UET, marrëveshje bashkëpunimi me tre universite të rajonit, për një të ardhme të qëndrueshme
Universiteti Europian i Tiranës, përfaqësuar nga dekania e Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, prof. asoc. Ermela Kripa, Universiteti i Rijekës (Kroaci), Universiteti i Singidunum (pjesë e Metropolitan University Beograd) dhe kompania Sustineri Partners, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zgjerimin e bashkëpunimit mes tyre.
Synimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i eksperiencave, kapaciteteve, ekspertizave dhe programeve akademike mbi praktikat e qëndrueshme ESG, për një të ardhme të qëndrueshme në rajon.
Bshkëpunimi për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme, ndarja e eksperiencave dhe burimeve, koordinimi i veprimeve mes tyre dhe “networking”, si proces për të lehtësuar përdorimin e mundësive që promovojnë shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin profesional, akademik dhe administrative, janë katër pikat themelore të përmenduara në memorandum.
Përfaqësuesit e institucioneve nënvizuan rëndësinë e punës dhe iniciativave të përbashkështa, ndarjen e specifikave, burimeve dhe përpjekjeve të kooordinuara lidhur me urgjencën e miratimit të strategjive që përputhen me parimet ESG.
Ata theksuan rëndësinë e informimit, edukimit dhe përdorimin e burimeve të nevojshme për ndërtimin e praktikave të qëndrueshme në sektorin ekonomik.
Palët u zotuan, gjithashtu për krijimin dhe implementimin e një programi të përbashkët të fokusar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit mes palëve, në fushën akademike dhe më gjerë.
Marrëveshja u nënshkrua në samitin dy ditor “ESG Adria 2024”, i mbajtur në Tivat të Malit të Zi, në datat 24-26 prill, ku UET u përfaqësua nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, prof. asoc. Ermela Kripa.
Me mesazhin e e qartë të këtij samiti nën moton: “Koha për veprim është tani”, diskutimet dhe studimi i rasteve të paraqitura treguan si kompleksitetin ashtu edhe potencialin e jashtëzakonshëm të adoptimit të parimeve esg drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të barabartë.