• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Prezantohet në UET Grant 2025, mbështetje financiare për startup-et e studentëve dhe pedagogëve

  • Date December 10, 2024

Agjencia Startup Albania prezantoi për studentët dhe pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës mundësitë që ofrohen nga Grant 2025, thirrja që mbyllet në fund të muajit dhjetor. Studentët dhe pedagogët do të mbështeten financiarisht për 9 muaj për zhvillimin e ideve të tyre novatore.

U zhvillua në Universitetin Europian të Tiranës sesioni informues për shpalljen e thirrjes Grant 2025, programi për mbështetjen e kompanive startup dhe lehtësuesit e startup-eve. Për realizimin e këtij misioni është krijuar Agjencia shtetërore Startup Albania, e cila stimulon sipërmarrjen inovative duke ofruar financim për kompanitë startup më premtuese shqiptare.

Gjatë prezantimit për studentët dhe pedagogët, drejtuesi i kësaj agjencie, Arjan Ymeri theksoi se për vitin 2024 janë financuar rreth 10-12 projekte të ardhura nga universitetet, por saktësoi se synimi i tyre është që për vitin tjetër të rritet numri i këtyre startup-eve.
“Nga universitetet kemi financuar 10-12 projekte që kanë ardhur nga pedagogë ose ekipe, studentë plus pedagogë dhe duam që këtë vit ta dyfishojmë këtë numër. Shikojmë se ka më shumë kualitet kur vijnë nga universitetet sesa ka kur vijnë nga jashtë tyre.”

Ashtu si një vit më parë, shuma e grantit për 2025 kap vlerën e 300 milionë lekëve, e cila do të shkojë për idetë më të mira të individëve apo bizneset që plotësojnë kriteret, sipas tre fazave të grantit. Faza e parë është për individë ndërsa dy të tjerat për kompani.

Mbështetjen me grant e përfitojnë startup-et dhe lehtësuesit e startup-eve të vetëdeklaruar në regjistrin elektronik të startup-eve dhe lehtësuesve, që janë të pajisur me pasaportën përkatëse. Aplikantët mund të jenë individë, nomadë dixhitalë, kompani private mikro, të vogla dhe të mesme të themeluara në Shqipëri, jo më të vjetra se 6 vjet në momentin e aplikimit.

Financimi i dhënë nga qeveria shqiptare në kuadër të mbështetjes me grante 2025, do të mbulojë 100% të kostove totale të projektit për aplikantët fitues në fazën e parë – Faza e Ndërtimit të Konceptit; 85% të kostove për aplikantët fitues në fazën e dytë – Faza e Validimit dhe 75% të kostove për aplikantët në fazën e tretë – Faza e Zgjerimit dhe Ndërkombëtarizimit. Afati i implementimit të projekteve për vitin 2025 do të jëtë afërsisht 9 muaj.

Referuar Grant 2024, Ymeri sqaroi se ishin 94 fitues në total, 89 prej të cilëve u financuan, startup-et e të cilëve ishin kryesisht në: IT, AI, tregti elektronike, disa komponentë në turizëm, energji, marketing, ESG. Po ashtu, mosha mesatare ka qenë deri në 35 vjeç dhe shpërndarja ka qenë kryesisht në Tiranbë dhe shumë pak nëpër rrethe.

Për këtë vit mbështetja financiare shkon në zhvillimin e projekteve që vijnë nga të gjitha fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, si dhe do të shihen me prioritet startup-et që i përkasin Strategjisë S3; ato që kanë fokus ekonominë e gjelbër dhe digjitale; ato që synojnë fuqizimin e të rinjve, vajzave e grave; si dhe komercializimi i projekteve të bazuara në shkencë, kërkim dhe zhvillim. Fituesit e granteve do të marrin shërbime konsulencë dhe ekspertize nga një institucion i arsimit të lartë publik për industri të ndryshme (zhvillimi teknologjik, agrobiznesi, pronësia industriale dhe intelektuale etj.) gjatë fazës së zbatimit të projektit.

Ymeri sqaroi se janë disa grupe që agjencia synon të nxisë më tepër. “Kushdo aplikant, vajzë apo grua, merr 5% pikë bonus dhe nëse janë me pikë paralele me djemtë shpallen ato fituese. Po ashtu, një ekip që përbëhet nga 2/3 vajza ka prioriet ndaj një grupi që ka 2/3 djem.” Ai sqaroi më tej se kjo bëhet për të nxitur vajzat e gratë, që ishin më të pakta vitin e kaluar. Po ashtu me 5% pikë bonus do të jenë ato që zgjedhin industrinë digjitale dhe të gjelbër.

E reja tjetër e këtij viti është përmirësimi i skemës për përfshirjen e institucioneve lehtësuese, që janë universitetet. “Nëse ju aplikoni dhe merrni universitetin me vete, pra një letër rekomanduese prej tij, ju përfitoni gjithahtu 5% bonus pikësh. Nuk aplikon universiteti, por vetëm ju dhe në këtë rast institucionit i alokohet një buxhet që mund të jetë deri në 10% të vlerës së fondit total.”

Gjithashtu, në mbështetje të këtij programi, Agjencia Startup Albania do të ofrojë mbështetje me mentorë dhe trajnime në fusha të tilla si zhvillimi i biznesit, marketing, shitjet, mbrojtjen dhe menaxhimin e pronësisë intelektuale dhe të tjera, në varësi të nevojave specifike të startup-eve. Numri i projekteve fituese do të përcaktohet nga cilësia e aplikimeve dhe do të jenë subjekt i totalit të fondeve të disponueshme ose të alokuara për vitin 2025, ndërsa të gjitha idetë e propozuara do të kalojnë dy faza.

“Vlerësimin administrativ e kryen Sekretariati i agjencisë, që shikojnë nëse i keni dorëzuar dokumentet sipas formatit dhe a janë të gjitha të vlefshme. Pastaj kalon në Komisionin e Vlerësimit me pesë anëtarë, 4 prej të cilëve janë nga jashtë Agjencisë dhe qeverisë, mund të jenë persona nga akademia dhe ne kemi hapur thirrjen. Pas vlerësimit, ka edhe një Komision Ankimi që trajton ankesat.”

Aplikimet do të pranohen deri në fund të muajit dhjetor, ndërsa në janar të 2025 do të bëhet shpallja e fituesve. Në muajin shkurt do të bëhet lidhja e kontratës dhe do të jepet kësti i parë i financimit. Mbi ecurinë e punës dhe zhvillimit të projektit do të bëhet një raport në muajin qershor të 2025, ku edhe do të jepet kësti i dytë. Tre muaj më pas, në shtator, fituesi do të bëjë një raportim të dytë dhe në muajin dhjetor do të bëhet raporti i tretë dhe ku do të jepet kësti i fundit.

Monitorimi i granteve do të vijojë edhe për 12 muaj nga mbarimi i projektit, gjatë të cilit do të raportohet çdo katër muaj. Studentët dhe pedagogët mund ë marrin më tepër informacion mbi kriteret dhe fazat e aplikimit të projekteve përmes faqe së Instagramit të Agjencia Startup Albania dhe takimeve asistuese që ajo ofron, ose mund të vizitojnë website-in e Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, ku gjenden të gjitha dokumentet e nevojshme.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

DSSH XII 2025- Call for Papers
December 10, 2024

Next post

UET marrëveshje bashkëpunimi me DPPI: Bursa dhe intership për studentët dhe pedagogët
December 17, 2024

You may also like

4R1A0334
Small Assignment, Big Impact/ Shpallen tre fituesit e konkursit në UET me projektet më novatore
13 June, 2025
4R1A9343
Tri breza artistësh në një mbrëmje muzikore, koncerti-dhuratë i studentëve të masterit në UET
13 June, 2025
4R1A8764
Zhvillohet edicioni i shtatë i UET Talent’s Voice, një mini koncert me më të mirët në piano dhe kanto
12 June, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET