• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Forumet UET/ Eksperti Mankolli: Ndryshoni qasjen, e ardhmja i përket Inteligjencës Artificiale

  • Date November 12, 2025

Forumi i parë për këtë vit akademik i Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës iu dedikua AI-së dhe transformimit që po pëson shoqëria e industria. Bashkëbisedimi solli zhvillimet e fundit, studime dhe reflektime mbi efektet dhe qasjen ndaj këtij mjeti të ri.

Kurrë më parë nuk është folur dhe investuar për startup-e apo ekspertë sa po ndodh në kohët që jetojmë. Yjet më të paguar nuk janë më futbollistët, por themeluesit dhe drejtuesit e lartë të kompanive më të njohura të AI-së në botë. I tillë ishte rasti i shqiptares Mira Murati, e bërë fillimisht e njohur nga Open AI, e më tej e përfolur për themelimin e startup-it të saj miliona dollarësh, Thinking Machines Lab, ku mes donatorve të mëdhenj ishte edhe qeveria shqiptare me investimin e 8.8 milionë eurove.

Dallga më e madhe e teknologjisë që bota ka parë deri më sot, e cilësoi përdorimin mbarë botëror të Inteligjencës Artificiale, Emiliano Mankolli, drejtues i AI Hub Albania, komuniteti më aktiv i AI-së në Shqipëri, karriera e të cilit ka qenë e ndarë mes akademisë dhe projekteve të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndryshe nga epokat e mëhershme të zhvillimeve teknologjike, karakteristikë e kësaj epoke është zhvillimi i AI gjenerative e cila prodhon kontent njëlloj si njeriu, në formën e teksteve, imazheve apo videove. “Sot mjafton vetëm një ide. Njerëzit e suksesshëm të së ardhmes do të jenë ata që përdorin si duhet këto mjetet dhe teknologji të reja”, theksoi Emiliano Mankolli gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit Europian të Tiranës, në forumin e organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

Dekania e këtij fakulteti, Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi, solli shifra dhe gjetje domethënëse mbi përdorimin dhe rolin që ka sot Inteligjenca Artificiale në shoqëri dhe industri. “88% e CEO-ve të kompanive po e përdorin Inteligjencën Artificiale në një nga proceset e punës dhe veprimtarisë së tyre”, citoi Xhindi përfundimet e sondazheve të realizuara nga kompanitë e njohura ndërkombëtare Gartner dhe McKinsey, duke shtuar se sot shumica e sipërmarrjeve kanë në faqet e tyre të integruar një chatbot. Në këtë kontekst dhe ‘garë’ mbarëkombëtare AI-je, Shqipëria ka hedhur një hap surprizues duke emëruar një ministre të AI-së, lajm që mori vëmendje dhe trajtim në mediat dhe eventet e rëndësishme botërore.

Eksperti Mankolli tha se, pavarësisht përdorimit të shtuar, AI mbetet i paragjykuar pasi pritshmëritë janë që ajo të jetë perfekte dhe e pagabueshme

“Studimi i MIT tregonte se në të gjithë këto aplikime që po bëhen në AI, vetëm një përqindje e vogël, 5% arrijnë të kenë sukses dhe rikthim të investimit. Gjithsesi është një asistent i jashtëzakonshëm dhe mund të sjellë benefite të mëdha financiare në të ardhmen”, tha Mankolli, duke shtuar se është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë, të hyjnë më shpejt në tregun e punës dhe të kenë më shumë sukses se ata që kanë vite të tëra eksperience pune.

AI në universitete

Me lançimin e Chat GPT, një nga shqetësimet kryesore që kanë ngritur universitetet ka qenë përdorimi i tij nga studentët për të realizuar detyrat e kurseve apo punimet e diplomave. I njëjti shqetësim u ngrit edhe në auditorin e UET nga studentët, të cilët vunë në pah efektin negativ të këtij përdorimi, vetë zëvendësimin nga AI dhe lënien asaj në dorë për të kryer gjithë procesin e punës dhe krijimit.

Pavarësisht kësaj, universitetet nuk e kanë ndaluar përdorimin e AI-së. Duke iu referuar shifrave ndërkombëtare, dekania Teuta Xhindi tha se 86% e organizatave të edukimit përdorin AI gjenerative në fushën e kërkimit, ndërsa vendet e Azisë dhe Paqësorit kanë bërë investimet më të mëdha për përdorimin e saj në akademi. Sa i përket zhvillimit të projekteve dhe detyrave të kursit me Chat GPT, prof. Xhindi tha se në UET po kërkohet gjithnjë e më tepër që ato të riprodhohen me gojë nga studentët.

I pyetur se cilat duhet të jetë qëndrimi i universitetit shqiptar ndaj AI-së, eksperti tha se edhe për këtë çështje ka qëndrime të ndryshme në varësi të mënyrës së përdorimit, por i sigurt mbetet fakti që ajo nuk duhet neglizhuar.

“Nëse duam që studentët të jenë të pajisur me disa aftësi që duhen në tregun e punës, duhet patjetër ta lejojmë dhe ta përdorim. Tema specifike duhet të përditësohen me studimet dhe risitë që vijnë në AI”, theksoi Mankolli.

Ai shtoi se me investimet e jashtëzakonshme që po bëhen në fushën e AI, e ardhmja është e destinuar t’i përkasë kësaj teknologjie, avancimin e së cilës askush nuk mund ta parashikojë. Për këtë arsye studentët duhet të pajisen me konceptet dhe njohuritë bazë, por edhe përditësimet e fundit që vijnë nga fusha.

“Duhen lejuar ta përdorin AI apo Chat GPT, por mënyra dhe qasja duhet të ndryshojë. Duhet të shihet si mjet në shërbim të tyre dhe jo zëvendësim.”

Pjesë e bashkëbisedimit ishte reflektimi për vendosjen e rregullave se si të përdoren këto teknologji të reja. Aktualisht ende nuk ka një rregullore ndërkombëtare, etike apo me fuqi detyruese që orienton në përdorimin e AI-së. Ka përpjekje nga shtete, organizata apo entitet të ndryshme, që lobojnë në këtë drejtim për të orientuar këtë treg dhe sistem të ri jetese. Dekania Xhindi tha se UET është në proces e sipër të hartimit të një rregullatoreje të tillë, që do të diktojë dhe ofrojë piketat kryesore të një përdorimi etik dhe të organizuar të Inteligjencës Artificiale.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Thirrje për aplikim për regjistrim në programin e doktoratës në “Inxhinieri, Prodhim dhe Ndërtim” pranë Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës për vitin akademik 2025-2026
November 12, 2025

You may also like

4R1A5016
Workshop në UET me partnerët e tregut të punës për formimin e profesionistëve me aftësi digjitale
3 November, 2025
vlcsnap-2025-10-30-17h14m41s128
Studentë të punësuar dhe në internship/ Bashkëpunimi UET- Integrated Tech Solutions, një rast suksesi
30 October, 2025
447A6307
UET firmos marrëveshje bashkëpunimi me RSU nr. 1, mundësi akomodimi për studentët vendas dhe ata ndërkombëtarë
29 October, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy