EUT Seasonal Schools
Shkolla e Shëndetit Publik, Shkolla e Humaniteteve, Shkolla e Inovacionit, Shkolla e Biznesit dhe Shkolla e Lidershipit janë disa nga takimet më të rëndësishme përmes të cilave universiteti synon të rikthejë filozofinë në shkollë dhe në debatin publik, të rikrijojë një hapësirë për letërsinë, të analizojë impaktin që zhvillimet e teknologjisë kanë në jetën ekonomike dhe sociale të vendit, të trajtojë çështje të shëndetit publik, si dhe të mundësojë përhapjen e mendimit liberal në një vend si Shqipëria ku etatizmi shpesh është reagimi ndaj sfidave ekonomike dhe politike. Maturantët e shkollave të mesme ftohen të aplikojnë për të marrë pjesë në veprimtarinë e Shkollave, e cila organizohet në tre ditë në formën e leksioneve dhe diskutimeve interaktive mes pjesëmarrësve, stafit akademik të UET dhe ekspertëve të ftuar. Secila nga shkollat organizohet nga Fakulteti përkatës i UET, në periudha të paracaktuara gjatë vitit akademik, me mbështetjen e Economic Fundamentals Initiative (EFI).
Faculty of Economics, Business and Development
Faculty of Law, Political Science and International Relations
Faculty of Humanities, Education and Liberal Arts
Faculty of Engineering, Informatics and Architecture
Faculty of Medical Technical Sciences