• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET lançon projektin e ri për turizmin në Shqipëri: Identifikimi i aftësive digjitale, të gjelbra dhe të buta për punonjësit e sektorit

  • Date September 27, 2024

“Aftësitë digjitale, të gjelbra dhe të buta për një turizëm të qëndrueshëm: Një vlerësim i nivelit aktual dhe të ardhshëm” është projekti më i ri i lançuar nga UET, në partneritet me AKSHI-n dhe ATA- HORECA. Nën drejtimin e rektores prof. dr. Drita Kruja, ky projekt synon të japë një kontribut të rëndësishëm për operatorët e turizmit, institucionet arsimore profesionale dhe të larta dhe t’i vijë në ndihmë qeverisë për hartimin e strategjisë kombëtare të turizmit.

U zgjodh pikërisht Dita Ndërkombëtare e Turizmit për të lançuar projektin e ri të UET, që i dedikohet studimit dhe evidentimit të aftësive që nevojiten për një turizëm të qëndrueshëm. Në fakt, turizmi është një sektor në zgjerim, i cili kontribuon fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, dhe jo vetëm. Sipas raportit të Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit (WTTC), gjatë vitit 2023 sektori i turizmit kontribuoi në PBB me 5.6 miliardë euro, 37% më shumë se në 2019, ndërsa përbën 25% të PBB totale. Po sipas këtyre gjetjeve, ky sektor krijoi 269 mijë vende të reja pune dhe që shkon sot në rreth 20% të punësimit total në Shqipëri.

Kjo rëndësi që ka sektori, nuk e bën atë imun dhe të paprekshëm përballë sfidave që has çdo fushë tjetër e shoqërisë njerëzore, ku kryesor mbetet digjitalizimi. Për t’iu përgjigjur kërkesave të reja, Universiteti Europian i Tiranës propozoi projektin “Aftësitë digjitale, të gjelbra dhe të buta për një turizëm të qëndrueshëm: Një vlerësim i nivelit aktual dhe të ardhshëm”, i cili synon vlerësimin dhe identifikim e aftësive dhe njohurive që i nevojiten fuqisë punëtore për të ndjekur ritmet e zhvillimeve botërore. Projekti vjen në kuadër të programeve kombëtare të kërkimit shkencor dhe do të bashkë financohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe ATA- HORECA (Shoqata e bizneseve private të të gjithë sektorëve të industrisë turistike në Shqipëri).

Për të prezantuar projektin Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit organizoi një takim me ekspertë të turizmit, ku u diskutuan disa nga sfidat e hasura në gjatë vitit 2024, u evidentuan problematika të reja dhe të mbartura, u propozuan ide për përmirësime.

Rektorja prof. dr. Drita Kruja, drejtuese e projektit, tha se qëllimi i këtij studimi është identifikimi dhe analizimi i nevojave aktuale dhe të ardhshme për punonjësit e sektorit, duke i paraprirë në këtë formë sfidave që na presin.

“Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e një fuqie punëtore të kualifikuar dhe të përgatitur që mund të përmbushë kërkesat e tregut të punës në një industri turistike që po ndryshon shpejt dhe të ndihmojë në nxitjen e turizmit të qëndrueshëm në vend”, u shpreh Kruja.

Projekti do të zgjasë 18 muaj dhe do të jetë i ndarë në disa faza, ku përfshihen kërkimi, mbledhja e informacionit në terren, takimet e herëpashershme me operatorët, analizimi i të dhënave, ndërtimi i policy paper etj. Nga gjetjet dhe konkluzionet e këtij projekti, do të jenë pikërisht bizneset e sektorit që do të përfitojnë të parët, pasi fuqia punëtore është aset dhe një garanci për vijueshmërinë e sipërmarrjes së tyre.

“Së pari do t’iu ofrojmë bizneseve të sektorit ato aftësi dhe njohuri që do iu duhen punonjësve në të ardhmen, në mënyrë që ata të drejtojnë dhe kanalizojnë trajnimet dhe specializimet në këto profile. Do t’iu tregojmë institucioneve arsimore profesionale dhe të arsimit të lartë se cilat janë nevojat për ndryshime në kurrikulat e tyre dhe sidomos trajnimet afatshkurtra”, shprehet prof. Kruja

Duke parashikuar trendet e ardhshme të nevojave që kërkon sektori i turizmit, projekti synon gjithashtu të nxisë bashkëpunimin ndërinstitucional midis aktorëve të ndryshëm, duke përfshirë sektorin publik, atë privat, dhe institucionet arsimore.

“Një kontribut tjetër do të jetë hartimi i një policy paper, i cili do ta ndihmojë qeverinë shqiptare në Strategjinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit, për vitet 2024-203”, thekson më tej Kruja.

Kërkimi dhe gjetjet nga projekti do të pasqyrohen në artikuj shkencorë që do të paraqesin gjithë problematikën e mbledhur nga terreni, e analizuar në perspektivën e tendencave të reja të zhvillimit. Do të ketë set rekomandimesh për përditësimin dhe zhvillimin e programeve të arsimimit dhe trajnimit që synojnë të adresojnë mungesat dhe të përgjigjen ndaj nevojave të identifikuara. Po ashtu, do të përgatitet një dokument strategjik që përmban hapat specifikë për zbatimin e rekomandimeve dhe strategjive të zhvillimit të aftësive në turizëm.

 

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

FORUMET UET/ Publicisti Migjen Kelmendi: Kthimi i rolit të Serbisë si lidere në rajon
September 27, 2024

Next post

Botim i ri i UET Press/ "Kadare, identiteti i keqkuptuar”, Ilir Yzeiri: Frëngjishtja e shpëtoi Ismail Kadarenë
September 27, 2024

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET