• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Një orë mësimi për kujtesën dhe lirinë/ Studentët e UET, dialog vizual dhe historik në burgun e Spaçit

  • Date March 9, 2026

Fytyra të shformuara. Pa tipare. Pa identitet. Koka njerëzore me gojë, sy dhe veshë të mbyllur. Trupa njerëzorë, në dhimbje, të deformuar, në momente angështimi dhe lëshimi shpirtëror. E pështjellë e gjitha nga e zeza dhe grija. E bardha përballë tyre, e pakapshme dhe në pamundësi. Mes këtyre kokave qëndrojnë të ngulitura, njëjtë si tabelat e varrezave, numrat e të burgosurve, të dënuarve dhe të vdekurve nga regjimi i dikurshëm.

Është kjo mënyra se si studentët e klubeve studentore në Universitetin Europian të Tiranës i lexuan historitë e burgut të Spaçit, për t’i përkthyer në një instalacion, i cili u ekspozua në sheshin mes godinës që dikur luante rolin e qendrës mjekësore dhe godinës së tmerreve, ku qëndronin qindra të burgosur politikë.

Aktiviteti erdhi si një nismë e përbashkët e Klubit të Arteve dhe Klubit Russell të filozofisë, nën kujdesin e profesorëve Blegina Bezo, Besian Zogaj dhe Kristi Bello. Studentët e arkitekturës zhvilluan instalacionin, një projekt disa mujor, ndërsa ata të arteve sollën për të pranishmit interpretime historish dhe vargjesh, nën tingujt e muzikës. Studentët e Klubit Russell reflektuan mbi atë që ndodhi vite më parë, parë nën perspektivën e lirisë, qëndresës, demokracisë dhe mbi të gjitha të dialogimit të ngjarjeve të tilla, jo vetëm për të nderuar dhimbjen e të shkuarës, por edhe për të ndaluar ripërsëritjen, gjë që bëhet sidomos sfiduese në kohërat e pasigurta që jetojmë. Aktiviteti i emërtuar “7 Marsi në Spaç, një orë mësimi për kujtesën”, është një nismë e veçantë e universitetit dhe studentëve që synon të sjellë reflektim mbi historinë, dinjitetin njerëzor dhe rëndësinë e kujtesës kolektive.

I hapur në vitin 1968, në Spaç të Mirditës, ai njihet si burgu më famëkeq i diktaturës komuniste, ku të dënuarit politikë, përtej trajtimit çnjerëzor, ishin të detyruar të punonin në minierë për nxjerrjen e bakrit dhe piritit. Kushtet ishin tmerrësisht të këqija dhe trajtimi kalonte çdo fije humaniteti. Edhe pse kapaciteti fillestar ishte për 504 vetë, aty u vendosën mbi 1000 të dënuar politikë. Mes tyre pati shumë emra të njohur intelektualësh, artistësh e shkrimtarësh, si At Zef Pllumbi, Hafiz Sabri Koçi, Ernest Troshani, Maks Velo, Visar Zhiti, Fatos Lubonja, Zyhdi Morava, etj.

Njohja e historisë, themeli i lirisë

Gjatë reflektimit për kujtesën, studentët e Klubit Russell diskutuan mbi atë se çfarë përfaqëson ky burg. Përtej jetëve njerëzore që vuajtën torturat dhe represionin, ky vend është dëshmi e qëndresës, e rebelimit dhe e mbijetesës. Mjafton të kujtohet ngjarja e majit të 1973-ës, e konsideruar si revolta më e madhe në historinë e burgjeve dhe kampeve të punës së regjimit komunist shqiptar, kundër dhunës dhe terrorit që ushtrohej ndaj të dënuarve. E nisur më 21 maj nga i dënuari Pal Gjergj Zefi, revolta zgjati 52 orë, derisa forcat ushtarake hynë në rrethimin e brendshëm të burgut dhe morën kontrollin përmes shtypjes me dhunë.

Gjatë orës së leksionit, pedagogu i UET Besian Zogaj foli për lirinë në konceptin filozofik, si ajo perceptohet dhe çfarë na bën të lirë. Edhe pse duket sikur është ligji që garanton lirinë e qytetarëve të një vendi, sipas tij liria duhet të shihet si vlerë dhe jo vetëm si një e drejtë.

“Liria është diçka e padukshme. Ne shpesh themi se e kemi lirinë bazuar në ligj dhe jemi të lirë. Nuk është fare e tillë. Duhet të njihemi me të dhe njohja fillon nga historia jonë. Duke njohur historinë tonë, duke u ballafaquar me të, duke njohur identitetin tonë, në një farë mënyre ne edhe krijojmë lirinë tonë si vlerë.”

Ai vlerësoi faktin që studentët pranuan të bëhen pjesë e kësaj eksperience ndryshe dhe ta rijetojnë në mënyrën e tyre, duke kuptuar diçka më shumë për vendin ku sot jetojnë.

“Ardhja juaj këtu është shumë e rëndësishme për ta njohur këtë histori të dhimbshme të Shqipërisë, për të njohur se si ka vepruar regjimi i bazuar në një doktrinë për shtypjen e lirisë nëpërmjet deformimit të ndërgjegjes”, u shpreh pedagogu i UET, Besian Zogaj.

Përveçse të mësohet historia, sipas tij duhet të ballafaqohemi me të, e pse jo të kërkohet edhe falje. “Në Gjermani ka rreth 800 ceremoni përkujtimore ku nxënësit çohen nëpër këto objekte dhe njerëzit kërkojnë falje. Ngjan paradoksale, por nga këtu buron liria e tyre.”

Moment prekës ishte fjala e pedagogut dhe Dekanit të Studentëve, Kristi Bello, i cili rrëfeu telefonatën me të atin para se të nisej për këtë vizitë me studentët në burgun e Spaçit, bisedë që riktheu edhe një herë në memorie kujtimet e dhimbshme të atyre ditëve të kaluara, kur gjyshi i tij vuante dënimin në këto ambiente.

“I thashë babait që do të vij në Spaç, dhe ai filloi të qante, sepse gjyshi im ka vuajtur 10 vjet këtu. Më tregoi për një nga vitet më të mundimshme, kur kishte ardhur rreth 14 herë në këmbë deri këtu nga autostrada, por nuk kishte mundur të takonte babain e vet. Spaçi është një histori që s’duhet përsëritur, dhe më vjen mirë që ju jeni një brez i lirë”, u shpreh Bello.

Studentët bënë referimet e tyre, ndanë mbresat, historitë e dëgjuara dhe nxitjen që morën për ta parë nga afër këtë vend, ku, pavarësisht se të vetmet që kanë mbetur janë godinat, ato mbartin më shumë shpirt.

Ende asnjë plan për ndaljen e degradimit

Burgu i Spaçit u mbyll përfundimisht në korrik të vitit 1991, me rënien e regjimit komunist. Prej atëherë ai ka qenë në rënie të lirë drejt degradimit. Edhe pse është përfolur për ta kthyer në një muze kujtese, ende nuk ka një plan konkret.

I pranishëm në aktivitetin e studentëve të Universiteti Europian i Tiranës, kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi, e quajti fatkeqësi regjimin komunist dhe diktaturën 45-vjeçare, e cila prodhoi kampe të tilla tmerri ku mbylleshin ata që mendonin ndryshe. Përveç kushteve të vështira atmosferike, dimrit të ashpër dhe temperaturave që arrinin deri në -20 Gradë Celsius, të burgosurit duhet të plotësonin normën në miniera, e në rast të kundërt ata i nënshtrohshin dhunës.

“Në këto 35 vite demokraci unë mendoj se është bërë shumë pak, jo për burgun, por për historinë e burgut dhe historinë e regjimit komunist në Shqipëri”, tha Melyshi, duke shtuar se në librat e sotëm të historisë flitet pak ose aspak për ato ngjarje.

Ai tha se po në këtë burg janë ndrydhur mendjet më të ndritura të kombit, pikërisht sepse mendonin ndryshe, por në fakt ata ishin njerëzit që mund ta bënin Shqipërinë.

“Shpesh sot këto fjalimet tona, diskutimet tona në këtë kohë që po shijojmë demokracinë na duken si retorikë, por vetëm paramendoni çfarë vuajtjesh kanë kaluar jo vetëm të burgosurit, por edhe familjet e tyre. Rruga nga këtu deri në autostradë quhej rruga e mundimeve sepse familjarët vinin në këmbë. Ata që lëviznin me mjete ishin porositur të mos i merrnin”.

Melyshi tha se po diskutohet që këto godina, të cilat janë dëshmi e kohës më të keqe dhe të vuajtjeve më të mëdha, të ruhen dhe të kthehen në muze. “Nëse investohet për to, mund të kthehen edhe në një mundësi ekonomike për zonën dhe njerëzit përreth, por edhe për vetë bashkinë”, theksoi drejtuesi i Bashkisë së Mirditës.

I vetmi person që është kujdesur për mbi 20 vjet për të ruajtur sa mundet kujtesën e qindra jetëve, është Gjet Gjoni, një banor i fshatit. Ai është udhërrëfyesi për vizitorët e  burgut të Spaçit, duke rrëfyer se si ishte organizuar, si qëndronin të burgosurit, gati 60 veta në një dhomë, si organizohej puna, përditshmëria, mbijetesa etj.

 

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Të ndërtosh karrierën brenda NATO-s / Historia e Alumni UET, Elda Murrizi, prej gati një dekade pjesë e aleancës
March 9, 2026

You may also like

HHA_3916_50
Të ndërtosh karrierën brenda NATO-s / Historia e Alumni UET, Elda Murrizi, prej gati një dekade pjesë e aleancës
5 March, 2026
HHA_3534_1_50
Grant 2026 prezantohet në UET/ Nga ideja në biznes, si të ndërtosh sipërmarrjen tënde me 1.5 milionë lekë
3 March, 2026
HHA_0354_50
Ditmir Bushati në UET: Rendi i ri ndërkombëtar do bazohet te forca, Shqipëria duhet të respektojë veten
26 February, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy