Titulli i projektit:
Baza sociale e votimit në Shqipëri: Ndikimet e faktorëve strukturorë socialë dhe ndarjet politike në përcaktimin e votës së elektoratit shqiptar
Rreth projektit
Projekti synon të shpjegojë qëndrimet/sjelljet politike të elektoratit (popullsia rezidente votuese) në Shqipëri duke analizuar ndikimin eventual të faktorëve strukturorë socialë/ndarjet politike në zgjedhjet e tyre elektorale ose identifikimin e tyre afatgjatë me parti të caktuara. Identifikimi, matja dhe analiza në mënyrë sistematike dhe e integruar në nivel kombëtar të një numri të madh të variablave përbërës të strukturës shoqërore dhe të çarjeve politike dhe ndikimi i tyre eventual në zgjedhjet elektorale të zgjedhësve shqiptarë. Fokusi i projektit do të jetë ndikimi (ose jo) i një sërë predispozitash afatgjata që mund të ushtrojnë përbërësit e strukturës sociale të shoqërisë dhe çarjet e saj politike (që i ndajnë qytetarët në bazë të disa vijave të përcaktuara si ato ekonomike, historike, sociale, kulturore) në zgjedhjet elektorale të zgjedhësve shqiptarë (duke iu referuar këtu vetëm zgjedhjeve parlamentare). Gjithashtu, ky projekt studimi synon të gjenerojë një bazë të dhënash empirike (të dhëna të papërpunuara) për matjen e variablave strukturorë socialë/çarjet politike dhe atë të mbështetjes politike (partizim) të elektoratit shqiptar për parti të ndryshme politike dhe në këtë mënyrë do të shërbejë si bazë për analiza/shpjegime për studime të mëtejshme që mund të ndërmerren në këtë fushë nga studiues të ndryshëm, sociologë, etj.
Ekipi i projektit
- Prof. Asoc. Dr. Gerti Sqapi (Universiteti Evropian i Tiranës) – Drejtues i Projektit
- Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi (Universiteti Evropian i Tiranës) – Anëtar, bashkëpunëtor akademik
- Prof. Dr. Tonin Gjuraj (Universiteti Europian i Tiranës) – Anëtar, bashkëpunëtor akademik
- Prof. Asoc. Dr. Blendi Lami (Universiteti Evropian i Tiranës) – Anëtar, bashkëpunëtor akademik
- PhD (c) Klajdi Logu (Universiteti Evropian i Tiranës) - Anëtar
- MSc Kebjana Haka (Universiteti Evropian i Tiranës) - Anëtar
Objektivat e projektit / Ndikimet e mundshme
- Të identifikojë dhe të mbledhë të dhëna për matjen e variablave të pavarur (të lidhur me përbërësit e strukturës shoqërore të shoqërisë dhe çarjet e saj politike) dhe variablave të varur (mbështetja politike për parti të caktuara politike, identifikimi dhe participimi i elektoratit shqiptar, vetëvendosja e tyre në spektrin politik majtas-djathtas).
- Të sigurojë një bazë të dhënash për matjen e secilit prej këtyre variablave/treguesve që mund të shërbejë si bazë për analiza të mëtejshme nga studime/studiues të tjerë të kësaj fushe (të studimeve elektorale).
- Të analizojë dhe shpjegojë marrëdhënien ndërmjet përbërësve të ndryshëm të strukturës sociale/çarjeve politike dhe preferencave partiake të elektoratit shqiptar.
- Për të shpjeguar nëse (përkatësia) klasa shoqërore luan apo jo një rol të madh në zgjedhjet elektorale të votuesve shqiptarë.
- Për të identifikuar se cilat ndarje politike janë më të rëndësishme për besnikërinë partiake (partizim) të elektoratit shqiptar dhe vetëvendosjen e tij në spektrin politik majtas-djathtas.
Statusi
AKTIV
Financimi
Ky projekt financohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (NASRI) e Shqipërisë
Korniza kohore
Shtator 2023 – Shtator 2024
Titulli i projektit:
Logjika e funksionimit të klientelizmit politik në optikën e sjelljeve dhe pritshmërive të qytetarëve shqiptarë: Një eksplorim etnografik i shkëmbimeve partikulare midis qytetarëve dhe politikanëve (ndërmjetësve) në qarkun e Tiranës dhe Korçës.
Rreth projektit
Ekipi i projektit
- Prof. Asoc. Dr. Gerti SQAPI (Universiteti Evropian i Tiranës) – Drejtues Projekti
- (Scholar Diaspora) Smoki Musaraj - Profesor i Asociuar i Antropologjisë, Universiteti i Ohios
- Prof. Dr. Tonin Gjuraj (Universiteti Evropian i Tiranës) – Bashkëpunëtor Akademik
Objektivat e projektit / Ndikimet e mundshme
- Të paraqesë një panoramë të plotë të problemit të klientelizmit politik në kontekstin e shoqërisë së sotme shqiptare, duke përfshirë "anën e kërkesës" së saj dhe agjenturën e klientëve (qytetarëve) dhe stimujt për t'u përfshirë në forma të ndryshme të marrëdhënieve klienteliste.
- Të eksplorojë dhe shpjegojë aspektet disponuese dhe praktike të sjelljes klienteliste të qytetarëve shqiptarë në kontekstin e habitusit ku ata marrin pjesë dhe ndërveprojnë.
- Të japë një kuptim më të thellë dhe të detajuar (nëpërmjet kërkimit etnografik) të sjelljeve, motiveve, stimujve dhe pritshmërive të qytetarëve shqiptarë në lidhje me përfshirjen e tyre në sjellje klienteliste.
- Të hapen shtigje të reja për studimin e fenomenit të klientelizmit politik në Shqipëri nëpërmjet kërkimeve cilësore dhe të gjenerohet debat mes studiuesve të ndryshëm lidhur me këtë fenomen.
Statusi
AKTIV
Financimi
Ky projekt financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, nëpërmjet Institutit të Arsimit Ndërkombëtar.
Korniza kohore
Dhjetor 2024 – Maj 2025
Titulli i projektit:
Shkenca e të Dhënave në Redaksinë e Mediave: Aplikimet e Gazetarisë së Të Dhënave në Kurset e Arsimit të Lartë
Rreth projektit
Ekipi i projektit
- Prof. Asoc. Dr. Belina Budini – Dekane e Fakultetit të Universitetit Europian të Tiranës; Kryeredaktore e Polis Journal
- Dr. Mirjeta Pasha – NSF Postdoctoral Associate në Massachusetts Institute of Technology dhe Universitetin Tufts
Objektivat e projektit / Ndikimet e mundshme
- Të modernizohen dhe zhvillohen kurikula të reja që i përgjigjen më mirë nevojave të tregut të punës dhe Arsimit të Lartë në Shqipëri
- Të ofrohen kërkime të përbashkëta, zhvillim kurikulor dhe ekspertizë mësimdhënieje në fushat e gazetarisë së të dhënave dhe shkencës së të dhënave
- Të prezantohen dhe të implementohen module të reja kurse për gazetarinë e të dhënave në studimet pasuniversitare
- Të zhvillohen bashkëpunime të reja dhe afatgjata midis institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe SHBA
- Të zhvillohet mundësia për shkëmbimin e studentëve dhe stafit midis institucioneve
- Të zhvillohen metoda të reja për analizimin e të dhënave të shkallës së gjerë në gazetari
- Të krijohet një model i qëndrueshëm i mësimdhënies dhe kërkimit shumëdisiplinor në Arsimin e Lartë që i përgjigjet institucioneve moderne dhe zhvillimeve digjitale
- Të ofrohet vlerësimi dhe validimi i kompetencave të reja dhe të përmirësohet alfabetizimi digjital mes studentëve
- Të implementohen, vlerësohen dhe shqyrtohen aplikime të reja të gazetarisë së të dhënave në programet e studimit
- Të prezantohen dhe shpërndahen rezultatet e projektit në revista të vlerësuara nga rishikuesit, konferenca, seminare dhe punëtori
- Të krijohet një model i kërkimit bashkëpunues, mësimdhënies dhe zhvillimit të kurikulave
- Të ndikojë në komunitetin profesional dhe të zgjerojë projektin me partnerë mediatikë
Statusi
AKTIV
Financimi
Ky projekt financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, përmes Institutit të Edukimit Ndërkombëtar
Korniza kohore
Dhjetor 2024 – Qershor 2025
Titulli i projektit:
Promovimi i Standardeve të BE për Lirinë e Mediave, Demokracinë dhe Vetë-rregullimin në Shqipëri (PROEUMEDAL)
Rreth projektit
Ekipi i projektit
- Prof. Asoc. Dr. Belina Budini (Universiteti Europian i Tiranës) – Lider i Projektit / Kryetar
- Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamce (Universiteti Europian i Tiranës) – Anëtare, Bashkëpunëtore akademike
- Dr. Anjeza Xhaferri (Universiteti Europian i Tiranës) – Anëtare, Bashkëpunëtore akademike
- Dokt. Dritan Idrizi (Universiteti Europian i Tiranës) – Anëtare, Bashkëpunëtore akademike
- Dokt. Erisela Marko (Universiteti Europian i Tiranës) – Anëtare, Bashkëpunëtore akademike
- MSc Megi Disha (Universiteti Europian i Tiranës) – Anëtare
Objektivat e projektit / Ndikimet e mundshme
- Të përfshihen Studimet e Bashkimit Europian në kurikulat ndërdisiplinore të Fakultetit të Shkencave Sociale, Edukimit dhe Arteve Liberale, si dhe të Fakultetit të Drejtësisë, Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, për të krijuar një model të ndërthurur në UET dhe për të zgjeruar Studimet e BE-së.
- Të hulumtohen dhe të vlerësohen efektiviteti i politikave të integrimit të BE-së që lidhen me promovimin e vlerave të saj thelbësore për mediat dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor (BP) dhe Shqipëri, dhe të përgatiten studime akademike që mund të informojnë procesin e politikëbërjes drejt qëllimeve të anëtarësimit në BE.
- Të promovohen rekomandimet e politikave të Bashkimit Europian te aktorët e mediave, rregullatorët shtetërorë dhe shoqëria civile, për të nxitur dialogun publik midis aktorëve shqiptarë, përfaqësuesve të BE-së dhe publikut të gjerë.
Statusi
AKTIV
Financimi
Ky projekt financohet nga Komisioni Europian.
Korniza kohore
2024–2027
Titulli i projektit:
Rregullimi i mjedisit mediatik në erën digjitale: Hulumtim i instrumentave dhe praktikave novatore në linjë me standartet e BE-së
Rreth projektit
Ekipi i projektit
- Prof. Asoc. Dr. Belina Budini (European University of Tirana) – Drejtuese
- Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamce (European University of Tirana) – Anëtare, Bashkëpunëtore Akademike
- Dr. Anjeza Xhaferri (European University of Tirana) – Anëtare, Bashkëpunëtore Akademike
- Dokt. Dritan Idrizi (European University of Tirana) – Anëtar, Bashkëpunëtor Akademik
- Dokt. Erisela Marko (European University of Tirana) – Anëtare, Bashkëpunëtore Akademike
- MSc Megi Disha (European University of Tirana) - Anëtare
Objektivat e projektit / Ndikimet e mundshme
- Një nga objektivat kryesore të projektit është që të ofrojë një metodologji dhe qasje novatore për matjen dhe vlerësimin e lirisë dhe pluralizmit të medias në Shqipëri përmes instrumentave shkencore të kërkimit.
- Të hulumtojë dhe të japë rekomandime politikash se si legjislacioni në fuqi mund të përdoret ose modifikohet për të nxitur lirinë dhe pluralizmin e medias në një mënyrë më efikase.
- Për qëllimet matëse do të përdoren treguesit sasiorë dhe cilësorë si instrumenti i Monitorit të Pluralizmit të Medias.
Statusi
AKTIV
Financimi
Financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) e Shqipërisë
Korniza kohore
2024 – 2026 (18 muaj)
Titulli i projektit:
Vlerësimi i njohurive dhe sjelljeve për shëndetin seksual të studentëve të universiteteve shqiptare – një studim kombëtar
Rreth projektit
Ekipi i projektit
- Prof. Assoc. Dr. Lumturi Merkuri (European University of Tirana) – Drejtuese projekti
- Dr. Jonila Gabrani (European University of Tirana) – Antare, Kërkuese shkencore
- Dokt. Iva Rrugia (European University of Tirana) – Antare, Kërkuese shkencore
- Dokt. Kristi Çela (European University of Tirana) – Antar, Kërkues shkencore
- Dokt. Rovena Lika (European University of Tirana) – Antare, Kërkuese shkencore
- Msc. Ester Sako (European University of Tirana) – Antare, Kërkuese shkencore
- Msc Hamerald Agolli (European University of Tirana) – Antar, Disenjator
Objektivat e projektit / Ndikimet e mundshme
- Të sigurohet informacion i hollësishëm dhe të identifikohen treguesit kryesorë të njohurive, qendrimeve dhe sjelljeve të studentëve shqiptarë per të formuluar rekomandime, për vendosjen e prioriteteve, hartimin dhe implementimin e programeve specifike për të rinjtë.
- Të identifikohen trendet e sotme të praktikave të të rinjëve për të siguruar zbatimin në praktikë të ndërhyrjeve bazuar në këto trende.
- Të vlerësohet prevalenca e sjelljeve me rrisk që ekspozojnë të rinjtë ndaj Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme.
- Të sigurohen rekomandime bazuar në evidenca, për vendosjen e prioriteteve, hartimin e implementimin e programeve specifike parandaluese për të rinjtë
- Të sigurohet informacion për specialistët e shëndetit publik dhe median për zhvillimin e mesazheve specifike që të adresojnë këtë target grup.
Statusi
AKTIV
Financimi
Ky projekt financohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)
Korniza kohore
Shtator 2024 – Maj 2025