• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Trajnimi në UET: Artet sot, si të shndërrosh pasionin në profesion[:]

  • Date June 28, 2019

[:en]

Trajnimi në UET: Artet sot, si të shndërrosh pasionin në profesion

Elda Dedja

Është zhvilluar në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës trajnimi me temë “Edukimi artistik dhe menaxhimi i karrierës në art”, ku të pranishëm ishin drejtues dhe mësues të shkollave artistike, publike e private në vend

Bota ndodhet në një moment të ri, ku teknologjia avancon me hapa të shpejtë e bashkë me të vijnë ndryshime të mëdha në ekonomi, kulturë dhe jetën politike në mbarë globin. Globalizmi ka ndërlidhur vendet me njëra-tjetrën dhe kjo ka bërë që konkurrenca, por edhe inovacioni, të shkojnë krah për krah. Pa dyshim që një nga sektorët më të ndikuar në këtë aspekt, është ai i industrisë kreative, që ka të bëjë me shumësinë e disiplinave të artit dhe artit të aplikuar dhe që është në një dinamikë të vazhdueshme zhvillimi. Ndër të tjera zhvillimi i internetit dhe lidhja e tij e pashmangshme me përditshmërinë tonë kanë bërë që sipërmarrjet të kenë nevojë për individë kreativë në mendim, por edhe në prodhim, për të zgjidhur problemet, por edhe për t’i ndihmuar të angazhohen me audiencën, e cila sot “frymon” në teknologji. Rrëfimi i historisë dhe krijimi i autenticitetit janë kryefjalë për organizatat në mbarë botën dhe pikërisht komunikimi dhe industritë kreative janë ato të cilat falë mediave digjitale, teknologjisë celulare apo inteligjencës artificiale, kanë ndikimin më të madh në krijimin, publikimin dhe menaxhimin e përmbajtjes.

Artisti në karrierë

Në kushtet kur një industri e tillë evoluon me një dinamikë të pandalshme dhe ku sot, më shumë se kurrë, tregu krijon hapësira të reja për punësimin e individëve kreativë, lind nevoja për rikonceptimin e edukimit në arte dhe arte të aplikuara. Kjo është një sfidë që i takon sistemit arsimor në përgjithësi. Në këtë situatë, veçanërisht për arsimin e lartë, lind detyra e vështirë e menaxhimit të talenteve të reja, me qëllim pajisjen me aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për të pasur një karrierë dhe të ardhura të sigurta, përkundrejt imazhit të deritanishëm të artistit “të vuajtur” dhe “të humbur” në tregun e punës. Cilët janë hapat e mëtejshëm të edukimit artistik të maturantëve dhe cilët janë, në epokën e sotme, disa instrumente që zhvillimi i karrierës artistike të bëhet në mënyrë sa më eficiente, në momentin e ri të menaxhimit, ekonomisë së tregut, të zhvillimit të teknologjisë etj.? Si munden mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve arsimore artistike të ushqejnë cilësisht dëshirën e të rinjve për të mësuar aftësi të reja artistike, të cilat shkojnë përkrah me zhvillimet e shpejta? Cilat do të ishin mënyrat më të mira për të orientuar të rinjtë, në zbulimin e pikave të forta e njëkohësisht në rrugëtimin e tyre për përsosjen e mjeshtërive artistike, në funksion të një karriere produktive? Ishin këto disa prej çështjeve të trajtuara në trajnimin e zhvilluar në Universitetin Europian të Tiranës, me temë “Edukimi artistik dhe menaxhimi i karrierës në art”, ku të pranishëm ishin drejtues dhe mësues të shkollave artistike publike e private për të diskutuar, ndër të tjera, mbi këto sfida të reja që paraqiten për sistemin arsimor në vend, në një tryezë të përbashkët me drejtues të UET, si dhe Departamentit të Arteve të Aplikuara pranë këtij universiteti.
Në mënyrë që një artist të ketë sukses në të ardhmen e tij profesionale, është e rëndësishme që krahas formimit në mjeshtëritë artistike të marrë një formim cilësor edhe në aftësi si vetëmenaxhimi, që nga mënyra se si mund të krijojnë një kontakt apo rrjet kontaktesh, si të komunikojnë, të jenë të aftë të lidhin kontrata apo të hartojnë projekte karriere etj.

Artet e Aplikuara në UET

Duke konsideruar të gjitha këto sfida të reja, Departamenti i Arteve të Aplikuara në UET, që ka nisur punën e tij në vitin akademik 2018 – 2019, ka konceptuar një qasje krejtësisht inovatore kundrejt profesioneve artistike, shfaqur kjo në ofertën akademike dhe kurrikulat e ofruara. Nisur nga filozofia e universiteteve anglosaksone që e konsideron artin në universitet si më tepër sesa thjesht formim në mjeshtëri artistike, UET ka konceptuar për studentët programe të atilla që në përfundim të diplomimit, studenti të jetë i aftë që jo vetëm të ndërtojë dhe menaxhojë karrierën e tij, por edhe të jetë mjaftueshëm “fleksibël” për të avancuar studimet e larta edhe në fusha të tjera që lidhen me interesat e tij.
Në këtë këndvështrim, Artet Pamore, Artet Skenike dhe ato Muzikore, secila me profilet përkatëse, në ciklin Bachelor dhe atë Master, edukojnë studentët edhe përtej kuadrit të mjeshtërisë artistike. Risi është edhe atashimi i një mentori për secilin student në varësi të profilit të përzgjedhur. Iniciativës që UET ka ndërmarrë për një efekt pionier në edukimin artistik, i janë bashkëngjitur një sërë emrash të njohur, pedagogë-artistë me përvojë të gjatë dhe të spikatur në skenat artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët do të jenë mentorët në fjalë. Gjithashtu elementi ndërdisiplinaritet që karakterizon UET-in e dekadës së dytë, është një tjetër faktor përcaktues për formimin e artistëve të rinj, pasi duke qenë pjesë e një universiteti të madh ata “përthithin” dije nga fusha të ndryshme, të cilat ndërthuren më së miri në tregun dinamik të punës. Në këtë mënyrë synohet që diploma e fituar të jetë një “mjet” për të avancuar më tej talentin individual dhe për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme, në një industri që zhvillohet me hapa të shpejtë dhe krijon dita-ditës hapësira të reja për punësim. Njëkohësisht në këtë universitet, në vazhdën e kësaj filozofie të shndërrimit të pasionit në profesion, ofrohet edhe një diplomë profesionale për Dizajn të Aplikuar dhe Modë.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Bursa “Kadare” në UET, mbështetja për artistët e rinj[:]
June 28, 2019

Next post

[:en]Bursa të plota për studentët e UET në Mälardalen University Sweden[:]
June 29, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET