• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Mbyllet edicioni i VIII-të i DSSH Junior/ Kush janë 5 studentët fitues të Çmimit të Presidentit

  • Date October 28, 2026

Teknologjitë e fundit dhe Inteligjenca Artificiale po bëhen gjithnjë e më tepër pjesë e kërkimeve shkencore të studentëve në UET. Përtej njohurive në auditor apo përdorimit vetjak, ato po gjejnë hapësirë të shtuar në kërkim, si mjete ndihmëse për zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave të shoqërisë. Këtë fakt e evidentoi edhe edicioni i VIII-të i Konferencës Ditët e Studimeve Shqiptare për të Rinjtë dhe punimet e prezantuara nga rreth 25 studentë të ciklit bachelor dhe master.

Ata e përdorën teknologjinë për të propozuar zgjidhje të ndryshme në digjitalizimin e shërbimeve të caktuara, si dhe për të ofruar produkte për kompanitë dhe bizneset. Po ashtu, ata analizuan përmes kërkimeve rolin dhe ndikimin që ka sjellë digjitalizimi në sfera të ndryshme, në edukim, ekonomi etj.

Studentja e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, në programin Informatikë Ekonomike (bachelor), Elena Dhima, prezantoi për jurinë e këtij fakulteti një platformë web, e cila u vjen në ndihmë kryesisht startupeve për të monitoruar dhe menaxhuar kostot, si dhe për të ruajtur të dhënat në Cloud. Sipas saj, ofrimi i një pakete të gjerë shërbimesh me kosto të arsyeshme është ajo që e bën të konkurrueshme këtë platformë. Punimi i saj u vlerësua më i miri mes tri punimeve të tjera që trajtonin aspekte të tjera të digjitalizimit në shoqëri.

Një tjetër punim që mori Çmimin e Presidentit në Fakultetin e Informatikës, Inxhinierisë dhe Arkitekturës ishte ai i studentes Ola Dibra, e sapodiplomuar në programin bachelor Inxhinieri Informatike. Ajo ofroi një zgjidhje digjitale për studentët që pajisen me abone dhe udhëtojnë me transport. Për të kursyer kohën, për të shmangur humbjen e orëve të mësimit, pritjet dhe radhët e gjata për pajisjen me abone, studentja Ola Dibra ofroi sistemin E-abone, që mundëson digjitalizimin e këtij shërbimi, i cili ndihmon studentët, lehtëson institucionet përkatëse dhe shmang problematika të caktuara.

Punimet shkencore të studentëve të këtij edicioni trajtuan tematika të ndryshme, në varësi të fakulteteve përkatëse. Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare vlerësoi si punimin më të mirë atë të studentes Rafaela Mborja, mes pesë studentëve që referuan në konferencë. Si aktiviste dhe pjesë e shoqërisë civile, Rafaela trajtoi diplomacinë e butë të BE-së përmes programeve të ndryshme ku përfshihen të rinjtë dhe nëpërmjet të cilave promovohen vlerat demokratike.

Studentja e programit master Dizajn Grafik, Anisa Baçi, mori Çmimin e Presidentit nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale. Ajo riktheu në vëmendje mitologjinë shqiptare, shumë pak të njohur dhe të trajtuar në kërkime shkencore, duke e përshtatur vizualisht për letrat tarot.

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike u vlerësua si punimi më i mirë ai i studentit Erjon Karaj, i cili analizoi rolin e teknikut të imazherisë në menaxhimin e pacientëve klaustrofobikë gjatë ekzaminimeve me Rezonancë Magnetike.

Rektorja e UET-së, Prof. Dr. Drita Kruja, përgëzoi të gjithë studentët që morën pjesë në konferencë, duke vlerësuar temat e trajtuara për larmishmërinë dhe problematikat e prekura, si dhe falënderoi pedagogët udhëheqës për mbështetjen e të rinjve në kërkim.

Rektorja Kruja u sugjeroi studentëve të vazhdojnë kontributin shkencor përmes botimeve në pesë revistat shkencore të UET-së, por edhe përmes studimeve të mëtejshme të doktoratës, si në ato që njihen si tradicionale, ashtu edhe në doktoratat industriale.

“Industria ka nevojë shumë për kërkimet tona. Përtej një punimi teorik, merr më shumë vlerë ajo që ofron zgjidhje praktike. Prandaj dëshiroj shumë që ju të bëheni pjesë e këtyre doktoratave”, theksoi Kruja.

Zhvillimi i Konferencës Ditët e Studimeve Shqiptare Junior është një nismë që pasoi Konferencën Ndërkombëtare Ditët e Studimeve Shqiptare, e cila organizohet prej 13 vitesh në UET dhe mbledh studiues shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Për të përfshirë studentët në këtë dimension të rëndësishëm të institucioneve arsimore në vetvete, por edhe për shoqërinë, për të ofruar zgjidhje dhe produkte të reja, mori jetë DSSH Junior.

Konferenca zhvillohet në pesë panele, sipas fakulteteve përkatëse dhe, rrjedhimisht, tematikave apo çështjeve që janë trajtuar. Punimet vlerësohen nga juria e përbërë nga pedagogë dhe studiues. E veçanta e këtij edicioni të tetë ishte prania në juri e figurave apo personaliteteve që vijnë nga jashtë auditorit, si profesionistë dhe drejtues të industrisë dhe organizatave të ndryshme nga tregu i punës.

Tag:Çmimi i Presidentit, Drita Kruja, ASD Junior, Edicioni VIII, fitues

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET akordon “Certifikatë Mirënjohjeje” për themeluesit e T-Blocks, për promovimin e inovacionit teknologjik
October 28, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-10-23 at 16.57.31
UET akordon “Certifikatë Mirënjohjeje” për themeluesit e T-Blocks, për promovimin e inovacionit teknologjik
23 October, 2026
863958775_1682492406564033_6210356932817978222_n
UET zhvillon edicionin e 14-të të “Shkollës së Biznesit”, trajnime dhe bursa studimi për maturantët ekselentë
23 October, 2026
V-Spain
Thirrje për aplikim Erasmus+ Shkëmbim i stafit akademik – University of Valladolid, Spanjë
19 October, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy