UET, ndër 5 universitetet private më të kërkuar, kryeson mjekësia
[:en]

Ditën e djeshme është mbyllur raundi i parë dhe tendecat e para që kanë dalë nga ky raund tregon se programet e studimit më të kërkuara janë ato të shkencave mjeksore, ku në pesë universitetet private që kanë shënuar numrin më ta lartë të regjistrimeve në raundin e parë katër prej tyre kanë programe studimi kryesisht shkencat mjekësore teknike
Dita e djeshme shënoi fundin e regjistrimeve për raundin e parë të maturantëve që do të nisin këtë vit studimet universitare. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i maturantëve të cilët u regjistruan në këtë fazë nëpër universitete është 15 mijë. Rreth 8 mijë maturantë nuk kanë mundur të rregjistrohen në degët që kanë dashur. Kjo kategori do të ketë një mundësi tjetër duke nisur nga 15 shtatori, por zgjedhja duhet bërë me shumë kujdes, pasi zgjedhja e një programi që nuk ka vende të lira mund t’i penalizojë.
Pesë universitetet private më të kërkuar gjatë raundit të parë të regjistrime janë Universiteti Epoka, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Aldent, Albanian University dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Ndërkohë krahas regjistrimeve në portal nga maturantët një tregues tjetër është dhe kërkesa për transferimet e studimve, ku deri ditën e djeshme në Universitetin Europian të Tiranës shënohen mbi 250 kërkesa ç’ka e bëjnë numrin e kuotave më të kufizuar në shumë programe studimi.
Ajo çfarë vihet re është se programet e mjekësisë janë më të kërkuara, dhe kjo vihet re edhe në tendencën e universiteteve private, ku në pesë universitetet që kanë shënuar numrin më ta lartë të regjistrimeve në raundin e parë katër prej tyre kanë programe studimi kryesisht shkencat mjekësore teknike. Kjo tendencë në rritje nga viti në vit vjen si pasojë e kërkesës që vendet e Bashkimit Europian, kryesisht Gjermania janë duke kërkuar burime njerëzore në këtë sektor.
Kreu i Rjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj theksoi se, formularin A2 e kanë plotësuar në total rreth 25 mijë maturantë, aq sa parashikoi Ministria e Arsimit, ndërsa 7 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet jashtë Shqipërisë. Ndërkohë dita e nesërme do jetë në dispozicion të maturantëve të aryre që rimendojnë zgjidhjen që kanë bërë dhe regjistrimin. Do kenë afat 24 orë, deri në orën 16: 30 që janë sekretaritë të hapura, të ç’regjistrohen. Duhet patur kujdes për ata studentë që janë të regjistruar që të vërejnë kuotat e lira që janë për raundin tjetër që do të bëhen publike nga dita e nesërme në mëngjes për të bërë zgjidhjn e tyre. “Dita e nesërme do jetë në dispozicion të maturantëve të atyre që rimendojnë zgjidhjen që kanë bërë dhe regjistrimin. Do kenë afat 24 orë, deri në orën 16: 30 që janë sekretaritë të hapura, të ç’regjistrohen. Duhet patur kujdes për ata studentë që janë të regjistruar që të vërejnë kuotat e lira që janë për raundin tjetër që do të bëhen publike nga dita e nesërme në mëngjes për të bërë zgjidhjn e tyre.
Pas përfundimit të raundit të parë të regjistrimit në universitete, të gjithë maturantët, të cilët duan të kenë sërish mundësinë për të qenë pjesë e degës së tyre të preferuar, do duhet të konkurojnë në formularin A3. Jo vetëm kaq, por edhe maturantët që kanë përfunduar me sukses provimet e vjeshtës, do ta kenë sërish këtë mundësi më 15 shtator.
Sipas udhëzimit të ministrisë, aplikimi për kuotat e lira në raundin e dytë bëhet nga data 15-20 shtator, ndërsa pas pesë ditësh, më 25 shtator, të gjitha universitetet duhet të kenë shpallur fituesit. Ndryshe nga raundi i parë, këtë herë do të ketë jo shtatë, por pesë faza 48-orëshe që do të zgjasin nga data 27 shtator deri më 6 tetor. Ndërkohë do të ketë edhe një raund të tretë, do të plotësohen vendet bosh me regjistrimin e lirë të kandidatëve që aplikuan në raundin e dytë.
[:sq]

[:]