• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET, politika favorizuese për t’i dhënë një shans të gjithëve

  • Date September 17, 2019

UET, politika favorizuese për t’i dhënë një shans të gjithëve

Çdo student, në varësi të prirjeve personale si dhe aftësive, mund të gjejë vendin e tij në UET, pa dallime sociale apo të statusit ekonomik. Kjo për shkak të filozofisë së Universitetit Europian i Tiranës i cili krijon hapësirat e duhura për integrim që nga bursat e plota, gjysëm-bursat, reduktimet apo financimi i studimeve me interes 0

Të gjithë e meritojnë një shans për të vazhduar studimet e larta, ndaj Universiteti Europian i Tiranës prej vitesh aplikon një sistem gjithëpërfshirës bursash, reduktimesh apo mbështetjeje financiare me interes 0.
Çdo student në varësi të prirjeve personale si dhe aftësive, mund të gjejë vendin e tij në UET, pa dallime sociale apo të statusit ekonomik. Me një histori tashmë thuajse 15 vjeçare në arsimin e lartë në Shqipëri, dekada e dytë e gjen Universitetin Europian të Tiranës me pesë fakultete në total, me degë të reja dhe mundësi të shumta zgjedhjeje. Me programe në ciklin Bachelor dhe Master si dhe diploma profesionale ky universitet vjen me mundësi të shumta për studim, jo vetëm për shumëllojshmërinë e profileve të studimit por edhe në çështjet e tarifave, pasi këto të fundit fillojnë që nga 625 Euro. Përpjekjet për të akomoduar çdo kërkesë të studentëve UET i është përgjigjur që herët dhe veçanërisht tashmë në formatin e tij “polivalent” ky universitet është edhe më gjithëpërfshirës, duke filluar nga bursat e plota, gjysëm bursat, reduktimet apo financimi i studimeve të cilat krijojnë hapësirat e duhura për të gjithë ata të cilët duan të bëhen pjesë e një universiteti të madh e prestigjoz. Reduktimet e tarifave ofrohen për një shumësi degësh në të pesta fakultetet, dhe lidhen me elementë të tillë ekselenca, rrjeti apo besnikëria e personave që vijnë nga e njëjta familje. Universiteti Europian i Tiranës mundëson gjithashtu pagesën me këste, duke financuar kështu studimet për të gjithë individët që duan të bëhen pjesë e këtij universiteti, kjo në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë. Financimi do të përfshijë vetëm shlyerjen e tarifës së studimit në degën përkatëse, duke e përcaktuar vetë studenti tarifën mujore dhe kohën përgjatë së cilës do të paguajë. Normat e interesit mbulohen 100% nga Universiteti Europian i Tiranës për secilin individ.
Ndërkohë që në kuadër të integrimit dhe dhënies së një shansi për të gjithë, është krijuar një sistem i shumëllojshëm bursash. Një i ri i përgatitur, më i ditur, këtë investim ia shpërblen disafish shoqërisë të nesërmen, ndaj UET ndërmerr një mision të tillë, që studentët e tij t’i pajisë me një armë të fuqishme si dija e njohuritë, pasi vetë zhvillimi mbështetet mbi këto baza. Ky sistem ka në vetvete në shumëllojshmëri përfituesish, nga të gjitha shtresat sociale, të gjitha profilet e jetës publike dhe vë theksin në promovimin e ekselencës. UET, për vitin akademik 2019-2020 do të japë në total 750 bursa. Bursat janë të kategorive të ndryshme që UET ka ofruar ndër vite, të tilla si bursa të plota ekselence, gjysmë-bursa, bursa Talenti, bursa “Kadare”, bursa “Pashko”.


250 bursa Ekselence
Studentët dhe dija kanë qenë që prej fillimit shtyllat kryesore të filozofisë së UET ndaj investimi i këtij universiteti qëndron jo vetëm tek cilësia e mësimdhënies dhe ofertës së tij akademike, por edhe tek promovimi i ekselencës, duke i mbështetur studentët e tij më të mirë në mënyrë të vazhdueshme me bursa studimi. Në përputhje me rezultatet e vitit paraardhës, çdo vit jepen bursa për maturantët dhe studentët e shkëlqyer. Bursat e Ekselencës përveçse vlerësojnë arritjet e studentëve, nxisin edhe konkurrencën në dobi të rritjes së nivelit të përgatitjes së studentëve.
10 bursa “Pashko”
Duke besuar se talentet dhe përkushtimi për arsimimin duhen mbështetur, që të ecin përpara, është krijuar bursa “Pashko” e cila u vjen në ndihmë pikërisht të rinjve ekselentë në mësime, por që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar shkollimin në universitet ose kanë një histori familjare të vështirë.Bursa mban emrin e një prej simboleve të liberalizmit shqiptar, ekonomistit dhe profesorit Gramoz Pashko, dhe synon të mbështesë maturantët më të mirë në rezultatet akademike, por që nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë shkollimin e lartë universitar. Bursa “Pashko” është bashkimi mes bursës së ekselencës dhe bursës sociale, ku 10 maturantëve u garantohet jo vetëm shkollimi falas, por edhe një pagesë mujore prej 25 mijë lekë të reja, që të mbështesin studimet e tyre në Tiranë.
500 bursa “Kadare”
Ndërkohë që Universiteti Europian i Tiranës bëhet universiteti i parë privat, i cili ka hapur të gjithë gamën e degëve të shkencave humane dhe sociale, edhe pse shpesh ato janë të vështira në treg për t’u financuar nga përdoruesit. Bursa “Kadrare” u dedikohet pikërisht degëve të tilla, si: filozofia, antropologjia, sociologjia, letërsia, gjuha, artet, historia, studimet religjioze etj. Shkencat Humane janë pjesë e domosdoshme e çdo hapësire universitare, pa të cilat nuk mund të kuptohet madje as formimi i profesionistëve të degëve praktike dhe kjo bursë vjen si m bursë vjen si mbështetje e investuar simbolikisht nga vetë shkrimtari Ismail Kadare me rastin e hapjes për herë të parë në një universitet privat shqiptar të këtyre programeve.
25 bursa Talenti
Nuk mund të anashkalohen as bursat e Talentit, të cilat shkojnë për të promovuar maturantët dhe studentët që tregojnë se kanë prirje dhe arrijnë të spikatin në fusha të ndryshme si: arti, politika, sporti dhe shkenca.

  • Share:
admin

Previous post

UET, ndër 5 universitetet private më të kërkuar, kryeson mjekësia
September 17, 2019

Next post

Forumet UET/ “Ja pse Kadare duhet të fitojë çmimin Nobel”
September 18, 2019

You may also like

HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 May, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 May, 2025
HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET