Zyra e karrierës në UET/ Studentët rrëfejnë eksperiencën e punësimit
Shumë të rinj preferojnë të punojnë gjatë kohës që janë akoma studentë. Kjo për ta është një zgjidhje e mirë për t’u njohur me tregun e punës. Po si arrijnë studentët të sigurojnë intershipe apo punë part-time gjatë studimeve?
Orientimi, këshillimi dhe zhvillimi karrierës janë disa nga konceptet bazë mbi të cilat operon zyra e Karrierës dhe Alumnit në UET, e cila është e lidhur ngushtësisht dhe ideuar si një urë lidhëse e studentit me tregun e punës. Universiteti Europian i Tiranës është një nga universitet ku studentët jo vetëm studiojnë e arsimohen, por që gjatë studimeve të tyre marrin njohuri, këshillohen dhe orientohen mbi mundësitë që ofron tregu i punës. Sigurisht punësimi është një sfidë më vetë për çdo student të sapo diplomuar por mbajtja të informuar periodikisht mbi mundësitë që ofrohen në tregun e punës i orienton studentët të reflektojnë mbi atë çfarë ata duan dhe rrugët që duhet të ndjekin.
Orientimi në tregun e punës i mundëson studentëve të identifikojnë kapacitetet, kompetencat dhe interesat e tyre për të marrë vendime arsimimi, aftësimi dhe profesionale për të menaxhuar rrugët e jetës individuale në punë dhe fusha të tjera të ngjashme në të cilat mësohen dhe përdoren këto kapacitet dhe kompetenca.
Ajo për të cilët UET kujdeset më së tepërmi është këshillimi i studentëve tanë përmes këshillimit të karrierës se si të identifikojnë e rrisin potencialet e tyre në kërkimin e një punë dhe më gjerë. Paralelisht me informimin, orientimin dhe këshillimin mbi tregun e punës, përmes zyrës së Karrierës, studenteve ju ofrohen mundësia dhe mbështetje në aplikimet e dosjeve të karrierës si dhe informimi me teknika efektive dhe efecientë gjatë intervistave me punëdhënësit. Albetelecok, ClassbyAV, Faktoje.al, NOA, LR healthy and Beauty, Ëord Vision Albania, Delta Group, Gazeta LIBERALE, Creative Business Solution, Tring Communication, Dhoma Kombëtare e Tregtisë, Parr Sh.p.k, Shero Design, Multiservis Centre apo Birra Stela janë vetëm disa nga kompanitë që UET bashkëpunon për punësimin e studentëve.
GËZIM CAKO Albetelekom, Software Developer
Puna aktuale që unë jam duke bërë lidhet plotësisht me studimet që unë kam kryer në Universitetin Europian të Tiranës dega Informatike Ekonomike. Jam i angazhuar pranë departamentit Business System Support ne pozicionin e Softëare Developer.
Masteri që unë jam duke ndjekur ështe pranë fakultetit të Inxhinerisë dhe Arkitektures drejtimi Inxhineri Informatike (Profili: Hartim dhe Menaxhim Softwaresh) dhe është në funksion të punës që po kryej, ndjej që dua të thellohem më shumë për të pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme.
EMANUELA MARAJ Albetelekom, Software Developer
Njohja ime me këtë mundësi punësimi u krye nëpërmjet Zyrës së Karrierës, nën kujdesin e drejtueses së saj Adela Danaj dhe besimit të zv.Rektores Prof.Ermira Qosja.
Si një studente ekselente dhe kryetare e qeverisë studentore, u njoha me këtë mundësi punësimi si Specialiste e zhvillimit të aplikacioneve dhe programeve dhe vendosa të aplikoja .
Ky vit akademik sjell për mua diplomimin në ciklin Bachelor në programin Informatikë Ekonomike dhe në pozicionin e punës si Specialiste e zhvillimit të aplikacioneve dhe programeve kam mundësi që të përdor njohuritë që unë kam fituar gjatë studimeve të mia.
Zhvillimi i aplikacioneve dhe programeve vendos më shumë në punë njohuritë në fushën e teknologjisë së informacionit , por absolutisht dhe njohuritë ekonomike me të cilat jam njohur më bëjnë që ta kuptoj më mirë tregun si dhe mënyrën sesi funksionon në fushën e telekomunikacionit.
Të qënit e punësuar në profesionin që gjithmonë kam dashur ta shikoj veten nuk do të thotë për mua dhe për zhvillimin tim si një profesioniste se është mjaftueshëm.
Ky profesion i kohës tashmë , me njohuri të cilat ndryshojnë dhe përmirësohen cdo ditë në fushën e teknologjisë të shtyn të mësosh më shumë dhe të tejkalosh veten në njohuri. Dhe ja ku studimet Master japin kontributin e tyre për specializimin e cdo profesionisti që dëshiron të ngjisë shkallët e karrierës dhe të specializohet në fushën e tij.
EMANUELA MARAJ Albetelekom, Software Developer
Njohja ime me këtë mundësi punësimi u krye nëpërmjet Zyrës së Karrierës, nën kujdesin e drejtueses së saj Adela Danaj dhe besimit të zv.Rektores Prof.Ermira Qosja.
Si një studente ekselente dhe kryetare e qeverisë studentore, u njoha me këtë mundësi punësimi si Specialiste e zhvillimit të aplikacioneve dhe programeve dhe vendosa të aplikoja .
Ky vit akademik sjell për mua diplomimin në ciklin Bachelor në programin Informatikë Ekonomike dhe në pozicionin e punës si Specialiste e zhvillimit të aplikacioneve dhe programeve kam mundësi që të përdor njohuritë që unë kam fituar gjatë studimeve të mia.
Zhvillimi i aplikacioneve dhe programeve vendos më shumë në punë njohuritë në fushën e teknologjisë së informacionit, por absolutisht dhe njohuritë ekonomike me të cilat jam njohur më bëjnë që ta kuptoj më mirë tregun si dhe mënyrën sesi funksionon në fushën e telekomunikacionit.
Të qënit e punësuar në profesionin që gjithmonë kam dashur ta shikoj veten nuk do të thotë për mua dhe për zhvillimin tim si një profesioniste se është mjaftueshëm.
Ky profesion i kohës tashmë , me njohuri të cilat ndryshojnë dhe përmirësohen cdo ditë në fushën e teknologjisë të shtyn të mësosh më shumë dhe të tejkalosh veten në njohuri. Dhe ja ku studimet Master japin kontributin e tyre për specializimin e cdo profesionisti që dëshiron të ngjisë shkallët e karrierës dhe të specializohet në fushën e tij.
LAUREN BEKTESHI CLASSbyAV, Marketing
Nese do e identifikoja UET me një person, do ngjante me një vajzë, të shkathët, me energji dhe alerte për cka ndodh përreth; sociale; e dedikuar; multitasking dhe koherente. Kështu ndodhi në të vërtetë, më njoftuan nga zyra e karrieres për pozicionin e punës dhe që kishte nje afat aplikimi. UET e dinte cc’ka kërkoja mendoj. Jo vetëm kaq, por kam marrë dhe një analize mjaft cilësore për mundësinë e zgjedhjes.
Gjate ketyre 3 viteve, kam marrë persipër detyra dhe projekte që besoj lidhen 100% me studimet e mija. Mendoj që, njëfarë vështirësie do kishte në ‘fitting’ mes studimeve dhe pozicionit të punës. Stërvitja e mendjes përmes studimeve është një ‘part of the story’ që ju bën më të shkathët në vendin e punës.
Ndërkohë nëse nuk do kisha kaluar në UET, nuk do kisha përqafuar të gjithë komunitetin e tij. Programi Master ka qenë një eksperiencë më vete; klasa fantastike; sfida dhe konkurrence dhe përvecc kësaj, gjatë kohës që studioja programin master, punoja në Zyrën e Kontratave në UET dhe kisha një ditë shumë të gjatë dhe intensive. Kjo s’më ka penguar aspak; përkundrazi mendoj jam futur në ‘shina’ përmes disiplinës dhe punës duke kuptuar në kohë reale cfarë të meson shkolla dhe cfarë ndodh në praktikë. Provoje!
EDNA PIRANI ALBtelecom, Departamenti i Zhvillimit të Produkteve
Duke qenë se kisha një mesatare të mirë në përfundimin e studimeve të mija Bachelor, Zv. Rektorja për Zhvillimin Institucional dhe Studentët, Prof. Dr. Ermira Qosja me rekomandoi tek kompania ALBtelecom. Mes shumë aplikanteve dhe konkurencës, unë u pranova të punoj pranë departamentit të produkteve.
Duke qenë se unë punoj në departamentin e produkteve, kjo do të thotë se përmes shumë gjërave të tjera, ne jemi përgjegjës për krijimin e produkteve të reja që kompania do të lanccoje. Të jesh pjesë e ALBtelecom apo e ccdo kompanie tjetër prestigjoze, do të thotë që duhet të kesh disa aftësi si analiza dhe mendimi kritik, komunikimi verbal dhe i shkruar, inovacioni dhe UET na vesh neve me këto aftësi ndoshta pa e kuptuar. Universiteti më ndihmoi të isha gati në momentin e aplikimit dhe kështu u bëra pjesë e një departamenti kyc. Programi i Masterit që UET ofron ndikon shumë në faktin se sa të suksesshëm do të jemi ne për tregun e punës njëkohësisht si dhe na siguron marrjen e një diplome në të njëjtën kohë. Kërkon përkushtim dhe kohë por duke qenë se struktura dhe oraret e programit që unë kam përzgjedhur përputhen me orarin tim të punës, atëherë kjo më jep mundësi të eci me të njëjtin hap si me vendin e punës dhe diplomen.
Përvoja në vendin e punës plotëson studimet e mija akademike duke siguruar një lloj mënyrë tjetër mësimi jashtë auditorit. Programi Master ne Administrim Biznes na jep nje prekje te vertete te bizneseve sot por dhe në të njëjtën kohë, duke mësuar nga teoria dhe eksperiencat e profesorëve tanë, ne dime tashmë të bëjmë lidhjen logjike midis auditorit dhe profesionit, në këtë mënyrë në si studente të UET jemi gjithmone një hap përpara!
ROMELA QYTYKU Albtelecom, Inovacion
Pas përfundimit të studimeve në Rumani,u njoha me njoftimet që bëheshin nga Zyra e Karrieres,ku perfitova edhe si pjesë e rrjetit të ekselencës,më pas u njoftova rreth thirrjes për internship pranë Albtelecom Albania,ku nuk ngurova të aplikoj.
Përpara se të isha pjesë e Internship-it, nuk isha e vendosur se ku të fokusohesha për studimet e mia Master dhe falë kësaj eksperience dola në konkluzionin që dizenjimi dhe zhvillimi i aplikimeve është një fushë që ka shumë treg pune. Kurrikulat që ofron UET janë pikërisht ato që kërkohen edhe pranë kompanive.
Programi Master në Inxhinieri Informatike është pikërisht ai që duhet për një vend të sigurtë në cdo institucion apo kompani,ku fokusi është teknologjia dhe inovacioni. Është vendi ku ti merr drejtimin e duhur për një profesion të sigurtë.
INVA HASANALIAJ Faktoje.al. Gazetare
Kam përfunduar Komunikim Marrdhënie publike ne 2016 . Aktualisht Po vazhdoj masterin Fakulteti Juridik – Ma, Marrëdhënie Ndërkombëtare (MSH), Profili Çështje të Sigurisë. Jam gazetare ne Faktoje.al media fact checking. Në punën aktuale kam aplikuar pas thirrjeve te bera nga USAID per gazetare. Nisur nga eksperienca e meparshme ne kete fushe mendova se plotesoja çdo kriter dhe pas intervistes u bera pjese e projektit te pare fact checking ne Shqiperi. Studimet kane luajtur dhe vazhdojne te luajne nje rol mjaft thelbesor ne punen qe bej sepse kane hedhur themele mjaft te forta ne formimin tim si gazetare. Studimet e masterit gjithashtu do te luajne nje rol te rendesishem ne te ardhmen time dhe profesionin tim.