• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET

Aktivitete

Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe UET, në kuadër të Javës së Hapur, organizojnë ceremoninë dedikuar Erasmus Days në Ballkan

  • Date October 12, 2018

[:en]Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe UET, në kuadër të Javës së Hapur, organizojnë ceremoninë dedikuar Erasmus Days në Ballkan

“Open Week” në UET është karakterizuar nga një shumëllojshmëri aktivitetesh të shtrira përgjatë gjithë javës. Edhe këtë të premte, në kuadër të kësaj jave është organizuar dita Erasmus Day në Ballkan, në ambjentet e Universitetit Europian i Tiranës, i cili ka zhvilluar një takim me gjithë studentët Erasmus që kanë kryer një apo më shumë semestër studimi në universitetet perëndimore të cilat janë po ashtu pjesë e këtij programi të shkëmbimit studentor. Eventi u fokusua në aftësitë dhe mundësitë që IAL-të shqiptare kanë për të përthithur fonde tashmë si Partner Koordinator, duke vlerësuar rastet e suksesit të UET dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT). Gjithashtu, këto suksese dëshmojnë kontributin dhe vlerën e shtuar të bashkëpunimeve midis universiteteve publike dhe private.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj shprehet se përfitimet nga një program i tillë shkëmbimi janë të shumta.

“Sot dhe nesër ka mjaft aktivitete dhe evente të ndryshme që i kushtohen Erasmus+, një program që e dimë të gjithë se sa i dobishëm ka qenë gjithë këto vite për sektorin privat dhe publik të arsimit. Zhvillohen plot aktivitete pothuajse në të gjithë universitetet në vendet e BE-së. Të gjitha këto në kuadër të promovimit të këtij programi, që ka qenë mjaft i dobishëm edhe në planin individual për stafin akademik, administrativ, por edhe për universitetet apo për një grup universitetesh që në varësi të projekteve krijojnë ato që quhen konsorciume.”

Në fokus të eventit kanë qenë dhe dy shembujt e suksesit të raundit të fundit të aplikimeve Erasmus+ CBHE nga Shqipëria, përkatësisht: Enhancing And Validating Service Related Competences In Versatile Learning Environments In Western Balkan Universities- E-VIVA, Universiteti Europian i Tiranës si dhe MSc in Sustainable Food Production Systems- STEPS, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Për projektin E-VIVA ka folur më tepër edhe Ketrina Çabiri Mijo, drejtuese e Zyrës së Projekteve dhe Partneriteteve në UET.

“Sot për mua personalisht dhe zyrën që drejtoj, është një ditë që meriton vërtetë duartrokitje sepse pas një eksperience të gjatë dhe të mundimshme, por të qëndrueshme, UET arriti që të ketë një projekt ku krenohet të jetë lider i një konsorciumi me 16 partnerë, nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe disa shtete anëtare të BE me një buxhet rreth 1 milionë Euro dhe me një kohëzgjatje rreth tre vjeçare.”

Oltion Pengu si përfaqësues i Zyrës Kombëtare Erasmus + në Shqipëri, shprehet se programi Erasmus + është një mundësi e mirë për të përfituar studentët, janë programe që kanë mbështetur studimet për integrimin europian.

“Ditët e Erasmusit janë një iniciativë mbarë europiane për të promovuar impaktin që programi Eramsus+ ka në shoqëritë europiane dhe nëpërmjet impaktit të nxisë qoftë institucionet qoftë individët që të përfitojnë më shumë nga programi. Kjo vjeshtë çel vitin e katërt që programi Erasmus+ zbatohet në Shqipëri. Besoj rezultatet e programit, të paktën për pjesën e arsimit të lartë janë në sytë e të gjithëve, përfshirë përfshirë 6 projektet e reja që u miratuan në thirrjen e vjetshme. Janë plot 23 projekte për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë prej të cilave 4 prej tyre janë të kordinuara nga institucione shqiptare të financuara me një vlerë rreth 19 milionë Euro, prej të cilave 20 universitete shqiptare të ndryshme kanë përfituar. Janë mbi 2000 kuota shkëmbimesh për studentët, pedagogët dhe stafet administrative shqiptare, që i kanë mundësuar të kryejnë një periudhë mobiliteti afatshkurtër në Europë. Janë 7 projekte që kanë mbështetur studimet e thelluara për integrimin europian, nëpërmjet programit Jean Monnet si dhe 35 bursa të plota financimi Masteri për studentët shqiptarë në universitetet europiane. Bashkimi Europian vendosi ta rinovojnë edhe një 7-vjeçar tjetër programin Erasmus +.Financimi për komponentët e programit do të rritet pra mundësitë e përfitimit janë aty”, tha Pengu.

Ndërkohë që e pranishme në këtë aktivitetet ishte edhe Klotilda Marku, pjesë e Fakultetit të Bieoteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës e cila foli për projektin për ngritjen e kapaciteteve STEPS: “Është një ndër programet i cili do të ketë 36 muaj kohë. Nga janari i 2019 deri në dhjetor të vitit 2021. Do jenë të përfshirë të përfshirë vendet e Balkanit Perëndimor, kryesisht Bosnja Hercegovina, Shqipëria dhe Greqia. Janë aktualisht 11 partnerë ku UBT është lead-partner dhe UET partner kryesor në këtë program. Është një ndër programet për rritje kapacitetesh, për mobilitete. Objektivi është hapja e një kurrikule, hapja e një Masteri Shkencor, kryesisht në sistemet e qëndrueshme të prodhimit të ushqimeve, prandaj është dhe akronimi STEPS. Objektiv tjetër është zhvillimi profesional i stafit shkencor në institucionet e arsimit të lartë. Ndër objektivat e tjerë janë edhe  zhvillimi i kurrikulave të modernizuara dhe shpërndarjen e njohurive për shfrytëzimin e metodologjive nëprmjet  mjeteve të informimit si dhe krijim e mjediseve të përshtatshme për të mësuar.”, tha Marku.

Universiteti Europian i Tiranës është pjesë e skemës Erasmus+ që prej lançimit të kësaj skeme nga Komisioni Europian në 2014. Që prej atëherë UET ka përfituar një sërë projektesh për shkëmbimin e stafit dhe studentëve, si edhe për ngritjen e kapaciteteve në universitete. Në kuadër të mobilitetit të studentëve, UET dërgon çdo vit me dhjetëra studentë të tij, të studiojnë në universitetet më në zë të Europës, duke pritur njëkohësisht studentë europianë në auditorët e tij.[:sq]Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe UET, në kuadër të Javës së Hapur, organizojnë ceremoninë dedikuar Erasmus Days në Ballkan

“Open Week” në UET është karakterizuar nga një shumëllojshmëri aktivitetesh të shtrira përgjatë gjithë javës. Edhe këtë të premte, në kuadër të kësaj jave është organizuar dita Erasmus Day në Ballkan, në ambjentet e Universitetit Europian i Tiranës, i cili ka zhvilluar një takim me gjithë studentët Erasmus që kanë kryer një apo më shumë semestër studimi në universitetet perëndimore të cilat janë po ashtu pjesë e këtij programi të shkëmbimit studentor. Eventi u fokusua në aftësitë dhe mundësitë që IAL-të shqiptare kanë për të përthithur fonde tashmë si Partner Koordinator, duke vlerësuar rastet e suksesit të UET dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT). Gjithashtu, këto suksese dëshmojnë kontributin dhe vlerën e shtuar të bashkëpunimeve midis universiteteve publike dhe private.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj shprehet se përfitimet nga një program i tillë shkëmbimi janë të shumta.

“Sot dhe nesër ka mjaft aktivitete dhe evente të ndryshme që i kushtohen Erasmus+, një program që e dimë të gjithë se sa i dobishëm ka qenë gjithë këto vite për sektorin privat dhe publik të arsimit. Zhvillohen plot aktivitete pothuajse në të gjithë universitetet në vendet e BE-së. Të gjitha këto në kuadër të promovimit të këtij programi, që ka qenë mjaft i dobishëm edhe në planin individual për stafin akademik, administrativ, por edhe për universitetet apo për një grup universitetesh që në varësi të projekteve krijojnë ato që quhen konsorciume.”

Në fokus të eventit kanë qenë dhe dy shembujt e suksesit të raundit të fundit të aplikimeve Erasmus+ CBHE nga Shqipëria, përkatësisht: Enhancing And Validating Service Related Competences In Versatile Learning Environments In Western Balkan Universities- E-VIVA, Universiteti Europian i Tiranës si dhe MSc in Sustainable Food Production Systems- STEPS, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Për projektin E-VIVA ka folur më tepër edhe Ketrina Çabiri Mijo, drejtuese e Zyrës së Projekteve dhe Partneriteteve në UET.

“Sot për mua personalisht dhe zyrën që drejtoj, është një ditë që meriton vërtetë duartrokitje sepse pas një eksperience të gjatë dhe të mundimshme, por të qëndrueshme, UET arriti që të ketë një projekt ku krenohet të jetë lider i një konsorciumi me 16 partnerë, nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe disa shtete anëtare të BE me një buxhet rreth 11 milionë Euro dhe me një kohëzgjatje rreth tre vjeçare.”

Oltion Pengu si përfaqësues i Zyrës Kombëtare Erasmus + në Shqipëri, shprehet se programi Erasmus + është një mundësi e mirë për të përfituar studentët, janë programe që kanë mbështetur studimet për integrimin europian.

“Ditët e Erasmusit janë një iniciativë mbarë europiane për të promovuar impaktin që programi Eramsus+ ka në shoqëritë europiane dhe nëpërmjet impaktit të nxisë qoftë institucionet qoftë individët që të përfitojnë më shumë nga programi. Kjo vjeshtë çel vitin e katërt që programi Erasmus+ zbatohet në Shqipëri. Besoj rezultatet e programit, të paktën për pjesën e arsimit të lartë janë në sytë e të gjithëve, përfshirë përfshirë 6 projektet e reja që u miratuan në thirrjen e vjetshme. Janë plot 23 projekte për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë prej të cilave 4 prej tyre janë të kordinuara nga institucione shqiptare të financuara me një vlerë rreth 19 milionë Euro, prej të cilave 20 universitete shqiptare të ndryshme kanë përfituar. Janë mbi 2000 kuota shkëmbimesh për studentët, pedagogët dhe stafet administrative shqiptare, që i kanë mundësuar të kryejnë një periudhë mobiliteti afatshkurtër në Europë. Janë 7 projekte që kanë mbështetur studimet e thelluara për integrimin europian, nëpërmjet programit Jean Monnet si dhe 35 bursa të plota financimi Masteri për studentët shqiptarë në universitetet europiane. Bashkimi Europian vendosi ta rinovojnë edhe një 7-vjeçar tjetër programin Erasmus +.Financimi për komponentët e programit do të rritet pra mundësitë e përfitimit janë aty”, tha Pengu.

Ndërkohë që e pranishme në këtë aktivitetet ishte edhe Klotilda Marku, pjesë e Fakultetit të Bieoteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës e cila foli për projektin për ngritjen e kapaciteteve STEPS: “Është një ndër programet i cili do të ketë 36 muaj kohë. Nga janari i 2019 deri në dhjetor të vitit 2021. Do jenë të përfshirë të përfshirë vendet e Balkanit Perëndimor, kryesisht Bosnja Hercegovina, Shqipëria dhe Greqia. Janë aktualisht 11 partnerë ku UBT është lead-partner dhe UET partner kryesor në këtë program. Është një ndër programet për rritje kapacitetesh, për mobilitete. Objektivi është hapja e një kurrikule, hapja e një Masteri Shkencor, kryesisht në sistemet e qëndrueshme të prodhimit të ushqimeve, prandaj është dhe akronimi STEPS. Objektiv tjetër është zhvillimi profesional i stafit shkencor në institucionet e arsimit të lartë. Ndër objektivat e tjerë janë edhe  zhvillimi i kurrikulave të modernizuara dhe shpërndarjen e njohurive për shfrytëzimin e metodologjive nëprmjet  mjeteve të informimit si dhe krijim e mjediseve të përshtatshme për të mësuar.”, tha Marku.

Universiteti Europian i Tiranës është pjesë e skemës Erasmus+ që prej lançimit të kësaj skeme nga Komisioni Europian në 2014. Që prej atëherë UET ka përfituar një sërë projektesh për shkëmbimin e stafit dhe studentëve, si edhe për ngritjen e kapaciteteve në universitete. Në kuadër të mobilitetit të studentëve, UET dërgon çdo vit me dhjetëra studentë të tij, të studiojnë në universitetet më në zë të Europës, duke pritur njëkohësisht studentë europianë në auditorët e tij.[:]

  • Share:
admin

Previous post

UET- Open Week 2018-2019: Samir Mane në UET
October 12, 2018

Next post

Orkida Ilollari: Kushdo mund të gjejë veten në 33 Programet Master në UET
October 15, 2018

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts

Cellular

+355682016616

+355689037765

Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

Cellular

+355682016616

+355689037765

Email

[email protected]

Reserve your activity

Facebook-f

Instagram

Linkedin

Email

[email protected]

Reserve your activity

Facebook-f

Instagram

Youtube

Twitter

© Copyright 2023 UET