• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET dhe NAREA, marrëveshje bashkëpunimi për trajnimin e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

  • Date May 15, 2024

Administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Tildi Çadri dhe Reinaldo Pipiria, drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Palujtshme (NAREA) kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme. Kjo marrëveshje zgjeron bashkëpunimin mes dy institucioneve, si dhe mes universitetit dhe gjithë agjensive të pasurive të paluajtshme që janë pjesë e shoqatës dhe që operojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Bashkëpunimi vjen fill pasi Ministria e Drejtësisë zgjodhi Universitetin Europian të Tiranës si institucionin që do të trajnojë kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme. Sipas urdhrit nr. 214 të datës 22 prill 2024, UET është institucioni i ri që do të realizojë programin e detyrueshëm trajnues për të certifikuar profesionistët e kësaj fushe, të cilët nuk mund të operojnë në treg nëse nuk sigurojnë certifikimin e kërkuar.

National Albanian Real Estate Association është një organizatë që synon promovimin e biznesit të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, zhvillimin e strukturimin e këtij sektori, si dhe udhëheq përfaqësimin e interesave të aktorëve në treg. Bordi drejtues i Shoqatës ka anëtarë disa prej administratorëve, drejtuesve të agjencive imobiliare në Tiranë, ndërsa anëtarë janë me dhjetëra brokera apo agjentë që operojnë edhe jashtë kryeqytetit, si Vlorë, Durrës, Berat, Sarandë, Korçë e Gjirokastër.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, ku të pranishëm ishin disa nga anëtarët e Bordit si dhe pedagogët e UET-it, të gjithë anëtarët e NAREA që nuk kanë kaluar ende certifikimin ligjor për të ushtruar profesionin e tyre, mund të bëhen pjesë trajnimit në Universitetit Europian të Tiranës, sipas rregullave dhe kritereve të vendosura nga Ministria e Drejtësisë.

Rregullimi i profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme është bërë në ligjin nr. 9/2022, ku përcaktohen qartë të gjitha etapat që duhet të kalojë një kandidat. Referuar këtij ligji, asnjë person nuk mund të ushtrojë këtë profesion nëse nuk është certifikuar për kryerjen e kësaj veprimtarie dhe nuk është i regjistruar në Regjistrin e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme.

Certifikimi bëhet nga ministria brenda 60 ditëve pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës. Parapraktisht një person duhe të plotësojë disa kritere para se të aplikojë për marrjen e certifikatës: duhet të ketë përfunduar arsimin e mesëm; të mos jetë nën hetim apo gjykim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë; të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale të kryer me dashje për të cilën nuk është rehabilituar; të mos jetë dënuar me masë administrative gjobë ose masën administrative që detyron subjektin të ndalë një sjellje të caktuar, praktikë pune apo biznesi, si dhe të mos e përsërisë në të ardhmen, për shkelje të legjislacionit në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave, të paktën jo më herët se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës; dhe së fundi të ketë përfunduar programin e detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për ndërmjetës.

Ky program trajnimi ka një kohëzgjatje prej jo më pak se 60 orësh dhe ka si qëllim aftësimin e tyre me njohuritë e duhura profesionale për ushtrimin e veprimtarisë e veçanërisht për të raportuar transaksionet e dyshimta me pasuritë e paluajtshme, të cilat mund të kenë si qëllim realizimin e pastrimit të parave ose financimin e terrorizmit, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Programi fokusohet në zhvillimin e kompetencave profesionale të kandidatëve për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, aftësive praktike, si dhe vlerat etike të tyre.

Rregullimi ligjor i profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme vjen pas zhvillimit që ka marrë ky sektor vitet e fundit në Shqipëri, jo vetëm për shkak të rritjes së kërkesës dhe ofertës nga shqiptarët, por edhe me ardhjen e organizatave e bizneseve të huaja, zhvillimin e turizmit etj. Shumë prej të huajve nga Ballkani dhe Europa, jo vetëm po frekuentojnë vendin tonë në sezonin turistik, por ata janë kthyer në blerës potencialë të pasurive të paluajtshme në qytete të ndryshme e sidomos ato bregdetare.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

INGENIOUS 4.1/ Ekspertët dhe inxhinierët në UET: Shqipëria lider rajonal në energjinë e rinovueshme, sfidat që përballet
May 15, 2024

Next post

UET i jep titullin “Doktor Honoris Causa” znj. Deborah L. Wince-Smith, lidere e nxitjes së konkurrueshmërisë dhe inovacionit
May 17, 2024

You may also like

-900-0-1747307453xfb-img-1747306855114-204 (1)
UET zhvillon edicionin e parë Start Up Week, çmim financiar për idenë fituese
20 May, 2025
HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 May, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET