• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Studentët e Arteve Pamore çelin ekspozitën e parë në COD

  • Date March 6, 2025

Të frymëzuar nga natyra, nga krijesat magjike të botës ujore, nga street style apo stili barok. Elementë të prekshëm të realitetit, kombinuar me imagjinatën dhe fantazinë, përkthyer të gjitha në punime konkrete, skica ngjyra, prerje dhe forma elegante. Të gjitha erdhën në një ekspozitë të veçantë nga studentët e Arteve Pamore të Universitetit Europian të Tiranës nën titullin “Pikëpamje dhe prapaskena – Eleganca e modës ne vizatime”, e shfaqur në bibliotekën e Qendrës për Hapje dhe Dialog.

Kjo ishte ekspozita e parë të studentëve të vitit të tretë bachelor jashtë aulave të universitetit, duke shënuar përballjen me syrin e profesionistëve të industrisë se modës dhe publikut të thjeshtë. Nën drejtimin e pedagogut Msc. Eris Tare u ekspozitën rreth 150 skica veshjesh të realizuara nga studentët: Sibora Mestani, Sonja Berberi, Melisa Jamaku, Luisida Male, Denis Liçaj, Leonora Çallaku, Hosea Mitrollari, Elisabetta Nishi dhe Klarisa Vargo.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, prof. asoc. dr. Belina Budini tha se ky aktivitet i mbështetur nga Departamenti i Arteve të Aplikuara në UET, përveçse i bukur është edhe i rëndësishëm për studentët dhe punën e tyre.

“Moda është një dimension i këtij departamenti, pasi përveç Arteve Pamore kemi edhe Artet Skenike e Muzikore që janë pjesë shumë e rëndësishme. Ashtu siç ky aktivitet ua ka zbukuruar ju ambientin, ky departament na e ka bërë më të bukur dhe më aktiv, më dinamik jetën universitare. Na ka bërë shumë aplikative sepse studentët kanë gjetur hapësirat e mundësitë për të vënë në jetë punimet e tyre”.

Drejtoresha e COD, Jetona Koçibelli tha se me UET janë realizuar një sërë bashkëpunimesh, kryesisht në fushën e botimeve dhe studimeve të realizuara nga pedagogët. Ajo u shpreh e kënaqur që tashmë ky bashkëpunim merr një dimension të ri duke u shtrirë në fushën e arteve të aplikuara.

“Një ekspozitë që shpalos më së miri dimensionin e punës që bëhet në UET me studentët”, e quajti shefi i Departamentit të Arteve të Aplikuara, dr. Ermir Nika, ndërsa theksoi se ndërtimi i çdo artisti duhet të kalojë përmes matjes me publikun.

Duke falënderuar COD-in për peshën që mban në fushën e kulturës, Nika tha më tej se mundësimi i kësaj ekspozite iu jep një dorë, një mundësi studentëve që jo vetëm të shpalosin aftësitë dhe talentin e tyre, por edhe të fillojnë bashkëpunimin.

Profesori i pikturës dhe grafikës në UET, dr. Abaz Hado vlerësoi punën dhe përkushtimin e treguar nga studentët nën udhëheqjen e pedagogut Msc. Eris Tare. Ai u ndal edhe te projektet e ardhshme me studentët e Arteve Pamore, brenda dhe jashtë vendit.

“Meqë është Viti i Dialogut Mesdhetar po punojmë që të bëjmë një projekt të madh për modën duke krijuar dhe prodhuar kostume nga të gjitha vendet e rajonit. Po ashtu, po përgatisim tre studentë për t’i dërguar në një konkurs në Spanjë për minigrafikë.”

Pedagogu i lëndës së modës në UET, Msc. Eris Tare, i cili drejtoi studentët në gjithë procesin e punës, i nxiti ata që të mos demotivohen në rrugëtimin e tyre. “Dua të falënderoj dhe studentët, të cilët kanë sjellë gjithë mundin e tyre këtu. Ishit ju ata që kishit pjesën mosbesimet dhe jeni ju që keni sjellë një cikël me mbi 150 punime brenda një kohe rekord.”

Përveç familjarëve dhe të afërmeve të studentëve, e pranishme në këtë ekspozitë ishte Greis Petroviç, drejtuesja e shtëpisë së modës në Shqipëri Founder of Grace Models Management, e cila përgëzoi studentët për kreativitetin e sjellë në skicime, duke dhënë lajmin e mirë që dy punime nuk do të mbeten vetëm në skicë por do të realizohen në veshje. “Do ta shohim me shumë korrektësi dhe të zgjedhim se cili do të jetë më i përshtatshëm.”

Më tej ajo bisedoi me studentët për të kuptuar më shumë rreth inspirimeve të tyre, por edhe duke i këshilluar që gjatë procesit të skicimit të kenë parasysh se si ajo mund të kthehet në veshje.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Nikollaq Kaçani, kirurg në të gjitha jetët
March 6, 2025

Next post

Studentët e Klubit të Arteve surprizojnë me vendosjen në skenë të “Tri mendje në ankand”
March 6, 2025

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET