• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET Alumni/Profil: Erjola Lami: Të kesh sukses ne tregun e punës kërkon vendosmëri dhe guxim

  • Date October 1, 2018

“Mbaj mend ditën time të parë në universitet, e vogël përballë një universiteti të madh e të zhurmshëm. Ndihesha e përhumbur derisa dikush nga stafi erdhi dhe më pyeti nëse kisha nevojë për ndihmë. Ishte një nga personat përgjegjës për orientimin e studentëve. Më mori dhe më drejtoi drejt sallës ku disa nga drejtuesit po shpjegonin se si funksiononte procesi mesimor, por jo vetëm. Kjo ishte diçka e vogël që nuk prisja ta gjeja aty, por më bëri të ndjehem sikur i përkas atij vendi…”, kështu shprehet Erjola Lami, kur kujton ditën e saj të parë të universitetit.
Sot është një profesioniste, për të cilën dilemat e dikurshme dhe pasiguritë e moshës, janë shndërruar në suksese të njëpasnjëshme në karrirë. Erjola, ish-studente e UET, e diplomuar në ciklin Bachelor për Drejtësi, dhe ciklin Master për “E drejtë private dhe biznesi”, është një avokate e lincesuar dhe punon për studion e saj të Avokatisë. Si një nxënëse shumë e mirë, Erjola kishte aspirata të larta për veten dhe objektiva të cilat mund t’i përmbushte vetëm nëse do të ndiqte një arsim cilësor, ndaj ajo tregon se dilemat për të zgjedhur universitetin e kanë munduar jo pak.
“Duke qenë koshiente për rëndësinë e studimeve m’u desh realisht shumë kohë të vendosja për universitetin në të cilin do të studioja. Vij nga një familje arsimdashëse ndaj për ta ishte e rëndësishme që unë të studioja në një universitet cilësor. Zgjedhja për të studiuar në UET erdhi pasi kasha marrë informacion të përgjithshëm lidhur me universitetin dhe mënyrën e funksionimit të tij”, tregon ajo.
Zgjedhja rezultoi e suksesshme për Erjonën e cila e vlerëson përgatitjen në Universitetin Europian të Tiranës si një faktor kyç në krijimin e karrierës së suksesshme që ka sot.
“Tashmë si e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Juridike në Bachelor dhe Master Shkencor, mund të them që të dy nivelet e studimit janë mëse të asimilueshme nga studentët. Nga sa më lart, në këndvështrimin tim, UET harmonizon më së miri ato që një studenti i duhen. Studimet në një nivel teorik dhe atë praktik, këshillimin e karrierës dhe orientimin në tregun e punës. Sa i përket lëndëve që e përbëjnë programin, ato jo vetëm janë të rëndësishme në formimin e përgjithshëm, por gjithashtu mënyra se si pedagogët i zhvillojnë këto lëndë dhe mënyra se si ata i trajtojnë studentët e përbëjnë të gjithë procesin tejet rezultativ. Konkretisht, në studimet e mia kam hasur lëndë të një shkalle vështirësie mbi mesataren, por bashkëpunimi me pedagogët i ka bërë ato lehtësisht të përvetësueshme.”
Për të rinjtë zgjedhja e një universiteti dhe një dege që do të shndërrohet në profesionin e tyre në të ardhmen, është një nga shqetësimet më madhore përshkak të rëndësisë që ka kjo vendimmarrje. Analiza e tyre shtrihet shpesh jo vetëm në kuptimin e pasioneve personale por edhe hapësirave që tregu ofron për t’i shndërruar këto pasione në karrierë frytdhënese. Edhe më tej, në statusin e studentit, dilemat e punësimit vazhdojnë.
Erjola Lami, sot e sigurtë në rrugën që ndjek, thotë se tilla shqetësime tejkalohen me guxim dhe këmbëngulje.
“Padiskutim që vështirësia më e madhe për një student është kalimi nga auditorët e universitetit në tregun e punës. Një periudhë kjo që kërkon angazhim maksimal dhe përkrahjen e duhur. Tentativat e para përgjithësisht janë të dështuara, nuk mund të mendojmë se tregu i punës mezi pret për ne, sikurse është gabim të mendojmë se nuk ka vend për ne. Realiteti është ndryshe. Duhet vendosmëri dhe guxim, duhen bashkëpunëtorë dhe orientim. Personalisht formimi që kam marr në UET më ka ndihmuar të depërtoj në tregun e punës, pasi kur ke njohuritë e duhura teorike dhe praktike, të bën të kesh vetëbesim dhe të mos stepesh përballë refuzimeve të para. Ndërkohë që fakti që UET ofron praktikën si lëndë mësimore, më njohu me individë brenda sistemit të cilët potencialisht mund të jenë punëdhënës”, shprehet ajo.
Pikërisht dinamikave të tregut të punës, Erjola thotë se UET i përgjigjet më së miri me përshtatjen koherente të kurrikulave dhe literaturës.
“Tregu i punës është dinamik dhe UET deri diku eshtë po aq dinamik. Nga viti në vit ka patur përshtatje  dhe përmirësim të programeve të studimit pikërisht përshkak të kërkesave të tregut.”
Teksa risjell në mendje eksperiencën e saj dhe universitetin në të cilin investoi 5 vite përkushtim dhe fitoi 5 vite dije, Erjola tregon se çdo moment që përbën këtë eksperiencë duhet vlerësuar.
“Unë futem tek ata student që kam dëgjuar me vëmendje dhe përqëndrim maksimal gjithçka që pedagogët ofronin, ndaj ky fakt m’i ka bërë më të bukura dhe më të lehta studimet. E them me krenari që kam marrë maksimumin përsa lidhet me studimet, por nëse do më jepej mundësia të rinisja nga e para studimet do të ndryshoja qasjen time ndaj mundësive që universiteti ofron. Në UET nuk duhet humbur asgjë. Çdo organizim i tillë si leksione të hapura, intervista me personazhe publike, diskutime apo ‘debate’ me pedagogët, aktivitete të profileve të ndryshme, janë vlerë e shtuar për studentët edhe pse unë e përqëndruar tek studimet nuk i kam vlerësuar aq sa do doja”, tregon ajo me ‘pendesën’ se do të kishte dashur të ishte bërë pjesë edhe më tepër e jetës studentore të UET.
Ndërkohë që tanimë flet në statusin e një studenti ALUMNI, Erjola u këshillon të rinjve që janë në dilemë për të zgjedhur universitetin ku duan të studiojnë si dhe studentëve aktualë, që të mos dorëzohen përpara vështirësive që hasin në tregun e punës.
“UET ofron më shumë se sa thjesht programe të mira studimi apo pedagogë të kualifikuar. UET ofron aktivitete të larmishme që u mundësojnë studentëve që përveçse të zgjerojnë diapazonin edhe të krijojnë kontakte të vlefshme. Studentët duhe të kapin çdo mundësi, duhet të mos ngurojnë të pyesin apo të përgjigjen, qoftë edhe gabim. Ashtu sikurse shpesh dëgjojmë, nga gabimi realisht mëson. Do sugjeroja çdo student që të mos dorëzohej përpara vështirësive që hasin në tentativat e para për punë. Asgjë nuk është aq e vështirë sa duket. Çdo gjë e vështirë përbëhet nga gjërat e thjeshta.”

  • Share:
admin

Previous post

Ja çfarë mund të gjejë një student në UET
October 1, 2018

Next post

Forumet UET, Fidel Ylli: Rama më bindi t’i futem politikës duke më cituar kyeministrin spanjoll
October 4, 2018

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET