UET DSSH 2020/ Udhëtimi 30 vjeçar i demokracisë shqiptare
Në fund të muajit prill për të shtatin vit radhazi UET, zhvillon konferencën nëdërkombëtare shkencore, me fokus tranzicion shqiptarë të 30 viteve të saj 1990-2020.
Universiteti Europian i Tiranës edhe këtë vit hap thirrjen për edicionin e 7-të të Konferencës së Ditëve të Studimeve Shqiptare qe do mbahet ne Tiranë në 24-25 Prill 2020, e cila si cdo vit fokusin kryesor ka dijen dhe rolin që shoqëria ka në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm. Konferenca e Ditëve te Studimeve Shqiptare është një ndër aktivitetet shkencore më të praruara dhe më në zë të Universitetit Europian të Tiranes .Ajo synon të bashkojë sa më shumë studiues ndërkombëtar të koncentruar në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor të cilët do të shqyrtojnë dhe trajtojnë cështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Shqipëria dhe rajoni i saj. Konferenca bashkon studiues të politikës ,ekonomisë,sociologjisë,psikologji,financë,arsim, antropologji, IT, inxhinieri dhe arkitekturë për të diskutuar rolin formal mbi riformatimin e praktikave dhe institucioneve që ndikojnë sektorët jetik në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin. Krahas Konferencës Shkencore i bashkëngjitet edhe java ndërkombëtare e UET-it ku cdo vit marin pjesë mbi 50 profesor dhe studiues të huaj të universiteteve partnere ne Bashkimin Europian. Tematika që do trajtohet në Konferencën Shkencore që do të mbahet në fund të prillit e organizuar nga Universiteti Europian i Tiranes ka të bëjë me rrugëtimin 30-vjecar të demokracisë shqiptare dhe kontributin e një grupi individësh të cilët kanë drejtuar gjatë këtyre 3 dekadave Shqiprin,të cilët kanë dalë kryesisht nga profesorati i para vitetve 90.
Viti që vjen është pikërisht 30 vjetori i nisjes së tranzicionit ku UET në Ditët e Studimeve Shqiptare e cila është një konferencë e përvitshme ndërkombëtare shkencore, ka zgjedhur pikërisht këtë çështje “Demokracia e Profesorëve”. Kontributi politik dhe vendimmarrës i profesorëve në 30 vite tranzicion është i madh. Duke filluar që nga i ndjeri Profesor Pashko, ish Kryeministri Berisha, ish Kryeministri Aleksandër Meksi, ju vet keni qenë profesor, ish presidenti Rexhep Mejdani ish kryeministri Fatos Nano, deri tek Kryeministri i sotëm Edi Rama që ka qenë profesor i akademisë së arteve në atë kohë. Duke mare parasysh tematiken ne Konferencen Shkencore dyditore dite e Studimeve Shqipetare,Universiteti Europian i tiranes ka zgjedhur si foles kryesor ne kete conference ish-kryeministrin dhe profesorin Aleksander Meksin, i cili ka qene kryeministri i parë në rrugëtimin 30 vjecar të demokracisë shqiptare ku Partia Demokratike doli fituese nga zgjedhjet e vitit 1992.
6 vitet e Ditëve të Studimeve Shqiptare
Tashmë e kthyer në traditë Universiteti Europian i Tiranës prej 7 ka zhvilluar konferncën shkencore ndërkombëtare e cila ka në fokus Shqipërinë si objekt studimi ku kanë kanë marrë pjesë më shumë se 750 studius të huaj dhe shqiptarë.
DSSH 2014: Të rimendojmë zhvillimimn dhe integrimin
Kjo ishte një temë që sillte disa shqetësime dhe sfida të botës universitare akademike dhe atë çka shoqëria kërkon dhe pret nga universitetet sot. Dhe jo rastësisht shumica e mendimeve konvertonte me çështje të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë. E konceptuam ta rimendojmë zhvillimin e integrimin edhe për një arsye konceptuale; nuk është statike, e zgjidhur përgjithmonë, por një periudhë disavjeçare del në skenë dhe kërkon një përgjigje”.
DSSH 2015: Tranzicioni shqiptar në optikën e studiuesve të huaj
25 vite nga fillimet e tranzicionit shqiptar, Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi konferencën shkencore dy ditore si e kanë parë studiuesit e huaj vitet e tranzicionit shqiptar, arritjet dhe sfidat për përmisimin e demokracisë në vend.
DSSH 2016: Shqipëria si objekt studimi: Ekonomia, politika, zhvillimi social, e ardhmja
Me temë “Shqipëria si objekt studimi: Ekonomia, politika, zhvillimi social, e ardhmja”, Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi në datat 29-30 prill, Ditët e Studimeve Shqiptare, për të tretin vit radhazi. Risia në këtë event ishin akademikët shqiptarë nga diaspora, ata që kanë ndërtuar një karrierë akademike në universitetet më prestigjioze kontinentale dhe anglo-saksone
DSSH 2017: Rimodelimi i reformave për një model të ri të rritjes ekonomike, studimi i Shqipërisë
“Rimodelimin e reformave për një model të ri të rritjes ekonomike-studimi i Shqipërisë – ekonomia, politika, zhvillimi social, perspektiva e të ardhmes”, ishte tema e zgjedhur për Konferencën Ndërkombëtare e cila do të vijojë edhe të shtunën në panele të ndryshme studiuesish nga universitetet më të mira në Europë, Ballkan dhe vendas. E kthyer në traditë kjo konferencë mbahet në vitin e 4-ët radhazi dhe kishte folës kryesor Reinhard Priebe, ish-drejtor i Komisionit Europian, një njohës i Ballkanit dhe i Shqipërisë dhe Milva Ekonomin, ministre e Zhvillimit Ekonomik.
DSSH 2018: Shteti si rregullator apo ofrues në të mirat dhe shërbimet publike
Tema e këtij viti përkon me një dilemë të madhe që has vendi në fazën e ndërtimin të kapitalizmit, zhvillimit të demokracisë dhe zhvillimit të vendit në tërësi pasi analizon raportet mes shtetit dhe tregut sa u përket të mirave dhe shërbimeve publike. “Kudo, nga reformat e mëdha strukturore deri te reformat më të thjeshta gjendemi në këtë dilemë, qoftë për traditën shumë etatiste me të cilën kemi ardhur deri tani, qoftë edhe me përvojat shumë pozitive sa i përket rolit të tregut lirisë ekonomike dhe rolit të aktorëve ekonomikë të lirë, pa trysni, pa planifikim dhe centralizim
DSSH 2019: Shoqëria e dijes: gjetjet dhe zgjidhjet”
Nisur nga një perspektivë e tillë e realitetit, janë një sërë pyetjesh që shtrohen dhe që kanë nevojë për një përgjigje. Si mund t’u përgjigjen institucionet krizave të reja sociale që kanë të bëjnë me ndasitë? Si mundet programet e kërkimit tashmë të themeluara, të studiojnë këto ndodhi? Po aq e rëndësishme është pyetja se si mund të zhvillojmë qasje ndërdisiplinore duke studiuar këto ngjarje komplekse në lidhje me shkencat sociale, humane, ekonomike, arkitekturore, shëndetësore dhe teknologjike? Të gjitha këto pyetje janë subjekt i reflektimeve intensive, debateve dhe reformave në shumicën e vendeve duke përfshirë edhe Shqipërinë. Në kuadër të shtrimit dhe trajtimit të këtyre pikëpyetjeve, Universiteti Europian i Tiranës organizon Konferencën Shkencore “Ditët e Studimeve Shqiptare”, e cila do të mbahet në datat 12-13 prill 2019, me temë “The knoëledge society: Diagnostics and Prognoses.