Risi, praktikë profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale në UET
Dekania e Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini prezanton programin e riorganizuar në Komunikim me një profil të ri në Gazetarinë e të dhënave digjitale, si kërkesë të tregut për profesionistë të rinj në hapësirën digjitale
“Gazetaria e të dhënave digjitale” është profili më i ri i studimeve që futet për herë të parë në një program ndërdisiplinar studimi në Shqipëri nga Universiteti Europian i Tiranës, për vitin akademik 2024-2025. Profili “Data Journalism” ose Gazetaria e të dhënave është pjesë e programit Master në Komunikim dhe Media Digjitale në UET, diktuar nga nevojat dhe kërkesa e tregut për profesionistë të rinj me më shumë kompetenca digjitale dhe aftësi praktike në zotërimin e mediumit dhe mesazhit.
“The medium is the message”ose “Media është mesazhi”. Kur teoricieni i komunikimit, kanadezi Marshall McLuhan, emrin e të cilit mban Klubi i Komunikimit në UET, përdori për herë të parë këtë shprehje në 1964, u referohej kryesisht mediave klasike. Në librin e tij avangardë “Të kuptosh mediat”, ai njohu fuqinë përmbajtësore të vetë instrumentit të komunikimit dhe i pa më tej mediat si zgjatime të trupit të njeriut.
Edhe pse nuk kishte se si t’u referohej në këtë kohë mediave digjitale, sot konsiderohet si një orakull i revolucionit digjital dhe fshatit global, një tjetër koncept i pagëzuar prej tij. Jetësimi i shprehjes “Media është mesazhi” provohet pikërisht nga realiteti i mediave digjitale që e kanë ndryshuar tashmë mënyrën sesi jepet mesazhi.
Ndaj ky profil novator vjen në kohën e duhur si pjesë e një programi studimi profesional duke kombinuar Komunikimin me Teknologjinë e Informacionit, Marketingun Digjital ose PR-in digjital, për t’iu përgjigjur platformave të reja.
Ky program do të përgatisë profesionistë të komunikimeve të reja që njohin jo vetëm shkrimin dhe editimin e informacionit por që njohin e përdorin në mënyrë efiçente median digjitale, kuptojnë të dhënat e zotërojnë instrumentet për t’i paraqitur ato. Në mediat më të mëdha dhe në literaturën e gazetarisë termi “Gazetari e të dhënave” nuk është i panjohur, ndërsa nën interpretimin e fakteve dhe të dhënave janë zbuluar skandale nga më të bujshmet dhe histori nga më domethënëset, që kanë ndryshuar jo pak kursin e zhvillimeve historike.
Mediat digjitale kërkojnë përmbajtje të reja, tërheqëse vizualisht, që zënë pak hapësirë dhe lexohen me një shpejtësi tjetër. Për këtë arsye, mediat e mëdha botërore, The Guardian, BBC, Reuters, Al Jazeera, The Economist etj, apo institucionet më në zë të arsimit, kanë inaguruar kurset për përgatitjen e këtij profesionisti të ri. Në linjë me këto zhvillime ndërkombëtare, Universiteti Europian i Tiranës e sjell një profil të tillë studimi në “Data Journalism” brenda programit Master Profesional “Komunikim dhe Media Digjitale”, së bashku me dy profilet e tjera në Marrëdhënie Publike dhe Marketing.
Dekania Budini: Profili i“Data Journalism” si kërkesë e tregut të punës
Profili i ri i studimit në “Gazetarinë e të dhënave” bëhet pjesë e një programi master që kombinon Komunikimin me Teknologjinë e Informacionit, Marketingun Digjital ose PR-in për t’iu përgjigjur platformave të reja digjitale.
Ky profil u përgjigjet kërkesave imediate të tregut të punësimit për aftësi dhe specializim në fushën e mediave dhe të komunikimit, pas përfundimit të ciklit Bachelor në Komunikim që në UET shoqërohet gjithashtu me profile në Marrëdhënie Publike, Gazetari, Marketing ose Dizajn. Mirëpo edhe të diplomuarit Bachelor në IT, Marketing, Marrëdhënie Publike ose Shkenca Sociale apo Arte Vizuale, etj, janë kandidatë mjaft të përshtatshëm për këtë kurs studimi.
Ata mund të bëhen pjesë e njӫ klubi tӫ zgjedhur profesionistӫsh dhe njӫ klase elitare ekspertӫsh tӫ rinj, duke iu pӫrgjigjur kӫrkesave imediate tӫ tregut tӫ punӫsimit me anӫ tӫ aftӫsimit nӫ pӫrpunimin dhe vizualizimin e tӫ dhӫnave, marketingun digjital, PR online dhe menaxhimin e rrjeteve dhe mediave sociale.
Dekania Budini shprehet se “Departamenti i Komunikimit në bashkëpunim edhe me Departmentin e Teknologjisë së Informacionit e sjellin këtë perspektivë të re në Arsimin e Lartë në Shqipëri përmes një profili studimi dhe kurrikule të ndërtuar në konsultim me partnerët ndërkombëtarë në fushën e arsimit të lartë si edhe në marrëveshje bashkëpunimi me bizneset në Shqipëri për praktikat dhe internshipet e ofruara, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit me Euronews Albania, Gazeta Liberale dhe AMA”.
Po kështu, Prof. Budini shprehet se ky profil studimi është inicuar në kuadër të projektit WebJou të Erasmus + financuar nga BE, aktualisht me mbështetjen e projektit READ financuar nga AADF, si edhe do të përfitojë nga implementimi i projektit të fituar për inovacion dhe kërkim-zhvillim financuar nga AKKSHI, për t’u zhvilluar më tej në kuadër të projektit të fituar “Jean Monnet Chair”.
Në bashkëpunim edhe me partnerët mediatikë, me anë të programeve të tilla Departamenti i Komunikimit në UET ofron një mjedis dhe rrjet profesional për studentët, duke u bërë kështu një hub për hartimin e promovimin e standarteve profesionale, kërkimine zhvillimin për Mediat, Gazetarinë dhe Komunikimet Digjitale e Marrëdhëniet Publike në nivel kombëtar dhe rajonal. Më tej në kuadër të këtij programi, UET ofron internshipe në mediat Euronews Albania dhe Gazeta Liberale dhe module në auditor nga ekspertë të Komunikimit dhe IT-së.
Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini thotë se nevoja e shtimit të këtij profili u identifikua fillimisht në takimet periodike me Bordet e Punës, me partnerët dhe bashkëpunëtorët mediatikë që ka fakulteti.
Budini thekson nevoja për gazetarinë digjitale është një kërkesë në rritje, jo vetëm në tregun shqiptar por kryesisht në atë ndërkombëtar.
“Profesionisti i gazetarisë së të dhënave është një kombinim i gazetarit dhe hulumtuesit digjital, që njeh dhe kupton gjuhën e mediave digjitale, aplikacioneve, algoritmeve dhe aftësohet për të kuptuar dhe përpunuar informacionin e bazuar në të dhëna”, thekson Budini, duke shtuar se ky profil është një bashkëpunim mes Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, që ajo drejton, dhe Departamentit të Teknologjisë dhe Informatikës.
“Profili do të përgatisë një profesionist krijues, që përpunon një tekst, i cili bazat i ka në të dhënat, por nuk i paraqet ato mekanikisht, por i interpreton, i kontekstualizon, i analizon dhe i vizualizon, duke i kthyer në video ose imazh dhe në histori tërheqëse. Kërkesat më të larta janë për këtë tipologji profesionisti që ka një mori kompetencash, që di të realizojëvideon, di të bëjë audion, di të përpunojë të dhënat”, – thekson Budini.
Si një perspektivë e re në Arsimin e Lartë në Shqipëri, ky profil profili studimi dhe kurrikula e tij është ndërtuar në konsultim me partnerët ndërkombëtarӫ në fushën e arsimit të lartë si dhe në marrëveshje bashkëpunimi me bizneset në Shqipëri për praktikat dhe internshipet e ofruara si pjesë e këtij programi studimi, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Tregu ofron mundësi punësimi për këta persona, jo vetëm në fushën e medias, por edhe në çdo kompani që kërkon profesionistë të komunikimit. Po ashtu, ky profil do të ofrohet në të ardhmen si master shkencor, duke plotësuar nevojat për ekspertizë digjitale. Jo vetëm studentët, por edhe lektorët mund të profilizohen në këtë drejtim të ri, të bëhen në të ardhmen pedagogë apo doktorë shkencash në një fushë ku ka nevojë për ekspertë dhe kërkim shkencor e inovacion.
Profesionistë që në auditor
Tregu i punës kërkon sot njerëz me aftësi praktike. Fusha e komunikimit, marketingut, kërkon që këta persona të jenë të mësuar me praktikat e punës, të bëjnë një komunikatë, të dijnë të japin një mesazh, të ndërtojnë një video, të shkruajnë një reagim. Për këtë arsye masteri profesional në UET është projektuar ta vendosë theksin te zhvillimi i aftësive praktike, ekzekutimi i detyrave ta caktuara që janë pjesë e procesit të punës të personave që janë pjesë e botës digjitale.
Studentët që do vijojnë studimet në këtë mastër profesional, do të bëhen pjesë e një klubi të zgjedhur profesionistësh dhe një klase elitare ekspertësh të rinj, duke përfituar nga një paketë promocionale e partneritetit me UET.
“Studentët do të mësohen me praktikë që në auditorë. Do të mësojnë nga ekspozimi, nga ndeshja, nga eksperienca që do të krijojnë me njerëzit, burimet, bizneset, kompanitë. Është formim akademik dhe formim praktik. Me njohuri të dobishme dhe të menjëhershme për tregun”, – thekson Budini.
Kjo praktikë në auditorë do të kthehet në një eksperiencë pune për studentët. Nëpërmjet punëve praktike në auditorë, intershipeve pranë mediave që bashkëpunon UET, apo kompanive të tjera të marketingut dhe PR, studentët do të ndërtojnë një profil punësh, një CV paraprake që do iu vlejë në tregun e punës.
Lëndë të tilla, si: Marketingu digjital dhe media sociale; Strategji komunikimi për mediat e reja; Përpunim dhe vizualizim i të dhënave; Gazetari për mediat e reja; Menaxhim eventesh; Komunikim marketing i integruar; Praktikum i të shkruarit krijues; Praktikum i marrëdhënieve publike; ngushtësisht të lidhura me praktikën, do të aftësojnë studentin që në auditor, gati për të përballuar kërkesat në rritje të tregut të punës.
Departamenti i Komunikimit mbështetet në përvojën më të mirë të studimeve dhe praktikave të lidhura me komunikimin, mediat dhe teknologjinë e informacionit, ndaj ato do të ndahen me studentët nga lektorët dhe partnerët e bashkëpunëtorët e jashtëm në fushën e mediave, duke pasuruar programet aktuale me module dhe praktika të reja në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Së fundmi, ky program master në Komunikim dhe media digjitale me profil Data Journalism është për këdo që ka nevojë të rishikojë, analizojë ose përgatisë raporte dhe prezantime duke përdorur të dhëna dhe mediat digjitale, ose të përdorë të dhëna e informacion digjital për të ndikuar tek të tjerët.
Disa nga përfitimet e përgjithshme nga ky program studimi janë: Të bëheni konfidentë në analizimin e të dhënave për të gjetur histori në numra; Të përdorni numrat për vendimmarrje dhe komunikim; Të kultivoni një “mendësi të të dhënave” për zgjidhje më të mirë të problemeve; Të diagnostikoni dhe parandaloni gabimet e zakonshme në analizën dhe vizualizimin e të dhënave. Përmes një progami të tillë ju do të përfitoni gjithashtu njohuri të specializuara në lidhje me përvojën e të mësuarit përmes artikujve, infografikëve, detyrave të rishikuara nga pedagogët, videove dhe podkasteve; Detyrat dhe studimet e rasteve janë krijuar për të stimuluar dhe sfiduar, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësi të zbulojnë histori në të dhëna dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të vizualizimit; ndërsa do tëjenë të ftuar në auditor edhe ekspertë të gazetarisë dhe IT dhe vizualizimit të të dhënave, duke ndihmuar studentëtt’i zbatojnë këto koncepte të reja në praktikë.