• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Sfidat e një pedagogu, në një auditor me mësues[:]

  • Date July 6, 2019

[:en]

Sfidat e një pedagogu, në një auditor me mësues

Përgjegjësi i Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve, Prof. Asoc. Edi Puka, rrëfen mbi ditën e tij të parë të mësimdhënies si pedagog, si dhe flet mbi sfidat e edukimit sot

Arsimi është një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e një vendi, si në aspektin shoqëror, ashtu edhe atë ekonomik apo kulturor. Një komb, i cili arsimohet në mënyrë cilësore, ka gjithnjë më shumë gjasa që të jetojë i lumtur dhe me prosperitet, pasi është pikërisht arsimi cilësor ai që fuqizon mendjet, nxit mendimin kritik dhe formëson qytetarë që krijojnë një mjedis më të mirë për veten dhe të tjerët. Në këtë kuptim, profesioni i mësuesve është përcaktues në një shoqëri.

“Për mua, mësuesit duhet të kenë pasion, motivim dhe durim. Tri koncepte: pasion, sepse puna e mësuesit pa pasion është e parealizueshme, duhet të ketë motivim, sepse pa motivimin nuk mund të kesh pasion ndër vite. Mund të kesh një pasion fillestar, por në mungesë motivimi, nuk mund ta ruash atë, dhe durim, sepse kemi të bëjmë me formim individësh, formim karakteresh e personalitetesh.”

Kështu shprehet profesori i Edukimit pranë Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Edi Puka, njëkohësisht përgjegjës i Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve pranë këtij universiteti.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në këtë fushë, ku për vite me radhë ka përgatitur breza të ndryshëm mësuesish. Ishte viti 2015, ndërkohë që ai ndiqte studimet e tij doktorale në Universitetin e Barit, Itali, për Shkencat e Edukimit, ku Puka u përball për herë të parë me auditorin në pozitën e pedagogut.

“Impakti i parë ka qenë befasues. Unë atëherë isha në vitin e dytë të studimeve të mia doktorale dhe asistoja një nga pedagogët e mi. Mbaj mend që lënda ka qenë Filozofi e Edukimit. Për dy vite e kam zhvilluar këtë dhe lëndë të tjera pranë Universitetit të Barit”, tregon ai.

Do të ishte pjesëmarrja në një konkurs ndërkombëtar që u zhvillua fill pas themelimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ajo që do ta rikthente në Shqipëri, këtë herë në pozitën e Dekanit të Fakultetit të Edukimit. Qëndroi në këtë detyrë për 4 vite, për të kaluar më pas në pozitën e zv.rektorit dhe më vonë atë të Rektorit për një periudhë 1-vjeçare. Pavarësisht detyrave me karakter administrativ, ai nuk u shkëput asnjë moment nga auditori.

“Auditori është gjithnjë kënaqësi. Studentët kanë gjithnjë aftësinë që pavarësisht nivelit, apo prurjeve që sjellin, të të japin një formë rinore të të shprehurit, të të jetuarit dhe të menduarit. Për mua, mungesa e një kontakti me studentët, për cilindo pedagog nuk do të qe pozitive. Lidhja ndërmjet pedagogjisë, pedagogut dhe auditorit është jashtëzakonisht e rëndësishme, orët në auditor bëjnë atë që profesori është në fund të fundit. Aftësitë e tij personale kuptohen falë kësaj lidhjeje dhe koherence që ai duhet të ketë me mendimet e brezave të ndryshëm, me të cilët ai komunikon në auditor”, shprehet profesor Puka, ndërsa shpjegon se veçantia e të qenët një pedagog i edukimit, qëndron pikërisht në përbërjen e auditorit dhe është pikërisht kjo që përbën një nga sfidat e këtij profesioni.

“Sa u përket studentëve në programet e mësuesisë, u takojnë brezave të ndryshëm, kanë një variabël jashtëzakonisht të theksuar për sa i përket moshës. Kam pasur në auditorë studentë 18-vjeçarë që vijnë sapo përfundojnë gjimnazin, ashtu si edhe studentë 55-vjeçarë, në prag pensioni, dhe kjo është një lloj larmie që të jep mundësi vetëm programi i mësuesisë në këtë rast. Kjo mundësi komunikimi me breza të ndryshëm, me kultura të ndryshme, me momente të ndryshme, me karaktere të ndryshme personash dhe me formim të ndryshëm profesional të tyre, lidhet edhe me zhvillimin e vazhdueshëm e të mëtejshëm të mësuesve. Për mua është një pasuri.”

Duke qenë pedagog dhe studiues i edukimit, Prof. Asoc. Dr. Edi Puka, thekson rëndësinë që ka sot përgatitja e studentëve cilësorë, si dhe formimi kualitativ i personelit pedagogjik në të gjitha ciklet e studimit.

“Gjithmonë studenti është parë si hallka e fundit e zinxhirit edukativ shoqëror, ndërkohë që është komplet e kundërta. Unë jam i mendimit që hallka kryesore nga e cila duhet të fillojë hartimi i strategjive dhe planeve, duhet të jetë studenti. Hallka e dytë kryesore është ai që do të përgatisë studentët, sepse që individi të jetë i mbrujtur dhe i përgatitur për të përgatitur studentët duhet të ketë vetë një përgatitje të mjaftueshme. Nëse ne nuk përgatisim mësues cilësorë, ne do të kemi gjithmonë një nivel të ulët jo vetëm të studentit, por të qytetarit. Kjo mund të vijë vetëm nëpërmjet degëve të mësuesisë, të cilat nuk duhet thjesht të racionalizohen në faktin e mësuesit të klasave të para, të pesta, të dymbëdhjeta etj., por edhe në konceptin e pjesës akademike, atë të institucioneve të arsimit të lartë. Dhe këtu sfidë është sigurisht kërkimi shkencor, që bën të mundur rritjen e nivelit të profesionalizmit të personelit akademik, për të cilin ne si vend kemi akoma handikapë dhe për të cilin duhet akoma më shumë punë dhe eksperiencë për të pasur një nivel krahasueshmërie me vendet e tjera europiane apo edhe më tej.”

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]UET pjesë e projektit CleanScore[:]
July 6, 2019

Next post

[:en]Megi Hodo: UET, një sfidë në dimension intelektual dhe jetësor[:]
July 8, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET