• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Studentët prezantojnë asistentin ligjor, platforma që të përball me ligjin

  • Date February 7, 2025

Uf…prapë ligje, programim, kode… Sa herë keni thënë kështu para prezantimit të një detyre kursi apo një projekti me terminologji juridike apo informatike. Me mërzinë më të madhe keni tërhequr këmbët zvarrë deri te auditori, jeni përhumbur në telefon e reels-e dhe keni pritur deri sa e gjitha të mbarojë për të dhënë duartrokitjet e rastit. Kjo sepse ende s’keni qenë në prezantimin e duhur, me njerëzit e duhur, që e bëjnë ligjin dhe kodimin gjënë më të thjeshtë në botë.

Po, po! Me fantazi dhe kreativitet, edhe prezantimi më i mërzitshëm mund të duket më interesanti duke dëshiruar që ai të zgjasë më shumë. Një metodë të tillë kreative, novatore për auditorët, sollën studentët e vitit të tretë bachelor për Informatikë Ekonomike dhe Business Informatics në Universitetin Europian të Tiranës, duke dëshmuar se bashkimi bën fuqinë kur mbizotëron fryma pozitive.

Plot shtatëmbëdhjetë studentë: Adela Ndou, Albi Xhaho, Estel Caca, Oli Gjoka, Marin Gjini, Mateo Nushi, Mateo Torra, Kris Jenishaj, Ensild Hallanjaku, Henerik Lupi, Elion Musabelliu, Armir Smajlaj, Elfat Memaj, Rei Semanaj, Ornela Myrtaj, Jurgen Rade, Geraldo Beqari, koordinuan punët dhe dha secili më të mirën prej vetes për të ndërtuar platformën asiligj.com.

E mbështetur në Inteligjencën Artificiale, ky chatbox funksionon si një asistent ligjor, duke iu dhënë informacion mbi kuadrin ligjor në Shqipëri, vendimet apo udhëzimet në të gjitha sferat e shoqërisë. Platforma u ndërtua në kuadër të lëndës E-Services, nën udhëheqjen e pedagogut Msc. Mikel Qafa.

“E nisëm këtë projekt me idenë për të bërë diçka për administratën, por duke u përpjekur të përgjigjemi pyetjeve kuptuam se ka shumë mungesa sa i përket kuadrit ligjor. Ishte e vështirë për të gjetur. Menduam që të përdorim AI për ndërtimin e një sistemi të përdorshëm nga kushdo, pavarësisht nga njohuritë që ka, ekspert apo fillestar”, theksoi Qafa. Ai u shpreh krenar për faktin që studentët ndërlidhën praktikën me teorinë për të sjellë një gjë mjaft të vlefshme në jetën e përditshme.

Përtej funksionit mjaft të dobishëm të platformës asiligj.com, tërhoqi vëmendjen mënyra se si studentët e paraqitën para pedagogëve dhe kolegëve të tyre.

Prezantimi nisi me një pyetësor nga Estel Caca, e cila testoi njohuritë ligjore të të pranishmëve në auditor. Më tej, përmes një bashkëbisedimi, Adela Ndou dhe Marin Gjini, në pak minuta zbërthyen arsyet pse sollën këtë platformë, çfarë kuadri ligjor gjejnë aty dhe si funksionon ajo.

Dhe për të treguar se sa e dobishme dhe “shpëtimtare” mund të jetë kjo platformë, studentët shpërfaqën aftësitë e tyre në kinematografi, duke sjellë një xhirim të shkurtër kur përballesh me policinë në timon dhe i shpëton gjobës për shkak se ke marrë informacionin e duhur nga platforma online.

Për detajet teknike të ndërtimit të kësaj platforme Ensild Hallanjaku zbuloi të gjithë elementët e përdoruar dhe se çfarë e diferencon atë nga ChatGPT. Në fund të prezantimit u sollën sekuenca filmike nga gjithë procesi i punës, duke dëshmuar kështu se kur disa mendje dhe talente bëhen bashkë, mund të sjellin produkte më cilësore sesa mund t’i bëjë një e vetme.

E kudondodhur sa herë ka aktivitete, projekte e ide novatore nga studentët, dekania e Fakultetit të Inxhinierisë Informatikës dhe Arkitekturës, prof. asoc. dr. Teuta Xhindi nuk i fshehu emocionet.
“Nëse ka arsye që vijoj këtë profesion, janë pikërisht këta studentë. Është tipologjia e studentit me të cilët ballafaqohem sot. Ju jeni motivi pse ne e bëjmë këtë punë me shumë pasion, me shumë dashuri. Kam shumë emocione, që kur u futa deri te fundi i prezantimit.”

Duke iu drejtuar studentëve, prof. Xhindi tha: “Ju doni thjesht një motiv, ju doni një nxitje, një shtytje dhe kjo na takon neve”. Më tej ajo theksoi se po diskutohet që të futet në këto programe studimi një lëndë me njohuri ligjore sa i përket çështjeve teknike të informatikës.

Përgjegjësja e Departamentit të Teknologjisë dhe Informatikës, dr. Ardiana Topi i përgëzoi studentët për punën fantastike dhe frymën e ekipit të dëshmuar në të gjithë procesin.

“Më keni lënë pa fjalë. Në semestrin tjetër, me dëshirën tuaj, do të doja shumë që si ekip të vini të bëni një demonstrim te grupet e tjera për të treguar si punohet në grup. Ku ka më mirë se të ndajmë eksperiencat tona, në një nga orët e seminareve te vitet e para, sepse ata dua t’i motivoj më shumë.”

Ajo ofroi ndihmën dhe eksperiencën e saj në sistemin ligjor për të gjithë studentët që duan të zhvillojnë më tej thellime në këtë fushë me punimet e tyre të diplomave.

“Nëse bëni specifikim të ligjeve, qartësim dhe analizë të tyre, kjo platformë do të jetë shumë e përdorshme në zyrat e avokatisë, në zyrat e asistencës ligjore. Gjithë sistemi gjyqësor do ta gjejë mjaft të përdorshëm”, tha pedagogia.

Dr. Topi specifikoi se ky sistem mund të ndërtohet për segmente të caktuara të kuadrit ligjor shqiptar, por pse jo edhe për sistemin ligjor të Bashkimit Europian që do të shkrihet me atë të vendit tonë, kur ai të bëhet anëtar i unionit.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET prezanton nismën për themelimin e Urdhrit të Profesionistëve të Fitnesit në Shqipëri
February 7, 2025

Next post

Pas projekteve disavjeçare, UET thellon bashkëpunimin me universitetin holandez Saxion
February 14, 2025

You may also like

vlcsnap-2025-07-25-10h23m12s329
UET aplikon në The Ranking- si dhe përse universitetet shqiptare duhet të rankohen globalisht
25 July, 2025
-900-0-1752754427xhha-0222jpg-540
FOTO/ 6 studentë, 6 histori njerëzore nga ceremonia e diplomimit UET 2025
24 July, 2025
-900-0-1752231099xrudi0825jpg-152
Diplomohet brezi i 17-të në UET, 451 studentë finalizojnë studimet në ciklin bachelor
11 July, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy