• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

“Shqipëria në botën e mijëvjeçarit të tretë”, Eugjen Merlika sjell botimin e gjashtë dhe të fundit në publicistikë

  • Date April 13, 2024

Intelektuali e publicisti Eugjen Merlika promovoi në UET librin e tij të fundit “Shqipëria në botën e mijëvjeçarit të tretë”, mes kujtimesh e vlerësimesh nga miqtë, të njohurit dhe lexuesit e tij, të cilët nderuan kontributin pa çmim që i bën prej vitesh shoqërisë shqiptare

Çfarë e shtyn, e motivon, një njeri që ka vuajtur tmerret e komunizmit, internimin, heqjen e lirisë për 44 vite, mohimin e të drejtave, që të mos heqë dorë nga vendi i vet e ta mbajë gjithmonë kokën pas, duke kujtuar e udhëzuar?

Edhe pse prej 30 vitesh jeton në Itali, Eugjen Merlika ndjek me përpikmëri fenomenet e ngjarjet politike në Shqipëri, angazhohet intelektulisht në debatet dhe temat e mprehta, e sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjen kombëtare. Pena e tij lëshon fjalë të buta e të mençura, analizon me paanshmëri e drejtësi ato që ndodhin në përditshmëri e këshillon me urti ata që kanë në dorë fatet e shqiptarëve.

“Temat, idetë, kanë hyrë thellë në brendësi të qenies sime, të ngulitura nga tradita e familjes dhe kryesisht e gjyshërve të mi, Mustafa Kruja dhe Sotir Gjika. I kam paguar me internime pafund dhe vite burg këto ide, por jam krenarë për ta”, shprehet publicisti.

Gjatë periudhës së komunizmit nuk pati mundësinë të njihte si duhej veprat e tyre, por më vonë, pas fitimit të lirisë, i lexoi dhe e kuptoi më mirë se për çfarë punuan e vepruan. “I shërbyen vetëm një ideali, Shqipërisë etnike e lartësimit të saj”, thotë ai, duke shtuar se krenarinë e ndjen edhe për shumë bashkëvuajtës e bashkëkohës të tij, të cilëve iu ka kushtuar një kapitull më vete në librin e gjashtë dhe të fundit me publicistikë, “Shqipëria në botën e mijëvjeçarit të tretë”, botuar nga shtëpia botuese UET Press.

Një libër voluminoz prej 475 faqesh ku radhiten nëntëdhjetë e gjashtë shkrime të botuara nga viti 2005 e deri së fundi më 2023-shin, por që shtrihen e prekin një hark kohor shumë më domethënës se vitet në të cilat janë shkruar, me tema e personazhe që dalin nga historia kombëtare e njerëzore, shqiptare e botërore. Nga përballja me komunizmin e qëndrimi ndaj tij, te problemet në demokracinë europiane, nga personazhet që i admiron dhe që u kthyen në simbole të qëndresës njerëzore si, Nelson Mandela e Margaret Thatcher, te figura të mirënjohura kombëtare si Nënë Tereza, Don Anton Kçira e Dom Zef Oroshi, në të gjithë krerët e këtij libri lokalja gërshetohet me globalen, publikja ka edhe pak spërkatje historish dhe emocionesh personale.

“Temat e mia të shkrimeve ndoshta nuk janë shumë moderne, por kërkojnë të sjellin pranë lexuesit ato probleme që trashëguam nga shekulli i shkuar, e për të cilat ka rënë një mburojë hermetike mes nesh dhe me botën e jashtme”, shprehet Merlika. Thotë se ato përbëjnë thelbin e qenësisë së kombit, i cili jeton përtej jetës sonë.

I preukopuar për të ardhmen, jo vetëm të Shqipërisë, por të kombit shqiptar, Merlika shprehet i bindur se “fuqia jonë si popull, përparimi e roli ynë në botë, varen më shumë sesa mund ta përfytyrojmë ne nga bashkimi kombëtar”.

Gjatë promovimit të librit në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, miqtë, dashamirësit, treguan jo vetëm njohjen e hershme me autorin, vlerësuan kontributin e tij, të intelektualit të angazhuar, njeriut modest e qytetar, që shkruan pa interesa, vetëm për të mirën e përbashkët, siç ai e percepton atë. Nuk munguan kërkesat, që Merlika të mos shkëputet nga lexuesit, e t’i pasurojë ata me një biografi të jetës së tij e të gjithë trashëgimisë që ai mban mbi supe me krenari.

Në kohën që drejtonte Arkivën e Shtetit, profesorja e UET, historiania Nevila Nika rrëfeu njohjen me nënën e Eugjen Merlikës, arbëreshen Elena Gjika, por edhe me shumë personazhe e familje që vuajtën nga tmerret e sistemit. Prandaj ajo e vlerësoi autorin për faktin që nuk hodhi një gur pas largimit, nuk harroi, nuk përbuzi, por solli dëshmi, solli dorëshkrime e botime që tregonin anën tjetër të së vërtetës. “Të jemi mirënjohës Eugjen për ato që ke shkruar, edhe për gjyshin tënd, të cilin gjatë periudhës 45-vjeçare vetëm e kanë anetemuar. Askush nuk e kishte marrë në analizë, përse një firmëtar i aktit të pavarësisë, në një moment të tillë bën një akt të tillë, pasi veprimi i një politikani duhet analizuar në kontekst. Përse ai sakrifikoi veten dhe nuk ishte i vetmi”, u shpreh Nika.

“Kujtesa është një armë shumë e fortë, që nuk duhet përdorur për t’u hakmarrë, por duhet përdorur për të mos u kthyer në barbarë”, tha ajo më tej, duke përgëzuar autorin për gjakftohtësinë me të cilën shkruan, duke ruajtur nga fillimi deri në fund urtinë e tij, një gjë e rrallë për ditët në të cilat jetojmë.

Kryeredaktorja e UET Press, Suadela Balliu, e cila ka shkruar parathënien e librit “Shqipëria në botën e mijëvjeçarit të tretë”,  tha se me peshën e qytetarit të angazhuar, Merlika na fton të këqyrim vendin dhe botën përmes lentes së tij, që nuk është e ashpër e as sjell ndasi, por vjen  e qetë dhe e shtruar, konstruktive, siç vetë autori e shëmbëllen në agorën e mendimit politik, shoqëror, ekonomik e kulturor.

“Janë emocionuese shkrimet, si “Fëmija dhe Vigani Liberator”, ku portreti i atdhetarit, një prej burrështetasve të parë, Luigj Gurakuqi vjen përmes kujtimeve të Merlikës, që mësoi për herë të parë  përmes rrëfimeve të së gjyshes dhe së ëmës, e cila e kishte njohur kur kishte qenë fëmijë.

Po ashtu edhe portreti i nënës, Elena Gjikës, në përvjetorin e njëqindtë të lindjes, ravijëzimi i profilit të regjisorit Kujtim Spahivogli përmes dromcave që i evokon nga vera e largët e 1960-ës, kur u njoh me të. Rreshta ku lexohen bashkë dhimbja dhe dinjiteti, qëndresa e shpirtit njerëzor edhe përballë darës së kohës së mbrapshtë, sunduar nga njerëz të mbrapshtë.”

Eugjen Merlika ka një angazhim të gjatë në botën e shkrimeve, me libra, artikuj e përkthime që pasqyrohen në media të ndryshme. Librin e promovuar në UET, i cili është botimi i katërt me UET Press-in, pas librave: “Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari” (2017), “Thinjat e Atdheut” (2019) dhe “Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare” (2021), por i gjashti për autorin, ai e cilësoi të fundit në fushën e publicistikës, duke e etiketuar si një lëm domethënës, e domosdoshme për shoqërinë e për jetën kulturore të çdo vendi.

“Ne publicistët jemi priur të vëmë në dukje më shumë mangësinë apo të metat e shoqërisë dhe popullit tonë. Kjo mbetet një detyrë e kërkuar, për të dhënë një ndihmesë sado të vogël, por detyra jonë është të nxjerrim në pah edhe, kur ato shfaqen, mirësitë, sukseset e forcën e karakterit”, u shpreh autori.

Publicistikën e kanë krahasur me oratorinë në botën greko romane, kanë parë te ajo elementë të artit, prandaj si e tillë tha Merlika, duke perifrazuar Fan Nolin, asaj i takon të vendosë në jetë një mësim monumental të veprës teatrale, edhe më popullore edhe më të thellë që luhet në skenë.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Edicioni i 11-të i DSSH-së, të jetuarit në epokën digjitale në 90 punime shkencore
April 13, 2024

Next post

Thirrje për aplikime për shkëmbim studentor në University of Almeria
April 19, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET