• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET Arts Festival 2019/ Studentët e Arteve të Aplikuara në skenë

  • Date September 14, 2019

UET Arts Festival 2019/ Studentët e Arteve të Aplikuara në skenë

Studentët e sapo regjistruar në kanto dhe instrumente, si violinë e kitarë, performuan përpara audiencës së pranishmëve, të cilët krahas kësaj shijuan edhe aktrimin e studentëve të Arteve Skenike, si dhe mundën të ndiqnin ekspozitën me punët e studentëve të Arteve Pamore.

Elda Dedja

Artet në UET zënë fill herët, që me programin e studimit në Komunikim Dizajn, strehuar në Departamentin e Komunikimit dhe të Marrëdhënieve Publike, i cili tanimë vjen i ristrukturuar në Departamentin Shkencave Humane dhe Komunikimit. Reforma që shndërroi Universitetin Europian të Tiranës në një universitet të madh e gjithëpërfshirës, mundësoi që duke filluar nga viti i kaluar të gjithë maturantët e talentuar në arte të gjejnë hapësirën e tyre për të shndërruar pasionin në profesion.

15 bursa talenti në UET Arts Festival
Artet Pamore, Artet Skenike dhe Artet Muzikore, secila prej tyre me profilet përkatëse janë tashmë mundësi zgjedhje në të dyja ciklet e studimit, Bachelor dhe Master. Gjithashtu maturantët mund të zgjedhin “Dizajn dhe Modë” një diplomë profesionale dyvjeçare. Aktrim, regji, koreografi, skenografi, trashëgimi kulturore, pikturë, grafikë-dizajn, multimedia, piano, kanto, harqe, kitarë, kompozicion, cilido qoftë interesi apo pasioni, UET ‘polivalent’ i ofron të gjithë hapësirën e nevojshme një studenti për t’u formuar nga ana akademike. Vlen për t’u theksuar mbështetja e universitetit, i cili ofron bursa të plota dhe gjysmë bursa për të gjithë ata studentë që plotësojnë kriteret e paracaktuara dhe duan të ndjekin një prej këtyre degëve. Ditën e enjte 15 studentë të talentuar nga të trija programet e studimit u vlerësuan nga UET me bursë talenti, për vitin akademik 2019-2020. Këto bursa u akorduan përgjatë UET Arts Festival, në të cilin studentët e sapo regjistruar në kanto dhe instrumente, si violinë e kitarë, performuan përpara audiencës së pranishmëve, të cilët krahas kësaj shijuan edhe aktrimin e studentëve të Arteve Skenike, si dhe mundën të ndiqnin ekspozitën me punët e studentëve të Arteve Pamore. Këta të fundit prezantuan jo vetëm punime të teknikave të ndryshme si vaj apo grafika artistike, por edhe video-art të realizuara përgjatë vitit të kaluar akademik.

Tradita e Arteve në UET

UET është universiteti i parë privat i cili ka themeluar një Departament të Arteve të Aplikuara. Krijimi i një Departamenti Artesh nënkupton mundësinë e ek­splorimit të territoreve të reja të artit nga studentët e UET si dhe shtimin e ndërveprimeve me komunitetin e artistëve dhe të krijuesve në vend dhe përtej. Gama e zgjeruar e programeve studimore, dhe në veçanti pasurimi me degët e arteve erdhi si përgjigje ndaj kërkesave dhe sfidave të kohës, ndërkohë që nevojat e tregut për të përthithur kapacitete krijuese, interpretuese dhe mendimin kritik janë dhe mbeten të mëdha. Kundrejt modeleve më të njohura me të cilat operojnë edhe pjesa më e njohur e universiteteve europianeve, UET po përmbush një vakum të krijuar ndër vite, jo vetëm duke i përgatitur në aspektin akademik studentët që studiojnë në këtë departament, por edhe duke i përfshirë në projekte specifike në sintoni dhe koherencë të plotë me kërkesat dhe fizionominë që shpalos sot tregu i punës në Shqipëri. Në këtë kuadër, vëmendja që i është kushtuar artit në UET fillon që me zhvillimin e ekspozitave, Kolonisë së Artit ku maturantët për tri ditë punojnë veprat e tyre artistike në fushën e artit pamor nën mentorimin e tri mjeshtrave artistë, krijimin e UET Band, zhvillimin e performancave të studentëve nga artet Muzikore dhe Skenike etj. Sigurisht vëmendja fokusohet edhe tek krijimi i sa më tepër hapësirave në lidhje me punësimin, duke marrë parasysh që artet e aplikuara janë sot për sot ndër profesionet më të kërkuara në treg, ku UET ndërton në mënyrë të vazhdueshme mundësi dhe ura bashkëpunimi me sipërmarrjet më të mëdha në vend, nëpërmjet Panaireve të Punës.
Ndërkohë që këto evente janë kthyer tashmë një traditë e konsoliduar, UET Arts Festival, është sfida e radhës në këtë drejtim. Përkushtimi i studentëve të sapo-regjistruar në arte Muzikore, Skenike dhe Pamore, si dhe i trupës së pedagogëve, dhuroi për audiencën një performacë mbresëlënëse. Për këtë përvojë flasin vetë disa prej studentëve pjesëmarrës.

Erigena Begolli, ja përse zgjodha Kanton në UET

18 vjeçarja që magjepsi me zërin e saj audiencën e UET do të fillojë këtë vit akademik studimet e saj në degën Kanto. Edhe përse mësimi nuk ka nisur ende, pasioni dhe angazhimi i saj bënë që ajo të merrte pjesë në UET Arts Festival nën mentorimin e pedagogëve të saj të ardhshëm.
“Për aq sa i kam njohur deri më tani, pedagogët janë miqsorë dhe të komunikueshëm, si dhe ka emra për të cilën ndjehem e nderuar që do të jenë lektorët e mi. Ambienti më pëlqen shumë, pasi janë edhe kushtet që e bëjnë një universitet të mirë. Padyshim edhe hapësira e gjerë për aktivizim është mundësia më e mirë, për të gjithë ne. Deri më tani jam e kënaqur me zgjedhjen time”, thotë Erigena e cila është vlerësuar edhe me bursën e Talentit nga Universitetin Europian të Tiranës.
Begolli merret me muzikë që prej moshës 6 vjeçare, ka fituar një sërë çmimesh në konkurse të ndryshme në vend.

Rebeka Cenolli, zgjodha UET përshkak të risive

Performaca e Rebekes tërhoqi vëmendjen e shumëkujt për melodinë e ëmbël që tingujt e kitarës së saj krijuan. Ky instrument ka qenë pjesë e pandarë e jetës së saj që në fëmijëri.
“Kam nisur të mësoj kitarë që në moshën 10 vjeçare. Mora vendimin të studioj në Liceun Artistik për këtë instrument. Kur erdhi momenti për të zgjedhur se çfarë do të studioja në universitet vendosa të investoj sërish në arte, sepse janë një shtysë shumë e bukur, kulturë. Besoj që vendi unë ka nevojë për më shumë artistë”, shprehet Rebeka Cenolli e cila thotë se UET e ka zgjedhur përshkak të risive që sjell.
“UET e preferova përshkak se siç kam dëgjuar edhe nga miqtë e mi, këtu ka një jetë studentore shumë të larmishme, me shumë hapësirë për aktivizim.”

Eniela Hasani, UET Arts Festival është fillimi i një promovimi

Violinistja Eniela Hasani, ka studiuar që nga mosha 4 vjeçare për këtë instrument. Ajo është vlerësuar me një sërë çmimesh në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, është bërë pjesë e Orkestrës Rinore Shqiptare, Orkestrës Europiane të Italisë, si dhe ka performuar në shumë koncerte.
“UET Arts Festival është një iniciativë shumë e mirë. Kur më kanë treguar që në UET do kesh aktivitete të shumta, ishte për mua një lajm shumë i mirë sepse mendoj që për dikë në vit të parë, përfshirë edhe mua që kam kaluar tashmë disa eksperienca në skenë, është fillimi i një promovimi shumë të vlefshëm në këtë stad të ri të jetës”, tregon Eniela. Për talentin dhe arritjet e saj mbresëlënës, UET e ka vlerësuar me bursë Talenti.

Françeska Shtalbi, të guxosh të ndjekësh pasionin

Françeska Shtalbi është regjistruar këtë vit të ri akademik për degën Kanto. Dashuria e saj për kanton ka filluar që herët, por arsimimi në këtë fushë, vetëm vitet e fundit.
“Kur mbarova 9-vjeçaren, prindërit e mi nuk ishin dakort që unë të studioja në Liceun Artistik pavarësisht se e dinin që unë kisha talent për muzikë. Por për habinë time, ka qënë pikërisht babi i cili më regjistroi ‘fshehurazi’ dhe më surprizoi. U lumturova shumë dhe gjatë katër viteve kam mësuar shumë, për të arritur këtu”, tregon Françeska.

Kristiana Nushi, UET trend akademik dhe social

E regjistruar për Arte Skenike, profili Regji, studentja e re e UET Kristiana Nushi, interpretoi dy poezi të fuqishme në mesazh për publikun e UET Arts Festival, me një performacë po aq të fuqishme. Tregon se pasioni i saj për regjinë daton që herët dhe se çdo vit që kalonte, kureshtja e saj për realizimin e filmave shtohej.
“Regjia është pasioni im, dhe zgjodha që këtë pasion ta shndërroj në profesion. Githnjë kam qenë kureshtare teksa shihja filmat të shfaqeshin në ekran, mbi mënyrën se si janë realizuar. Kur mësova se ky program ishte hapur në UET, vendosa pa asnjë dyshim ta zgjedh sepse sot për sot ky universitet është trend si në aspektin akademik, ashtu edhe atë social”, thotë Kristiana, fituese e bursës se Talentit për vitin akademik 2019-2020

  • Share:
admin

Previous post

25 gazetarë në projektin studimor të Institutit Pashko
September 14, 2019

Next post

Belina Budini, Dekania e Humaniteteve, mes UET dhe Oxford
September 14, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET