• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Ndryshimet në Kodin e ri Penal/ Arben Rakipi konsulton draftin me studentët e Drejtësisë në UET

  • Date October 22, 2025

Forumi i dytë për vitin e ri akademik solli në Universitetin Europian të Tiranës drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, z. Arben Rakipi. I ftuar nga Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare ai zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Drejtësisë në lidhje me ndryshimet e bëra në Kodin e ri Penal, i cili ndodhet në fazën e konsultimit publik dhe këshillimit me grupet e interesit, në bazë të një agjende të përpiluar nga Ministria e Drejtësisë.

Rakipi sqaroi se deri tani janë bërë konsultime me gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, të cilat kanë rezultuar mjaft të dobishme për t’u përballur me këndvështrime të tjera dhe vërejtje për elementë të cilët nuk kanë qenë mjaftueshëm të saktësuar.

Në nivelin makro, Kodi i ri Penal nuk ka ndryshime shumë të mëdha nga ai i vjetri, por ndryshimet e bëra janë esenciale. Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, i cili është pjesë e grupit të punës së hartimit të draft-ligjit, tha se krahasuar me ligjin e mëparshëm kodi i ri parashikon një zbutje të dënimeve.

“Ne kemi bërë një test në Shqipëri për dënimin dhe dekriminalizmin, për të parë se çfarë mund të bëhet për këtë çështje. Në vlera absolute dënimet janë më të ulëta. Dënimi më i lartë prej 35 vjetësh është bërë 30 vjet”, theksoi Rakipi.

Ai shtoi se me kodin e ri ndryshon edhe mekanizmi për dhënien e dënimit, duke pasur një tolerancë të përgjithshme në atë se ku gjykata mbështetet për dhënien e dënimit. Në rastet kur nuk ka rrethana lehtësuese apo rënduese, gjykata orientohet te gjysma e dënimit, ndërsa vendimi përfundimtar mbetet në vullnetin e gjykatësit në varësi të faktorëve të tjerë.

Përpos ndarjes tradicionale, në krim dhe kundërvajtje, veprat ndahen në tre kategori sipas dënimit: veprat e lehta deri në 4 vite burg, vepra të rënda deri në 10 vite dhe mbi 10 vite. Kodi i ri Penal parashikon që për veprat deri në 4 vite burg të mos jepet dënim kryesor por vetëm dënime plotësuese.

“Dënimet deri në katër vjet, të trajtuar me gjysmën e dënimit shkojnë në dy vjet. Nën influencën e elementëve të tjerë, dënimi praktikisht bëhet i panevojshëm”, theksoi më tej Rakipi. Sipas tij, kjo zgjidhje është parë më efektive duke pasur parasysh edhe shpenzimet e konsiderueshme që shkojnë për të burgosurit të cilat paguhen nga taksat e qytetarëve. Sigurisht, kjo mbetet në profesionalitein dhe përgjegjësinë e gjykatës, që të jetë në gjendje për të identifikuar rastin, në varësi edhe të subjektit të kryerjes së veprës penale.

Pika tjetër ku u ndal hartuesi i Kodit të ri Penal ishte bashkimi i dënimeve, i cili në teori mbetet i njëjtë me ligjin e vjetër, por nga ana praktike janë bërë rregullime të tjera për të shmangur gafat e papranueshme të së kaluarës, siç ka qenë bashkimi i tre dënimeve të rënda në një të vetëm.

Me Kodin e ri Penal, konfiskimi bëhet i detyrueshëm dhe barra e provës i kalon prokurorit, pra i mbetet atij përgjegjësia për të vërtetuar nëpërmjet një raporti të detajuar financiar se pasuria apo përfitimi financiar është bërë në mënyrë të paligjshme, ndryshe nga ligji i hershëm kur kjo përgjegjësi ishte e subjektit.

“Konfiskimi është relativ dhe trajtohet me Ligjin Antimafia, i cili është ligj i bekuar për prokurorët sepse barrën e provës ia kalon subjektit. Ai duhet të provojë që pasuria e tij është në rrugë të ndershme. Prokurori vetëm në bazë të një dyshimi kërkonte konfiskim. Në këtë sens prokurori është shumë i avantazhuar. E kthyer tashmë barra e provës në dorën e prokurorit nuk është disavantazh, por është një zgjedhje që shkon paralel me detyrimin e shtetit për të provuar akuzën”, u shpreh Rakipi.

Ai sqaroi se Kodi i ri Penal është pjesë e Reformës në Drejtësi dhe për herë të parë është folur për hartimin e tij që në vitin 2019, kur Ministria e Drejtësisë drejtohej nga ministrja Etilda Gjonaj. Për shkak të problemeve që ka pasur sistemi i drejtësisë kjo nuk ishte bërë e mundur deri tani.

“Sistemi ynë është sistem i ri në moshë. Kemi parasysh vakancat e mëdha dhe kandidatët e magjistraturës janë në shumicë të tyre në sistem. Sistemi ynë ka edhe probleme profesionale, më së pakti, por është pranuar se ka probleme të integritetit, që jo detyrimisht do të thotë korrupsion”, tha Rakipi. Sipas tij, nëse do të kishim një sistem të shëndetshëm, në 95% të tij, ligji penal ndoshta do të ishte i panevojshëm.

Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të studentëve, ai sqaroi disa prej pikave të diskutuara apo kontestuara gjerësisht në media, si nenet për dënimin e gazetarëve apo veprat që cilësohen shpërdorim i detyrës nga zyrtarët publikë. Pjesë e diskutimit ishte edhe sqarimi termave të rinj të përdorur në këtë kod, siç ishte termi “provokator” i futur për herë të parë në terminologjinë juridike shqiptare.

Në mbyllje të forumit Rakipi tha se drafti i kodit është në përpunim e sipër dhe janë bërë disa reflektime, ende të papasqyruara në draftin online të publikuar disa muaj më parë. Për të ndihmuar në përthithjen sa më të saktë të ndryshimeve të bëra në Kodin e ri Penal, nga ana e personelit të drejtësie, sugjerimi i Rakipit ishte që ligji të hyjë në fuqi një vit pas miratimit të tij.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Mbyllet projekti COUTURE i Erasmus+/ Moda bashkohet me traditën për të rritur punësimin e studentëve
October 22, 2025

You may also like

HHA_4974
Mbyllet projekti COUTURE i Erasmus+/ Moda bashkohet me traditën për të rritur punësimin e studentëve
21 October, 2025
HHA_8975
Prezantohet në UET raporti i Bankës Botërore: Sektorët e rrezikuar dhe ata me punësim më të lartë
21 October, 2025
HHA_4980
E-PHYSIO, platforma që po revolucionarizon edukimin e fizioterapistëve në Ballkanin Perëndimor
17 October, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy