• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Senatori amerikan, në UET, për t’i hapur rrugën studentëve drejt SHBA

  • Date February 13, 2021

Senatorit Leonidas Raptakis iu dhurua kulla e sahatit të Tiranës, simbol i UET

Në kuadër të bashkëpunimit me universtitete tashmë jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë, dje në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës u mbajt një takim, me të ftuar senatorin amerikan, Leonidas Raptakis si dhe përfaqësues të Universitetit Webster nga Kampusi i Universitetit të Athinës.

Ndërkombëtarizimi është një nga faktorët kryesorë që e bën UET-in një lider në sistemin universitar shqiptar duke ofruar një cilësi të lartë në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Një institucion i arsimit të lartë ka si pjesë të përgjegjësive të tij prodhimin e dijes dhe njohurive akademike si dhe transmetimin e plotë dhe sa më cilësor të tyre tek studentët.

Në kontekstin e ndërkombëtarizimit dhe në kuadër të këtij objektivi, UET ka vite që me anë të marrëveshjeve të bashkëpunimit mundëson mobilitetin e studentëve si dhe stafit të tij akademik në universitetet më të mira në Europë, për një periudhë kohore nga tre deri në dhjetë muaj.

E ndërsa pikësynimi i radhës është SHBA-ja, prandaj dhe gjatë takimit, ku i ftuar ishte senatori amerikan, Leonidas Raptakis u ndanë jo vetëm eksperiencat në arsimin e lartë të dy palëve, por u pa edhe mundësia e bashkëpunimit mes tyre.

“Psh. nëse kemi një universitet në SHBA dhe një këtu duke bërë të mundur përputhjen e kurrikulave, krijohet mundësia që studentët të diplomohen këtu”, tha senatori amerikan, Raptakis, duke theksuar se një mundësi tjetër bashkëpunimi është që duke mbledhur kredite mjaftueshëm studentët mund të bëhet edhe vazhdimi i universitetit në SHBA.

“Një tjetër mundësi është dy vjet këtu dhe dy atje”, theksoi ai duke hedhur ide të ndryshme për të arritur rezultate të shkëlqyera.

Administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Tildi Çadri e konsideroi ardhjen  e senatorit si një ogur shumë të mirë për marrëdhëniet që universiteti do të krijojë më tej në sajë të ndërkombëtarizimit si një nga elementet kyç të edukimit më cilësor që ofron.

“Ardhja e senatorit është vërtet një ogur shumë i mirë i marrdhënieve që duam të ndërtojmë dhe ndërkombëtarizimit si një nga elementet kyç të edukimit më cilësor që ofron universiteti jonë. Jemi besimplotë dhe i qëndrojmë shumë fort marrëdhënieve tona dhe përtej oqeanit, paçka se UET i ka tashmë të formalizuara marrëdhëniet e tij shumë të sigurta edhe me universitete të tjera brenda Europës. Kështu që jemi të sigurt që kjo shkon në linjë edhe me zhvillimin tonë institucional në vitet në vijim për të hapur portat dhe për të mirëpritur qoftë student të huaj, apo edhe për të bërë shkëmbime stafi”, u shpreh administratori i UET, Tildi Çadri.

Ndërkohë ajo që u vlerësua nga senatori është që në programet e UET-t në Bachelor, i kushtohet një rëndësi të madhe formimit të qytetarit, asaj që quhet edukimi i qytetarisë demokratike.

Nga ana tjetër Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa theksoi rëndësinë  e këtij takimi ndërsa tha se qëllimi i tij ishte për të krijuar mundësinë e krijimit të një partnership-i afatgjatë për ofrimin e një kursi program studimor pranë UET-it, por gjithashtu edhe interesi për bashkëpunim me universitete të tjera amerikane.

“Sot zhvilluam një takim me përfaqësues të Universitetit Webster nga Kampusi i Universitetit të Athinës. Qëllimi i vizitës ishte për të krijuar mundësin e krijimit të një partnership afatgjatë për ofrimin e një kursi, një program studimor pranë UET. Por njëkohësisht shprehëm interesin për bashkëpunim edhe me universitete të tjera amerikane dhe për të targetuar komunitetin e shqiptarëve që janë në SHBA si një mundësi për të krijuar një kapërcim të sistemit tonë të edukimit dhe për ta rritur dhe këtë komunitet jashtë Shqipërisë”, u shpreh Xhepa.

Edhe Rektori i UET, Tonin Gjuraj tha se ashtu siç e tha dhe vetë senatorit Raptakis, nëpërmjet tij universiteti do të tëntojë të vendosë kontakte bashkëpunimi me universitetet amerikane.

“Nëpërmjet senatorit Raptakis, ne do të tentojme të vendosim kontakte bashkëpubimi me universitetet amerikane, siç e tha dhe ai vetë. Ai është këtu për të mbështetur këtë bashkëpunim. Unë i shpjegova rrugëtimin e UET në këto 15 vite dhe programet e studimit që ne ofrojmë në tre ciklet e studimeve, duke nënvizuar faktin që ky universitet privat 15-vjeçar ka pasur të regjistruar rreth 23 mijë studentë, ku rreth 12 mijë prej tyre janë diplomuar. Lëndët tona të formimit të përgjithshëm i kemi në të gjitha fakultetet sepse përveç përgatitjes profesionale është shumë e rëndësishme për një të ri që të ketë edhe formimin e duhur të qytetarisë”, u shpreh Rektori i UET, Gjuraj.

Nisur nga këto përfitime që ofrojnë universitetet, të cilët e kanë ndërkombëtarizimin prioritet, tashmë studentët e kanë më të thjeshtë të jenë më pranë Europës apo më pranë universiteteve ndërkombëtare ku aspirojnë të jenë pjesë.

UET “ndërkombëtar”

Ndër vite Universiteti Europian i Tiranës ka pasur në fokus ndërkombëtarizimin.

Këto strategji vijnë në kuadrin e objektivave të këtij universiteti për t’u shndërruar në një qendër të rëndësishme kombëtare dhe rajonale sa i takon bashkëpunimit universitar, shkëmbimeve me karakter kërkimor shkencor dhe debatin e ideve që promovojnë vlerat akademike dhe ato të qytetarisë europiane.

Krahas kësaj, objektiv është përfshirja në sa më shumë projekte zhvilluese akademike e shkencore në kuadrin e projekteve europiane të arsimit të lartë, projekte që mbi të gjitha targetojnë zhvillimin e stafit akademik, mobilitetin e pedagogëve dhe studentëve, aplikimin e standardeve europiane të cilësisë, organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, përkthime e botime akademike e pedagogjike nga autorë të njohur ndërkombëtarisht, pajisjen e mjediseve mësimore dhe laboratorëve etj.

UET ka arritur një bashkëpunim të frytshëm me më tepër se 90 universitete partnere prestigjioze, si: Stockholm Business School në Suedi, Lappeenranta University of Technology në Finlandë, The Hague University of Applied Sciences në Holandë, Humboldt University dhe Hochschule Ludëigshafen në Gjermani, NOVA University of Lisbon në Portugali, Universiteti i Salzburgut në Austri, Universiteti i Bolonjës dhe Universiteti La Sapienza i Romës në Itali etj. Së fundmi UET ka arritur marrëveshjen me IMS Geneva për diploma të dyfishta.

Të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit kanë rezultuar në përfitime konkrete për studentët e UET apo stafin akademik, duke pasur jo vetëm mundësi mobiliteti, por edhe mundësi për të fituar diploma të dyfishta, për të qenë pjesë e projekteve kërkimore të përbashkëta dhe të programeve të studimit në distancë etj.

Tregu i punës është sot për sot tejet dinamik dhe kompetiv, si dhe është në kërkim të vazhdueshëm të një kapitali human që është i përgatitur në një shumësi aspektesh, në sferën e zhvillimit personal ashtu si në atë të aftësisë për t’u përshtatur me trendet e globalizimit. Në një situatë të tillë, është “detyrë” e universiteteve që të sjellin ofertën më të mirë akademike, duke përfshirë në të, mundësitë më të mira që një student pas përfundimit të mësimeve të jetë i përgatitur që të përballet me tregun e punës me të gjitha aftësitë e duhura.

  • Share:
admin

Previous post

Babë e bijë sjellin “Trajtimi standard dhe alternativ i sëmundjeve”
February 13, 2021

Next post

Bashkia Tiranë, një ditë në UET: Ja mundësitë që u ofrojmë studentëve
February 16, 2021

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET