UET Innovation Hub
Nga ideja te startup-i
UET Innovation Hub është inkubatori universitar i Universitetit Europian të Tiranës, i krijuar për të mbështetur zhvillimin e ideve inovative dhe sipërmarrjen e bazuar në dije. Hub-i lidh studentët, akademinë, ekspertët dhe industrinë përmes trajnimit, mentorimit, zhvillimit të produkteve, validimit në treg dhe krijimit të mundësive për komercializim.
UET Innovation Hub in Numbers
Tre fushat prioritare
Media & Digital Content
Podcaste, storytelling, media digjitale dhe kanale edukative.
Ekonomia Digjitale & Teknologjia
AI, Big Data, aplikacione teknologjike dhe IT.
Ekonomia e Gjelbër & Sipërmarrja Sociale
Zgjidhje me ndikim mjedisor dhe zhvillim të qëndrueshëm.
UET Innovation Hub është një strukturë e dedikuar për nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes universitare. Ai synon të krijojë një urë të qëndrueshme mes arsimit akademik, ekspertizës profesionale dhe nevojave të tregut, duke i orientuar idetë premtuese drejt zhvillimit të modeleve të biznesit, prototipeve/MVP-ve dhe startup-eve të qëndrueshme.
Përmes një programi të strukturuar inkubimi dhe mentorimi, pjesëmarrësit marrin mbështetje në fusha si business model, marketing dhe kërkim tregu, financë, komunikim, media entrepreneurship, pronësi intelektuale, validim tregu, pitch dhe akses në mundësi financimi kombëtare dhe ndërkombëtare.
Objektivat
Të identifikojë dhe zhvillojë ide inovative me potencial për t’u kthyer në startup-e.
Të fuqizojë aftësitë sipërmarrëse, digjitale dhe të komunikimit të ekipeve të përzgjedhura.
Të mbështesë zhvillimin e prototipeve/MVP-ve dhe validimin e tyre në treg.
Të krijojë lidhje mes studentëve, mentorëve, ekspertëve, industrisë dhe aktorëve të ekosistemit të inovacionit.
Të mbështesë formalizimin dhe komercializimin e startup-eve më premtuese.
Fazat e Programit
Ngritja e strukturës & Media Lab
Formalizimi i ekipit, ngritja dhe pajisja e Media Lab, komunikimi i programit dhe organizimi i takimit hyrës.
Para-inkubimi & mentorimi
Strukturimi i modeleve të biznesit, trajnimet praktike dhe sesionet e mentorimit individual dhe në grup.
Inkubimi & zhvillimi i MVP-së
Zhvillimi i prototipeve/MVP-ve, produksionet në Media Lab, validimi në treg dhe këshillimi ligjor/financiar.
UET Innovation Day / Media Demo Day
Prezantimi i prototipeve përpara jurisë, ekspertëve dhe aktorëve të ekosistemit; ndarja e granteve/çmimeve sipas projektit.
Komercializimi & hyrja në treg
Formalizimi i startup-eve fituese, orientimi për financim dhe përgatitja për aplikime kombëtare e ndërkombëtare.
Kalendar orientues
| Periudha | Fokus kryesor |
|---|---|
| Gusht | Struktura, Media Lab, dukshmëria |
| Shtator | Kick-off, para-inkubim, mentorim |
| Tetor | Inkubim, MVP, Media Lab, validim |
| Nëntor | Innovation Day / Demo Day, mbështetje ligjore-financiare |
| Dhjetor | Formalizim, hyrje në treg, raportim |
UET Startup Innovation Hub
MËSO. KRIJO. SIPËRMERR.
Njerëzit pas ideve të mëdha. Njihuni me profesionistët dhe akademikët që do të udhëheqin programin e trajnimeve dhe mentorimit të UET Startup Innovation Hub.
Kalendari i Trajnimeve
| Data | Eksperti | Fusha e Trajnimit |
|---|---|---|
| 11.11.2026 | Johana Hajdini, PhD | Metodologjia e zhvillimit të ideve |
| 13.11.2026 | Saimir Berberi | Sipërmarrje dhe zhvillim biznesi |
| 16.11.2026 | Irsida Nikolli | Menaxhim financiar për startup-et |
| 18.11.2026 | Rogert Blloshmi | Media dhe komunikim |
| 20.11.2026 | Edona Prroni | Marketing për startup-et |
| 23.11.2026 | Amarild Fusheza | Inovacion dhe zgjidhje teknologjike |
| 25.11.2026 | Zhaklinë Meçani | Formalizimi ligjor i startup-eve |
| 26.11.2026 | Junida Katroshi-Tafaj | Përgatitja për Demo Day |
Mentorët & Trajnerët
Johana Hajdini, PhD
Menaxhim · Kërkim · InovacionProfil Profesional
Johana Hajdini ka përfunduar doktoraturën në Universitetin G. d’Annunzio në Itali dhe ka zhvilluar kërkime pranë Universitetit Marmara në Turqi. Ajo është lektore në Universitetin Europian të Tiranës, ku angazhohet në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim të kompetencave menaxheriale. Veprimtaria e saj përfshin publikime ndërkombëtare në marketing, teknologji, inovacion dhe menaxhim organizativ.
Kontributi në Hub
Në trajnimin e metodologjisë, do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të analizojnë probleme reale, të identifikojnë mundësi në treg dhe të strukturojnë idetë e tyre në mënyrë të argumentuar dhe të realizueshme.
Fokusi Kryesor
- Identifikimi i problemit dhe i mundësisë
- Strukturimi dhe validimi i idesë
- Mendimi kritik dhe analiza e tregut
Saimir Berberi
Biznes · Strategji · PartneriteteProfil Profesional
Saimir Berberi është bashkëthemelues i Track Agency, ku angazhohet në strategji marketingu, fushata publicitare dhe pozicionim markash. Më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtorit Komercial në TV Scan, duke drejtuar marrëdhënie me klientët, shitjet dhe partneritetet mediatike. Përvoja e tij kombinon zhvillimin praktik të biznesit me komunikimin strategjik.
Kontributi në Hub
Në trajnimin e sipërmarrjes, do të ndajë përvojën e tij për mënyrën se si një ide kthehet në produkt ose shërbim, si identifikohet klienti dhe si ndërtohet një qasje konkurruese ndaj tregut.
Fokusi Kryesor
- Nga ideja te modeli i biznesit
- Njohja e klientit dhe e tregut
- Pozicionimi dhe zhvillimi i biznesit
Irsida Nikolli
Financë · Buxhetim · KontabilitetProfil Profesional
Irsida Nikolli ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Administrim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ajo ka punuar në sektorin tregtar, ndërtim, studio kontabiliteti dhe organizata jofitimprurëse. Ekspertiza e saj përfshin pasqyrat financiare, menaxhimin e buxheteve, detyrimet tatimore, rakordimet bankare dhe kontrollin financiar të projekteve.
Kontributi në Hub
Në sesionin e financës, do t’i njohë pjesëmarrësit me bazat e planifikimit financiar, vlerësimin e kostove dhe të ardhurave, si dhe marrjen e vendimeve të kujdesshme financiare në fazat e para të një startup-i.
Fokusi Kryesor
- Buxheti fillestar i startup-it
- Kosto, të ardhura dhe flukse parash
- Vendimmarrja financiare
Rogert Blloshmi
Media · Gazetari · Përmbajtje DigjitaleProfil Profesional
Rogert Blloshmi ka punuar si gazetar ekonomie pranë Ora News dhe Alfapress, duke trajtuar gjithashtu çështje të politikës, aktualitetit dhe shoqërisë. Përvoja e tij shtrihet në shkrim profesional, analizë informacioni, marketing, sondazhe dhe projekte rajonale. Ai është edhe autor i një romani.
Kontributi në Hub
Në trajnimin e medias dhe komunikimit, do t’i orientojë të rinjtë si të artikulojnë qartë idenë e tyre, të zhvillojnë mesazhe për publikun dhe të shfrytëzojnë kanalet digjitale për të rritur dukshmërinë e një iniciative.
Fokusi Kryesor
- Mesazhi kryesor i një startup-i
- Storytelling dhe përmbajtje mediatike
- Komunikimi në kanalet digjitale
Edona Prroni
Planifikim · Projekte · KomunikimProfil Profesional
Edona Prroni është Koordinatore Projektesh dhe Menaxhere Financiare pranë Institutit Liberal të Tiranës Pashko. Ajo angazhohet në planifikimin dhe zbatimin e projekteve, menaxhimin e buxheteve, raportimin për donatorët dhe koordinimin me partnerët. Ka kontribuar edhe në projekte me organizata si Save the Children, World Vision dhe BIRN, si dhe në kërkime mbi transparencën dhe qeverisjen.
Kontributi në Hub
Në sesionin e marketingut, do të sjellë një qasje të orientuar nga planifikimi dhe realizimi i aktiviteteve, duke i ndihmuar pjesëmarrësit të strukturojnë mesazhin, audiencën dhe hapat e promovimit të një ideje sipërmarrëse.
Fokusi Kryesor
- Përcaktimi i audiencës së synuar
- Planifikimi i aktiviteteve promovuese
- Organizimi i burimeve dhe mesazhit
Amarild Fusheza
Software · Inxhinieri · Cloud & DevOpsProfil Profesional
Amarild Fusheza ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Inxhinieri Elektronike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Ai punon si Software Verification & Validation Engineer pranë Kineton Albania dhe angazhohet në mësimdhënie për zhvillim aplikacionesh web, Java dhe C++ në Tirana College of Technology. Njohuritë e tij përfshijnë Linux, Docker, Git, Kubernetes dhe bazat e Cloud & DevOps. Është fitues i çmimit të parë në një konkurs të Shkollës Verore për Inxhinieri Sistemesh të Universitetit të Bolonjës.
Kontributi në Hub
Në trajnimin e inovacionit, do t’i nxisë pjesëmarrësit të mendojnë për teknologjinë si një mjet për zgjidhjen e problemeve konkrete dhe për testimin e ideve me potencial zhvillimi.
Fokusi Kryesor
- Probleme reale dhe zgjidhje inovative
- Mendësi teknologjike dhe prototipim
- Vlerësimi fillestar i zgjidhjes
Zhaklinë Meçani
Drejtësi · Pronësi Intelektuale · SiguriProfil Profesional
Zhaklinë Meçani është diplomuar me Medalje të Artë në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar Masterin Ekzekutiv në Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik, në bashkëpunim me Universitetin Sapienza të Romës. Ajo vijon studimet doktorale në të Drejtën Civile. Përvoja e saj përfshin angazhime në institucione të drejtësisë dhe në mësimdhënie universitare, si dhe publikime ndërkombëtare mbi inteligjencën artificiale, pronësinë intelektuale, mbrojtjen e konsumatorit dhe integrimin europian.
Kontributi në Hub
Në trajnimin e formalizimit, do t’i udhëzojë pjesëmarrësit mbi rëndësinë e zgjedhjes së formës ligjore, detyrimeve bazë të një biznesi dhe mbrojtjes së ideve dhe pronësisë intelektuale.
Fokusi Kryesor
- Hapat e formalizimit të biznesit
- Përgjegjësitë dhe detyrimet ligjore
- Pronësia intelektuale dhe mbrojtja e ideve
Junida Katroshi-Tafaj
Financë · Strategji · Prezantim BiznesiProfil Profesional
Junida Katroshi-Tafaj ka ndërtuar një karrierë në sektorin financiar, menaxhim dhe partneritete strategjike. Ajo ka mbajtur role në Shoqatën Shqiptare të Bankave, ka shërbyer si Këshilltare e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe si Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Formimi i saj në administrim biznesi dhe komunikim ndërthur njohuritë financiare me planifikimin strategjik dhe zhvillimin organizativ.
Kontributi në Hub
Në trajnimin e Demo Day, do t’i ndihmojë të rinjtë të strukturojnë prezantimin e biznesit, të argumentojnë vlerën e idesë dhe të komunikojnë bindshëm përpara një jurie. Ajo është parashikuar gjithashtu të jetë anëtare e jurisë në Demo Day.
Fokusi Kryesor
- Ndërtimi i pitch-it të startup-it
- Prezantimi i vlerës dhe qëndrueshmërisë
- Përgatitja për pyetjet e jurisë
Forcim Kola, PhD
Menaxhim · Marketing · MikrofinancëProfil Profesional
Forcim Kola ka qenë pedagog në universitete shqiptare dhe Drejtor Ekzekutiv i INSIG sh.a. Ai ka kontribuar në iniciativa të mikrofinancës, garantimit të kredive dhe menaxhimit financiar. Është doktor në Marketing, me kërkime të fokusuara në ndikimin ekonomik dhe social të mikrofinancës.
Kontributi në Hub
Në UET Startup Innovation Hub, ai kontribuon në dokumentimin dhe analizën e procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së aplikantëve, duke përgatitur një raport të detajuar mbi metodologjinë, kriteret dhe rezultatet e procesit. Roli i tij është i veçantë nga kalendari i tetë trajnimeve.
Fokusi Kryesor
- Metodologjia e vlerësimit
- Kriteret dhe transparenca e përzgjedhjes
- Raportimi i procesit
Nga Ideja në Veprim
UET Startup Innovation Hub ndërthur mentorimin, trajnimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale për të ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë zgjidhje inovative dhe iniciativa sipërmarrëse me potencial real.
ACTIVITIES & NEWS
UET Startup Innovation Hub zhvillon takime informuese “Info Day” në shkolla dhe universitete
Në kuadër të promovimit të sipërmarrjes, inovacionit dhe nxitjes së ideve kreative tek të rinjtë, UET Startup Innovation Hub organizoi gjatë muajit tetor 2026 një cikël takimesh informuese “Info Day” në gjimnaze, universitete dhe aktivitete edukative.
Këto takime synuan prezantimin e UET Startup Innovation Hub, informimin e nxënësve dhe studentëve mbi mundësitë që ofron programi, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në aktivitete që mbështesin zhvillimin e ideve inovative dhe sipërmarrëse.
Gjatë sesioneve informuese, vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për trajnim, mentorim, zhvillim të aftësive sipërmarrëse dhe shndërrimit të ideve të biznesit në iniciativa konkrete.
Kalendari i takimeve informuese
9 tetor 2026 – Info Day në gjimnazet e Tiranës
- Gjimnazi “Abdulla Keta”. Prezantuese: Dr. Johana Ajdini.
- Gjimnazi “Aleks Buda”, Prezantues: Betim Shkupi dhe Lorena Çadri.
- Gjimnazi “Sinan Tafaj”, Prezantues: Elona Shehu dhe Fjordi Pernaska.
12 tetor 2026 – Universiteti Europian i Tiranës (UET)
Takim informues me studentët e Universitetit Europian të Tiranës. Prezantues: Lorena Çadri dhe Fjordi Pernaska.
13 tetor 2026 – Canadian Institute of Technology (CIT)
Takim informues me studentët e CIT. Prezantues: Lorena Çadri dhe Fjordi Pernaska.
14 tetor 2026 – Tirana College of Technology (TCT)
Prezantim i programit dhe mundësive të UET Startup Innovation Hub, nga ora 12:00 deri në 13:00. Prezantues: Lorena Çadri dhe Fjordi Pernaska.
23 tetor 2026 – Dardhë, Korçë
UET Startup Innovation Hub u prezantua gjithashtu në kuadër të aktivitetit të Shkollës së Biznesit në Dardhë, Korçë, me pjesëmarrjen e maturantëve nga e gjithë Shqipëria. Takimi informues u organizua nga ora 12:00 deri në 14:00, me prezantuese Elona Shehu.
Një hap drejt zhvillimit të sipërmarrësve të rinj
Përmes këtyre takimeve, UET Startup Innovation Hub synon të afrojë të rinjtë me ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjes, duke krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet shkollave, universiteteve, profesionistëve dhe komunitetit të biznesit.
Programi do të vijojë me aktivitete trajnimi dhe mentorimi, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të zhvillojnë njohuritë, aftësitë dhe idetë e tyre për t’i kthyer ato në iniciativa sipërmarrëse të qëndrueshme.
Galeria e Parë e Fotove
European University of Tirana

UET INNOVATION HUB – Nga ideja në implementim, startup milestones!
U zhvillua me datë 10 Shtator 2026, Kick Off Meeting i projektit “UET INNOVATION HUB: Nga ideja në implementim, startup milestones”, një hapësirë orientuese për studentët dhe të rinjtë që kanë ide inovative në fushën e tranzicionit të gjelbër dhe digjital dhe kërkojnë mbështetje për t’i shndërruar ato në prototipe reale biznesi.
Takimi mblodhi 61 pjesëmarrës, mes tyre studentë, staf akademik, përfaqësues të bizneseve dhe organizatave rinore, ekipin e projektit, si dhe përfaqësues të Startup Albania. Gjatë aktivitetit u prezantua projekti, objektivat kryesore të tij dhe mundësitë që ai synon të krijojë për të rinjtë e interesuar në inovacion dhe sipërmarrje.
Kick-off Meeting krijoi gjithashtu një hapësirë komunikimi dhe shkëmbimi idesh mes pjesëmarrësve, duke nxitur interesin për përfshirje në aktivitetet e ardhshme të projektit. UET Innovation Hub synon të shërbejë si një mjedis bashkëpunimi dhe zhvillimi, ku të rinjtë mund të sjellin idetë e tyre, të marrin mbështetje dhe të lidhen me aktorë të ndryshëm të ekosistemit të sipërmarrjes.
Me mbështetjen e Startup Albania dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, UET vijon të krijojë hapësira ku idetë e reja marrin formë dhe kthehen në iniciativa me potencial real.
Një ide është vetëm fillimi…
#UETinnovationHub
#StartupAlbania
#Inovacion
#Sipërmarrje
GreenTransition
DigitalTransition
PërBrezatQëVijnë
Galeria e Dytë e Fotove
European University of Tirana

Startups
Na kontaktoni
Për pyetje mbi UET Innovation Hub, programin, aktivitetet, mentorimin ose mundësitë e bashkëpunimit, na shkruani direct ose na vizitoni.
Ky projekt zbatohet nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) me mbështetjen financiare të Startup Albania dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

