• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Promovohet revista Economicus 22/ Bëhu dixhital ose vdis, një kambanë alarmi për bizneset shqiptare

  • Date February 3, 2024

U promovua në UET numri më i ri i revistës Economicus 22, issue 2, me  temë qendrore zhvillimet teknologjike dhe impakti i tyre në ekonomi. Pedagogë e studentë, kryesisht të Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit sollën gjetjet e tyre shkencore në çështjet ekonomike dhe më gjerë.

“A do or die!”, të kujton sloganin e famshëm të politikanit dhe aktivistit indian, Mahatma Gandhi, i cili në gusht të 1942 drejtonte një lëvizje kombëtare, që synonte t’i jepte fund kolonializimit britanik dhe t’i kthente sovranitetin Indisë. Ishte një thirrje që nxiste vendosmëri dhe domodoshmëri në një qëndrim të vetëm, mosbindje civile.

Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore ka shumë çështje që kërkojnë një vendimarrje të tillë të zgjedhjes mes jetës dhe vdekjes, por në shekullin e XXI, në epokën e transformit dixhital, ose më saktë të një cunami dixhital siç e quan profesor Elvin Meka, kreyeredaktor i Economicus 22, duket se një zgjedhje e tillë iu imponohet edhe bizneseve. Në editorialin që mban edhe titullin e revistës, “Going Digital, a do or die choice for businesses”, ai thotë se transformimi dixhital është procesi më gjithëpërfshirës që shoqëria njerëzore ka parë në gjithë historikun e vet, ndërsa ka hedhur rrënjët e revolucionit të katërt industrial duke u bërë pjesë kapilare e jetës sonë ekonomike e sociale. Mënyra të reja janë shfaqur për bizneset në të gjithë sektorët dhe industritë, të cilat mund të ndihmojnë në drejtim të përmirësimit të performacës dhe efikasitetit.

“Është e domosdoshme që bizneset shqiptare të përdorin strategji dhe zgjidhje dixhitale, për të ndërtuar kapacitetet e përshtatshme për të përballuar ‘cunamin dixhital, i cili padyshim do të prekë dhe do të ndikojë në të ardhmen e afërt dhe të largët, pothuajse në çdo aspekt të biznesit të tyre, duke filluar nga zhvillimi i produktit, te menaxhimi i riskut, e deri te menaxhimi i burimeve njerëzore”, shkruan Prof. Asoc. Meka, i cili paralajmëron se nëse lihet pa mbikëqyrje ose e keqmenaxhuar, revolucioni dixhital do të kthehet në një armë shkatërrimi për biznesin.

Për presidentin e UET, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, transformimi dixhital është një temë e gjerë, e cila impakton çdo celulë të shoqërisë njerëzore dhe jo vetëm komunitetin e biznesit. Duke iu referuar disa autorëve, Xhepa tha se progresi teknologjik ka rritur produktivitetin.

“Gregory Clark, autor i librit “A Farewell to Alms” thotë se  produktiviteti rritet me 7% në shekull. Sipas kësaj shifre nuk ndryshon asnjë gjë në zhvillimin e njerëzimit. Por sot, ajo që realizohej në një shekull, zhvillohet në një dekadë, ndoshta edhe më pak, 5 vjet”, theksoi Xhepa, ndërsa shtoi se zhvillimet teknologjike i kanë ndarë njerëzit në dy grupe, në ata që janë optimistë dhe ata që i shohin me kriticizëm. Sipas tij, qëndrojnë të dyja anët e medaljes.

“Çdo ndryshim madhor në shoqëri krijon shqetësime, por sidomos kur flasim për teknologjitë e sotme, ajo mund të jetë një “game changer” për sjelljen e shoqërisë njerëzore. Teknologjitë sa herë kanë qenë zëvendësuese të punës së njeriut kanë prodhuar efekte negative. Ndërsa kur mjetet teknologjike janë instrumente që na ndihmojnë për të prodhuar më shumë, ato kanë rritur produktivitetin marxhinal të punës”.

Eksperti i ekonomisë tha se suksesi i teknologjisë varet nga zgjedhjet që bën shoqëria, nëse ajo i përdor për mirë apo për keq, nëse i bën për të avancuar dhe për prosperitet, apo i bën për të kontrolluar. Ai u shpreh i lumtur që këtë vit studimet në UET po i dedikohen veçanërisht zhvillimeve teknologjike.

“Kemi Ditët e Studimeve Shqiptare në prill, që janë përsëri në fushën e teknologjisë. Dua të them se në Shqipëri ende nuk ka punime, kërkime, studime, për këtë çështje. Leteratura e huaj është një leteraturë e jashtëzakonshme, që lidhet me teknologjinë, në segmente të veçanta. Ne po gërvishtim dhe po nisim një punë kërkimore, në një fushë me shumë të panjohura, shumë e dobishme për shoqërinë dhe në veçanti për studentët që presin t’i bashkohen tregut të punës që as ata vetë nuk e dinë sesi do të jetë nesër”, nënvizoi Xhepa.

Dekania e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Ermela Kripa falënderoi të gjithë autorët, bashkëpunëtorët, pedagogët që kanë qenë përgjegjës dhe kryeredaktorë të revistës përgjatë 16 viteve të jetës së saj, ndërsa e cilësoi një gjetje interesante temën për këtë botim.

“Jetojmë në kohën më të çmendur të transformimit dixhital, të gjithë po e përjetojmë si periudhë dhe nuk mund të linim pa trajtuar kjo tematikë, pra zhvilimet tekonlogjike, dixhitalizimi, i cili prek çdo aspekt të jetës sonë, jo vetëm të individëve, por sidomos në botën e biznesit. Dixhitalizimi i kompanive ndikon në inovacion, në rritjen dhe mbështetjen e konkurrencës, të njësive ekonomike, qoftë në tregun kombëtar, por edhe në tregjet ndërkombëtare. Është një gjetje shumë interesante”, tha Kripa.

Më tej, Msc.Mikel Qafa prezantoi për studentët dhe pedagogët e UET punimin shkencor “Digital marketing in Albania and i’ts impact on consumer behavior”, realizuar në bashkëpunim me pedagogët Dr. Aurela Braholli, Dr. Irini Goga dhe Prof. Dr. Kreshnik Bello. Ai zbuloi disa të dhëna interesante të nxjerra nga anketimi mbi përdorimin e sistemeve të kërkimit dhe rrjeteve sociale, ku më i preferuari ishte Instagrami.

Sipas gjetjeve, “vitet e fundit, zhvillimet teknologjike kanë luajtur një rol jetik duke rritur ndërgjegjësimin e konsumatorëve të cilët janë plotësisht të bindur për efektivitetin e mediave të ndryshme sociale në sjelljen e tyre blerëse. Megjithatë, mendësia e konsumatorit ka ndryshuar nga qendra tregtare në celular, si dhe  sjellja e konsumatorit ka ndryshuar, ndërsa kompanitë po përpiqen gjithashtu të tërheqin klientët përmes epokës dixhitale”.

Pedagogia e UET, Elona Shehu tha se në këtë numër të Economicus vijnë edhe punimet e dy studenteve, Desara Shehu dhe Armenisa Kadiasi, të cilat i përgëzoi për punën e kryer, ndërsa iu drejtoi një ftesë studentëve të tjerë.

“Për të gjithë të interesuarit, deadline për numrin e ardhshëm të revistës është i hapur deri më datë 15 mars. Ju keni mundësi që një punim shkencor, një temë diplome shumë të mirë, të vlerësuar me pikë pothuajse maksimale, që të mund ta përshtasin një temë diplome në një format artikulli me ndihmën e një pedagogu që iu monitorion ose të bashkëpunoni me një nga pedagogët tuaj”, theksoi Shehu.

Economicus botohet dy herë në vit nga Universiteti Europian i Tiranës. Numri i parë i Economicus doli në vitin 2008 dhe që nga viti 2017 artikujt që prekin një fushë të gjerë çështjesh të biznesit dhe ekonomisë vinë vetëm  në gjuhën angleze.

Temat e studimeve të realizuara në Economicus 22, issue 2

– Going Digital-A do-ot-die choice for businesses

Prof. Asoc. Dr. Elvin MEKA

– Digital Marketing In Albania And It’s Impact On Consumer Behavior

Dr. Aurela BRAHOLLI, Msc. Mikel QAFA, Dr. Irini GOGA, Prof.Dr. Kreshnik BELLO

– Network Characteristics Of Advertising Portals: Fostering Web Marketing Development In Albania

Dr. Denis VELIU, Dr. Roland SUBASHI, MSc. Erilda AHMETAJ

– The Impact of Technological Advancements on Society: Examining the Possibility of a Brave New World

Dr. Evelina LUSHA

– Could fiscal amnesty reduce informality? The case of Albania

Dr. Teuta ÇERPJA, Prof. Dr. Anilda BOZDO, Klea YMERAJ

– Natural Monopolies In Albania: Problems And Regulation. The Case Of The Water Supply & Sewerage.

Dr. Denis VELIU, Iskra HAXHIHYSENI

– Banking System on the Albanian Path to European Union Integration

Gregora LUFTA, Prof. Asoc. Dr. Elvin MEKA

– Foreign trade and integration in the European Union-Ex-post evaluations of MSA effects.

MSc. Julian STEPA, Prof. Asoc. Dr. Selami XHEРА

– Institutional tradition of the commune of Shkodra between the Slavic – Byzantine area and Western Adriatic (during the XIV Century)

Prof. Asoc. Dr. Çlirim DURO, Prof. Asoc. Dr. Ermal BAZE

BOOK RIVIEW

Common Sense Economics- Desara Shehu

The Economics of Practical Thinking- Armenisa Kadiasi

 

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Leksion i hapur me psikologët në UET/ Majlinda Keta: Ju nuk jeni shtojcë, jeni pjesë e udhëheqësisë së shkollave
February 3, 2024

Next post

Maturantja nga Fieri regjistrohet në UET, Sintia: Ja pse zgjodha arkitekturën
February 6, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET