• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET nis fushatën ndërkombëtare “Study in Albania”

  • Date September 4, 2024

Pse UET dhe pse tani? Ka shumë arsye pse Universiteti Europian i Tiranës nis fushatën “Study in Albania”. Akreditimi nga QAA, të qenit lider në projektet ndërkombëtare, ofrimi i 10 programeve në gjuhën angleze, janë vetëm disa prej arritjeve ndër vite që tregojnë se ai është tashmë gati për një fazë të re në arsimin e lartë

Universiteti Europian i Tiranës ka nisur fushatën “Study in Albania” për të rritur numrin e studentëve ndërkombëtarë në Shqipëri. Jo rastësisht fushata nis nga ky universitet privat. Afro dy dekada më parë, mes diskutimesh, shkëmbim idesh, vizionesh e qëllimesh, themeluesit e UET e kishin të qartë që dëshironin një universitetet në sinergji me universitetet europiane. Nëse në dekadën e parë i duhej të mirëpozicionohej në tregun e arsimit të lartë në vend, duke siguruar standardet më të larta të cilësisë, dekada e dytë e futi në rrugën e ndërkombëtarizimit. Procese që ndoqën njëri-tjetrin, nga shkëmbimet kulturore, te projektet e përbashkëta, pajisja me laboratorët modernë e literaturën e fundit, e deri te futja e programeve në gjuhën angleze dhe regjistrimi i studentëve ndërkombëtarë.

“Shkëmbimet që kemi pasur kanë qenë një lloj përshtatjeje dhe përgatitjeje për t’u përballur me konkurrencën ndërkombëtare dhe hapi i radhës tashmë është ndërkombëtarizimi në konceptin e plotë”, thotë presidenti i UET, prof, asoc. dr. Selami Xhepa.

Dy vite më parë, UET u bë universiteti i parë në Shqipëri që mori akreditimin nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (QAA) – organi i pavarur i cilësisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një lider global në sigurimin e cilësisë për arsimin e lartë. Ky akreditim global nga QAA, nxori në pah jo vetëm standardet e cilësisë, përkushtimin ndaj edukimit të vazhdueshëm, por rriti bashkëpunimin dhe dialogun me institucionet ndërkombëtare. UET është sot një ndër liderët e universiteteve private në projektet kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Muajin e kaluar ne morëm njoftimin që kemi përfituar pesë projekte kombëtare të financuara nga Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe deri tani gjashtë projekte të financuara nga Komisioni Europian. Jemi në pritje të disa projekteve të tjera”, shprehet rektorja, prof. asoc. dr. Drita Kruja.

Procesi i Bolonjës e ka lehtësuar shumë edhe pjesën e mobiliteteve për studentët që përjetojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme nëpërmjet shkëmbimeve Erasmus. Rektorja thotë se kjo përvojë i ndryshon vetvetiu, studentët bëhen më pranues, mendojnë ndryshe, bashkëpunojnë ndryshe dhe shpërndajnë eksperiencën e tyre. Kruja thekson se një student në Universitetin Europian të Tiranës është i barabartë me një student që studion në universitetet më të mira perëndimore.

Këto procese akademike në Universitetin Europian të Tiranës kanë ecura paralelisht me shumë zhvillime në vendin tonë. Viti 2023 është trumbetuar si viti i bumit turistik, me 10 milionë vizitorë në vit sipas qeverisë, ndërsa nga ana tjetër ka edhe një rritje të investimeve të huaja. Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor në dhjetor të 2023, evidentonte se investimet e huaja gjatë vitit të kaluar janë rritur me 216 milionë euro krahasuar me 2022, duke kapur shifrën 1.2 miliardë euro. Një potencial i tillë nuk ka se si të mos reflektojë edhe në një sektor jetik si arsimi, i cili domosdoshmërisht do të preket nga ndërkombëtarizimi. Sipas profesor Xhepës, ky proces do të pasurojë jo vetëm jetën akademike, por do të japë ndikim të rëndësishëm edhe në jetën shoqërore të vendit.

Si një universitet i akredituar ndërkombëtarisht, hapi i parë që ka ndërmarrë UET për të tërhequr studentët e huaj është zgjerimi i ofertës akademike, duke ofruar dhjetë programe në gjuhën angleze në disiplinat inxhinierike, teknologjike dhe ekonomike. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi për të zgjedhur një nga programet që janë më të kërkuarat në tregun global të punës.

Për ruajtjen e cilësisë dhe standardeve në arsimin e lartë, universiteti ka vendosur që çdo vlerësim institucional apo të programeve, krahas vlerësimit të brendshëm nga institucionet përkatëse të Republikës së Shqipërisë, të marrë gjithmonë certifikim nga agjencitë dhe institucionet ndërkombëtare. Në këtë mënyrë ai do të vendoset  në të njëjtin nivel me universitetet konkurrente në Europë.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm është shkëmbimi i eksperiencave dhe sjellja e modeleve nga universitetet më të mira europiane, sidomos në ato disiplina që janë sot në avangardë të shkencës dhe teknologjisë. “Ne po targetojmë pedagogë shqiptarë që janë aktualisht në universitetet prestigjioze qoftë në Europë dhe vendet e tjera, të cilët mund të vijnë dhe t’i angazhojmë në  trajtën e mësimdhënies nëpër module të veçanta, por edhe ekspertë ndërkombëtare”, thekson presidenti Xhepa.

Studimi në një vend të huaj tejkalon akademiken dhe profesionalen. Studenti i përngjitet shoqërisë dhe vendit ku shkon, duke njohur kulturën, trashëgiminë, historinë, njerëzit e atij vendi. Kthehet e gjitha në një udhëtim njohës dhe eksplorues. Në këtë kontekst Shqipëria dhe UET ka shumë për të ofruar, për një eksperiencë ndryshe në një nga vendet më të bukura të Mesdheut.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET nis bashkëpunimin me universitetin më të madh të arteve në Ukrainë
September 4, 2024

Next post

Call for Papers – ECONOMICUS 23 issue 2
September 4, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET E UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET