• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Promovohet numri i radhës së revistës “Medicus”, studime nga mjekë e profesorë për sëmundjet bashkëshoqëruese

  • Date March 8, 2024

“Medicus 7” issue 2, botimi shkencor i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike doli jashtë dyerëve të UET duke përfshirë botime të mjekëve, neurologëve, infeksionistëve dhe specialistëve të njohur në Shqipëri

Prof. dr. Pëllumb Pipero, dr. sc. Esmeralda Meta, dr. sc. Brunilda Zllami, dr. sc. Lumturi Mërkuri, prof. asoc. dr. Voltisa Gjergji janë vetëm disa nga emrat që përfshinë artikujt e tyre në numrin e radhës së revistës shkencore “Medicus”, e cila u promovua në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.

Revista me titullin “Comorbidity” (bashkëjetesa e dy ose më shumë patologjive te i njëjti pacient) erdhi me një editorial nga infeksinisti i njohur prof. dr. Pëllumb Pipero, i cili shpjegon ndikimin e madh që ka ky fenomen në jetën e pacientëve dhe më gjerë, duke sjellë sfida të mëdha për sistemin e kujdesit shkencor.

“Brenda dekadës së fundit, grupi i sëmundjeve shoqëruese është bërë një problem shëndetësor në rritje, si dhe shkaktar kryesor i vdekjeve në nivel global, ndërsa do të vazhdojnë të sfidojë profesionistët e kujdesit shëndetësor në vitet e ardhshme”, shkruan Pipero, duke sqaruar disa prej specifikave në të cilat shpërfaqet comorbitiy.

Botimi i kësaj reviste shkencore u përshëndet nga prof. dr. Nikollaq Kaçani, i cili për mbi 5 dekada ka punuar si kirurg dhe për gati 30 vjet ka drejtuar Shërbimin e Kirurgjisë në QSUT. Autor i qindra artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit, së fundi ai i është bashkëngjitur UET-it për të ndarë me studentët eksperiencën e tij.

“Pasioni im ka qenë puna, prandaj nuk i ndahem asaj. Puna të jep garanci, të jep siguri, të jep dinjitet”, theksoi mjeku. Teksa inkurajoi botimet shkencore, Kaçani u shpreh se i lumtur është ai që shkruan dhe lë diçka pas.

“Më vjen mirë që ka aktivitete të tilla shkencore dhe nuk duhet të tërhiqeni kurrë prej tyre. Le të jetë revistë e vogël, gjërat vijnë hap pas hapi njëlloj si ngritja e një ndërtese. Te ne ka vështirësi, kuptohet. Unë vetë kam drejtuar konferenca nëpër vite, personalisht kam rreth 250 artikuj brenda dhe jashtë vendit. Kënaqem kur shikoj aktivitete të tilla.”

Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, prof. asoc. dr. Voltisa Gjergji bëri një përmbledhje të shkurtër historikut të revistës që lindi bashkë me fakultetin, nën drejtimin e mjekut të njohur Isuf Kalo. Revista botohet dy herë në vit në gjuhën angleze dhe është e indeksuar nga DOAJ.

“Është nga revistat e pakta që e ka marrë këtë indeksim. Nuk është një revistë me faktor impakti, sepse ne nuk kemi brenda vendit revista të tilla, por synimi është për të ardhmen”, u shpreh Gjergji, e cila njëkohësisht mban edhe postin e kryeredaktores.

Duke qenë se Ministria e Arsimit dhe Sportit po synon zgjerimin e kategorizimit, Gjergji theksoi se edhe “Medicus” do të përfshihet në këtë proces. “Brenda një muaji do të çojmë dosjen në ministri për t’u përfshirë në kategorizim. Synojmë të futemi në kategorinë B, gjë që do të na rrisë vizibilitetin dhe impaktin. Edhe titujt akademikë do të lidhen me kriteret”.

Pvarësisht se mbetet një revistë e re, dekania tha se fokusi i saj ka qenë gjithmonë rritja e cilësisë dhe plotësimi i standardeve, duke iu përgjigjur me rigorozitet kritereve të kërkuara. Sa i përket arikujve që botohen, ajo sqaroi se janë dy ekspertë që vlerësojnë në mënyrë anonime artikujt dhe më pas japin sugjerimet e tyre nëse ka vend për përmirësime apo ndryshime specifike.

Dr. sc. Brunilda Zllami, shefe e Urgjencës dhe mjeke neurologe në Spitalin Amerikan, e cila vjen në këtë botim si bashkëautore e artikullit me titull “A pain fired from brain: Abdominal epilepsy”, tha se ka ardhur një kohë e re për mjekësinë dhe rolin e mjekut. Nëse dikur gjithë dituria e mjekut hidhej në një recetë, tashmë roli i tij është bërë më kompleks.

“Një doktor i kohës së babait tim e jepte recetën dhe kishte hedhur gjithë diturinë e tij. I sëmuri tani është bash doktori që i përshtatet asaj recete. Duhet të ketë edhe kuptueshmërinë, edhe kompliancën pasi pacienti do ta konsultojë me të gjithë, me internetin, me komshiun, farmacistin etj. Ne duhet të dimë të ndërveprojmë, të hedhim hapa të matur në shërbim të një pacienti që ka evoluar, kërkon më shumë, ka shumë informacion dhe duhet të zgjedhim më të mirën për të”.

Duke u ndalur te dukuria e comorbidity-it, Zllami tha se për shkak të lëvizjes e popullatave apo trendeve të diagnostifikimit, gjithnjë e më shumë po përballet në punën e saj me bashkëshoqërime sëmundjesh.

“Gjatë punës si neurokirurge kam parë se as migrena nuk vjen e pastër. Gjithmonë e diskutojmë me kolegët: A ka më shumë sëmundje apo po diagnostifikojmë më shumë? Janë të dyja bashkë. Mosha e popullatës, lëvizja, trendet e ndryshme të ndërveprimit në organizmin tonë, mënyrën se si ne po jetojmë, me ushqimet e stresin e punës, janë të gjithë faktorë ndikues.”

Përmbajtja e MEDICUS 7, issue 2

– Comorbidity

Prof. Dr. Pëllumb PIPERO

– A Covid 19 Case Report complicated with respiratory failure and retroperitoneal hematoma

Dr. Sc. Esmeralda META, MD. Afrim YZEIRI, MD. Stavri LLAZO, MD. Elona NAQELLARI, MD. Jonela BURIMI, MD. Dejvi HAXHIAJ, Dr. Sc. Eva DURAKU, MD. Deniona NUNCI, MD. Nikolin MITROLLARI, MD. Endri KATRO

– The role of the radiotherapy technician during prostate radiation treatment

MSc. Florian QORDJA, MSc. Sulejman HAXHI

– A pain fired from brain: Abdominal Epilepsy

Dr. Sc. Brunilda ZLLAMI, MD. Stavri LLAZO, Dr. Sc. Entela BASHA, Prof. Asoc. Dr. Voltisa GJERGJI

– Prevalence of drooling in patients with parkinson disease

Dr. Sc. Anila DINE, Msc. Alma PULA, Msc. Redina AGOLLI, Msc. Ladiola STEFANIDHI, Msc. Stela DODAJ, Msc. Etleva RUSTAMI

– Self-care for health and wellbeing – a literature review.

Dr. Sc. Lumturi MERKURI, Prof. Asoc. Dr. Fatjona KAMBERI, Msc. Doreada MIO, PhD Jonilda GABRANI

– The cascade of multiorgan dysfunction in COVID 19 patients. A case presentation

Dr. Sc. Migena QATO, Prof. Dr. Najada COMO, Dr. Sc. Esmeralda META, Msc. Afrim YZEIRI, Prof. Asoc. Dr. Albana GJYZELI

 

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Formulë e re përfaqësimi, kush janë tre drejtuesit e Qeverisë së re Studentore në UET?
March 8, 2024

Next post

Universiteti holandez bashkëpunon me studentët dhe pedagogët e UET për studimin e lagjeve në nevojë
March 20, 2024

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET