• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Small Assignment, Big Impact/ Shpallen tre fituesit e konkursit në UET me projektet më novatore

  • Date June 13, 2025

Ajo që nisi si një detyrë kursi, në kuadër të lëndëve të semestrit të dytë, në fakt u shndërrua në një projekt novativ me shumë ide të vlefshme për të përmirësuar të jetën tonë. “Small Assignment, Big Impact” është konkursi që organizua nga Departamenti i Informatikës dhe Teknologjisë në Universitetin Europian të Tiranës, ku studentët e tre viteve bachelor, në programet Inxhinieri Informatike, Teknologji Informacioni dhe Informatikën Ekonomike, realizuan idetë e tyre gjatë një periudhe gati dy mujore.

Më pas ata i ekspozuan projektet në ambientet e UET dhe i prezantuan për jurinë e këtij konkursi, e përbërë nga ekspertët e IT-së: Valbona Dhjaku, Erjon Curraj, Gersi Mirashi dhe Paulin Kodra. E veçanta e këtij kompeticioni ishte se kërkoi një angazhim të gjithanshëm të studentëve, të cilët i paraqitën idetë e tyre në postera A0, fletëpalosje, video, demo, forma të tjera kreative e më tej i shpjeguan për jurinë.

Një mbyllje shumë të bukur të lëndëve, e cilësoi  rektorja e UET, prof. dr. Drita Kruja, duke përgëzuar pjesëmarrësit, ndërsa theksoi se studentët e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës shpesh janë vlerësuar me çmime në konkurse kombëtare e ndërkombëtare.

“UET ka shumë ngjyra dhe një prej tyre jeni ju. Një ngjyrë shumë e bukur sepse fakulteti juaj dhe Informatika Ekonomike në Fakultetin e Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit përbëjnë numrin më të madh të studentëve të UET.”

“Jeni ju që na bëni krenarë dhe na përfaqësoni aq mirë brenda dhe jashtë institucionit”, u shpreh dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, prof. asoc. dr. Teuta Xhindi, duke theksuar se ky fakultet e fillon dhe e mbaron vitin akademik me aktivitete. “Puna dhe rezultatet tuaja janë pasqyrë dhe konkluzion i punë së përbashkët”, shtoi ajo më tej, teksa i cilësoi të gjithë studentët pjesëmarrës fitues të këtij konkursi.

Në fjalën e saj, përgjegjësja e Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë, dr. Ardian Topi falënderoi gjithë ekipin që mbështeti studentët gjatë gjithë procesit, e përbërë nga pedagogët: dokt. Malvina Niklekaj, Dokt. Jora Banda, Msc. Amanda Kote si dhe dekanin e Studentëve, Msc. Kristi Bello, për suportin dhe punën e jashtëzakonshme.

“Nëse ju doni këshilla, mos hezitoni të trokisni për t’i vazhduar idetë më tepër, për t’i përmirësuar akoma më shumë, e pse jo për t’i bërë gati për tregun”, ishte apeli i saj për studentët.

Tre vite studimi, tre grupe fituese

Pjesë e konkursit “Small Assignment, Big Impact” u bënë disa grupe nga çdo vit bachelor, prej të cilëve doli nga një fitues. Ata u vlerësuan me një çmim simbolik financiar prej 100 eurosh, ndërsa të gjithë studentët morën certifikatë pjesëmarrje. Projektet fituese, të paraqitura para jurisë, u prezantuan edhe para audiencës me pedagogë dhe studentë të tjerë.

Fituese e vitit të parë u shpall skuadra e përbërë nga Sejda Hoxha, Fjona Danglli dhe Vasjan Çupri, të cilët kishin krijuar një aplikacion edukativ që ndihmon përdoruesit të kuptojnë më mirë regjistrat e CPU, i titulluar VICER (Vision, Inovation, Connectivity, Execution, Revolution). Para dhënies së këtij çmimi, këshilltarja e Drejtorit Ekzekutiv për IT dhe Digjiitalizim në Credisn Bank, dr. Valbona Dhjaku, tha se të gjitha punimet ishin impresionuese dhe se të gjithë studentët janë fitues.

Arbi Kullakshi dhe Sara Harunaj ishin skuadra fituese e vitit të dytë. Ata kishin ndërtuar një platformë të quajtur Zennstream, e cila mundëson menaxhimin e plotë të kompanive, duke integruar të gjitha funksionalitet e nevojshme në një vend. Gjatë dhënies së këtij çmimi, eksperti i transformimit digjital dhe novacionit në SCiDEC, dr. Erjon Curraj, vuri në pah energjinë, pasionin dhe dëshirën e çdo studenti për të ecur para.

“Secili prej jush ka mundësi për ta bërë produktin që të ecë përpara dhe të komercializohet. Dështimet në fushën tonë janë sukses dhe tregues se sa shumë keni punuar dhe mësuar”, theksoi ai më tej.

Rekomandimin për të vijuar punën më tej e për t’i përmirësuar këto projekte e dha edhe eksperti i IT, ish-student i UET, Paulin Kodra, duke shpallur më tej emrat e fituesve të vitit të tretë, Estel Caca dhe Marin Gjini.

Ata kishin ndërtuar një platformë web për udhëtime të quajtur “Planora”, e cila prezanton në mënyrë të detajuar destinacionet turistike më të vizituara në secilin qytet të Shqipërisë. Nëpërmjet Planor-ës, çdo turist mund të planifikojë një udhëtim, të marrë gjithë udhëzimet e nevojshme për të shkuar në atë destinacion, e më tej gjithë sugjerimet për të bërë një eksplorim të plotë lokal në çdo qytet.

Përtej projekteve të IT, ideve mjaft novatore e të zbatueshme, vlerësimeve, këshillave dhe sugjerimeve mjaft të vlefshme, konkursi pati disa momente relaksi përmes këngëve të performuara nga studentet e UET, duke sjellë kështu një atmosferë të këndshme, e duke bërë bashkë shkencën me artin.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Tri breza artistësh në një mbrëmje muzikore, koncerti-dhuratë i studentëve të masterit në UET
June 13, 2025

You may also like

4R1A9343
Tri breza artistësh në një mbrëmje muzikore, koncerti-dhuratë i studentëve të masterit në UET
13 June, 2025
4R1A8764
Zhvillohet edicioni i shtatë i UET Talent’s Voice, një mini koncert me më të mirët në piano dhe kanto
12 June, 2025
4R1A7729
Studentët e Arteve mbrojnë diplomën në skenën e Teatrit Kombëtar me shfaqjen ‘Ylli pa emër’
11 June, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET