë bachelor certifikohen në programin Alpha Kontabilitet

  • Date November 13, 2026

Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, në bashkëpunim me Institutin e Modelimeve në Biznes (IMB), ka certifikuar studentët e vitit të tretë bachelor për programin Alpha Kontabilitet. Ky program financiar, i zhvilluar nga IMB-ja dhe i përdorur gjerësisht nga kompanitë dhe bizneset shqiptare, është mjaft thelbësor për kryerjen e veprimeve të ndryshme financiare, të tilla si fiskalizimi, menaxhimi i kontabilitetit dhe financave, inventarizimi etj.

Njohja e programit dhe më tej certifikimi i studentëve erdhën në kuadër të lëndës Sistemet e Kompjuterizuara të Kontabilitetit, që zhvillohet në Departamentin e Ekonomiksit dhe Financës, nën udhëheqjen e profesoreshës Dr. Lirola Këri. Ky proces u vlerësua si një mundësi shtesë për aftësimin praktik të studentëve dhe përgatitjen e tyre për kërkesat e tregut të punës.

Një testim të suksesshëm e cilësoi dekania e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Prof. Asoc. Dr. Elona Shehu, ndërthurjen teori-praktikë dhe futjen e sistemeve të kompjuterizuara të kontabilitetit në auditor. Ajo shtoi se praktika e suksesshme me studentët e vitit të tretë u bë shkak që të testohet edhe me studentët e vitit të parë, në mënyrë që, në fund të studimeve bachelor, ata të jenë profesionalisht gati për të mbajtur kontabilitetin e një biznesi.

“Në katër javët e fundit të mësimit ata do të fillojnë të mësojnë elementët bazë, hedhjen e faturave, gjenerimin e ditarit e shumë elementë të tjerë. Kur të shkojnë në vitin e tretë, do të kompletojnë njohuritë e tyre për mbajtjen e kontabilitetit të një ndërmarrjeje.”

Rektorja Prof. Dr. Drita Kruja theksoi se bashkëpunimi me industrinë dhe bizneset është në ADN-në e institucionit, i cili, përgjatë viteve të veprimtarisë së tij, ka zgjeruar partneritetet brenda dhe jashtë vendit. Zhvillimi i këtyre marrëdhënieve përmes organizimeve të ndryshme, të tilla si takimet e Bordit të Punës, forumet e HR Club dhe organizimi i Panairit të Karrierës, është thelbësor për përmirësimin e kurrikulave, sigurimin e praktikave profesionale dhe krijimin e mundësive për punësimin e studentëve.

Prof. Kruja shtoi se pajisja e studentëve me certifikatë për përdorimin e programit Alpha Kontabilitet rrit mundësitë e tyre për punësim në tregun e punës. “Shfrytëzoni në maksimum çdo lloj mundësie që ju jep universiteti, çdo lloj trajnimi që ne ofrojmë dhe mos ndalni së kërkuari mundësi të reja”, ishte thirrja e rektores për studentët.

Për studentët e certifikuar në programin Alpha Kontabilitet, përfaqësuesja e IMB-së, Ada Haxhija, sqaroi se ekzistojnë disa mundësi për zhvillimin e tyre profesional. E para është që ata të aplikojnë pranë kompanisë, e cila ka një eksperiencë 30-vjeçare në treg, dhe të bëhen partnerë të saj. Mundësia e dytë është që të aplikojnë drejtpërdrejt pranë bizneseve.

“Ky program është një mjet pune për bizneset. Pas certifikimit, ju do të vini njohuritë tuaja në funksion të bizneseve dhe t’i ktheni në burim të ardhurash. Mund të bëheni partnerë të kompanisë dhe pastaj të menaxhoni biznese të ndryshme shqiptare, ose të aplikoni vetë pranë kompanive të mesme, që kanë nevojë për të tilla mjete pune”, theksoi Haxhija.

Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe zhvillimi teknologjik po ndikojnë gjithnjë e më shumë në tregun e punës dhe në mënyrën e ushtrimit të profesioneve, Haxhija vlerësoi se profesioni i kontabilistit nuk do të zhduket. Përkundrazi, programet dhe mjetet teknologjike do ta lehtësojnë punën, por kontrolli dhe gjykimi njerëzor do të mbeten gjithmonë të nevojshëm.

Drejtuesja e Departamentit të Ekonomiksit dhe Financës, Prof. Asoc. Dr. Teuta Çerpja, vlerësoi vullnetin dhe entuziazmin e studentëve për të mësuar dhe për të përvetësuar aftësi të reja, përtej procesit të zakonshëm akademik dhe vlerësimit periodik. Sipas saj, gatishmëria e studentëve është një nxitje që në vijim të përfshihen në kurrikul edhe programe dhe lëndë praktike, të cilat i afrojnë më shumë me tregun e punës.

“Ne si departament do të angazhohemi për të ofruar më shumë programe digjitale dhe certifikime profesionale për studentët, në mënyrë që njohuritë teorike të mbështeten në aftësi praktike.”

Përfshirja e programit Alpha Kontabilitet në procesin mësimor është një tjetër hap drejt zhvillimit të aftësive profesionale të studentëve. Përtej certifikimit, kjo nismë synon t’u japë atyre njohuri të zbatueshme në praktikë dhe t’i përgatisë më mirë për mundësitë dhe kërkesat e tregut të punës.

Tag:Alpha Kontabilitet, certifikim, ekonomi, IMB, Lirola Këri, Teuta Çerpja

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Pedagogu Kristi Çela spikat në Kongresin Europian të Fizioterapisë, studimi i tij shpallet më i miri mes 180 prezantimeve
November 13, 2026

Next post

Blendi Salaj, trajnim me studentët e UET për fuqinë e komunikimit dhe ndikimin e medias në komunitet
November 13, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-11-13 at 10.19.17
“Fshati ku të vjedhin burrin” vijon turneun nëpër Shqipëri, regjisori Bora: Përmes komedisë po promovojmë edhe etnografinë
13 November, 2026
WhatsApp Image 2026-11-13 at 14.13.15 (1)
Blendi Salaj, trajnim me studentët e UET për fuqinë e komunikimit dhe ndikimin e medias në komunitet
13 November, 2026
WhatsApp Image 2026-11-09 at 11.19.43
Pedagogu Kristi Çela spikat në Kongresin Europian të Fizioterapisë, studimi i tij shpallet më i miri mes 180 prezantimeve
9 November, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy