• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Programet e teknologjisë në UET, trendi aktual i karrierës

  • Date August 29, 2019

Programet e teknologjisë në UET, trendi aktual i karrierës

Karriera në fushën e teknologjisë është një nga më premtueset sot për sot, dhe e tillë parashikohet edhe për të ardhmen. Ndërkohë, që mundësitë e zgjedhjes janë të shumta, Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës krijon të gjithë hapësirën e duhur për formimin e duhur akademik

 Teknologjia është një industri progresive dhe vazhdimisht në ndryshim, duke premtuar një gamë të gjerë mundësish për punësim. Të gjithë të rinjtë, që kanë pasion kompjuterat, kanë një mundësi të mirë sot, që prirjet personale t’i zhvillojnë për t’i shndërruar në një profesion fitimprurës në të ardhmen. Meqënëse e ardhmja parashikohet të jetë e mbizotëruar nga teknologjia, sigurisht që karriera në këtë fushë është mjaft premtuese. Pavarësisht industrisë, bizneset kanë nevojë për profesionistët, që kanë aftësi dhe njohuri të përgjithshme për të mbështetur procese të ndryshme, që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë në vendin e punës.

Aftësimi në këtë fushë, që në fazat e hershme të jetës, duke filluar nga bazat e përdorimit të kompjuterave apo njohuri të thelluara për ata, që duan ta kenë këtë profesionin e tyre, bën që burimet njerëzore janë më të afta të trajtojnë sfidat e  paraqitura apo t’i paraprijnë ndryshimeve të shpejta, që parashikon e ardhmja. Kudo në botë degët, që kanë të bëjnë me teknologjinë janë ndër më të kërkuarat, si në ciklin Bachelor, ashtu edhe Master. Kjo, jo vetëm si përshtatje me trendet kohore, por edhe për shkak të fleksibilitetit, që kjo karrierë ofron. Një specialist në teknologjinë e informacionit, inxhinierinë informatike apo informatikën e aplikuar, veçanërisht falë profileve të shumta, që UET ofron, ka mundësinë të punësohet në sektorë të ndryshëm, me një gamë të pafundme zgjedhjesh.

Të tilla si janë mjekësia, artet dhe industria kreative, shërbimet fianciare, sektori banker, edukimi, ligji, agrikultura, organizatat jo fitimprurëse etj; gjithçka është në dorë të individit, prirjeve, interesave dhe objektivave personale. Esenciale është të zhvillohet nga individi një kërkim paraprak në lidhje me të gjithë hapësirat, që ofron tregu përpara përzgjedhjes së degës së studimit, apo aplikimit për një vend pune. Ndërsa, teknologjia vazhdon të zhvillohet, karriera gjithashtu mund të evoluojë, pasi kjo fushë nuk paraqet një industri statike. Mundësi të reja hapen çdo ditë brenda ndërmarrjeve, ose fushave përkatëse. Shumë profesione të reja kanë lindur këto 5-10 vitet e fundit, falë zhvillimeve të tilla si “user-interface apo user-experience designer”, zhvillues aplikacionesh për telefonat e teknologjisë së fundit, specialistë të “cloud computing”etj; dhe shumë të tjera pritet të krijohen në të ardhmen e afërt. Ndonëse jo pak herë ekziston një “paragjykim” për profesionistët e teknologjisë, të cilët mendohen se janë disi më pasivë në ditën e punës, për shkak se punojnë përpara paisjeve teknologjike.

E vërteta është, se këto profesione janë realisht dinamike dhe aspak të mërzitshme, pasi sfidat, që paraqiten janë të shumta dhe problematikat, që duhen zgjidhur po ashtu. Nëse kemi të bëjmë me sigurinë e përdorimit të shërbimeve teknologjike, suportin teknik, administrimin e rrjeteve, apo aspekte të tjera të profesioneve në fushën e teknologjisë, për të gjithë kureshtarët, hapësira për të mësuar çdo ditë më shumë e për të qenë kreativë është e pranishme. Në thelb, të punosh në fushat e teknologjisë, do të thotë që të ndihmosh njerëzit në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër. Cilido qoftë specializimi, profesionistët e teknologjisë kanë potencialin dhe aftësinë që ta bëjnë punën e njerëzve në cdo fushë a industri më të lehtë, më produktive apo edhe interesante.

Teknologjia në UET

Një rëndësi e veçantë këtyre profesioneve i kushton edhe Universiteti Europian i Tiranës, në fakultetin e tij të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, me degët dhe profilet përkatëse, si në ciklin Bachelor, ashtu edhe në Master Profesional apo të Shkencave, por gjithashtu edhe në diplomë profesionale. Prej vitesh studentëve të informatikës u janë ofruar mundësi të shumta për avancimin në karrierë, që nga Panairi i Punësimit, që afron kompanitë më të mëdha pranë studentëve, “Shkolla Dimërore e Inovacionit”, që bën bashkë maturantë të talentuar, bursat Erasmus+, të cilat parashikojnë të paktën një simestër studimi për studentët e UET me shpenzime jetese dhe akademike të mbuluara në një prej universiteteve partnere europiane, specializime të ndryshme falë bashkëpunimit me kompani të fuqishme si MikroTik, që i jep të drejtën UET të jetë akademia e parë MikroTik në Ballkan, apo edhe diplomave të përbashkëta.

Prej kësaj të fundit kanë përfituar tashmë disa prej studentëve të Masterit të Shkencave UET, të cilët këtë vit të ri akademik do të ndjekin studimet me bursë të plotë në një nga universitetet më të mira suedeze; sa i përket teknologjisë, atë të Mälardalen University Sweden. Bursa e studimit mbulon shpenzimet mujore, shpenzimet e jetesës dhe tarifat e universitetit, dhe avantazhi më i madh i kësaj marrëveshjeje është, që universiteti pritës në fund ofron edhe një diplomë. Pra, studentët që fitojnë këtë mundësi, do të përfitojnë diplomë të dyfishtë, një diplomë të Masterit Profesional nga universiteti suedez, si dhe një diplomë të Masterit Shkencor nga UET.

  • Share:
admin

Previous post

Shpallen listat e studentëve fitues në UET gjatë raundit të parë për programet e studimit Bachelor.
August 29, 2019

Next post

Erasmus+ për zhvillimin e administratës publike përmes kurrikulave
August 30, 2019

You may also like

HHA_3129
Starton edicioni i dytë DITËT E TEATRIT UNIVERSITAR, studentët e UET ngjiten në skena profesioniste
30 May, 2025
HHA_2895
Paraja dhe intimiteti/ Pedagogia dr. Smoki Musaraj në UET për antropologjinë e korrupsionit
30 May, 2025
vlcsnap-2025-05-27-16h26m38s877
Internship për tre studentet fituese të konkursit “Eseja më e mirë” në UET 
27 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET