• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Prezantohet në UET draft-analiza për antikorrupsionin, Etilda Gjonaj: Mbetet problem mentaliteti i shoqërisë

  • Date January 22, 2025

UET ishte universiteti i zgjedhur nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për të prezantuar gjetjet, të dhënat dhe rekomandimet për çështjen e antikorrupsionit në Shqipëri. Në këtë analizë ku kanë dhënë kontributin e tyre pedagogët e UET, u diskutua për gjetjen e mënyrave që bëjnë pjesë të procesit edhe të rinjtë.

“Problemi që kemi në Shqipëri është se përgatisim dokumente shumë të mira por hasim probleme në zbatim.” Për presidentin e UET, prof. asoc. dr. Selami Xhepa duhet të realizohen konsultime të herëpashershme me grupet e interesit, e në veçanti me universitetet dhe me të rinjtë, për të ndikuar në rritjen e efikasitetet në zbatimin e strategjive.

Për këtë arsye, prof. Xhepa falënderoi përfaqësuesen e Komisionit të Posaçëm, Etilda Gjonaj që zgjodhi UET për të bërë këtë dialog qytetar dhe për të prezantuar disa nga gjetjet më të rëndësishme nga puna e ekspertëve dhe akademikëve të përfshirë në ndërtimin e strategjive që luftojnë korrupsionin.
Presidenti i UET tha më tej se korrupsioni është një model kulturor që ngulitet në shoqëri dhe fatkeqësisht bëhet shumë e vështirë shkatërrimi i kësaj tipologjie.

Duke ndarë të njëjtin mendim, ish- ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, tha se “nëse mentaliteti i shoqërisë nuk ndryshon, sado ligje të mira, sado sisteme të mira, sado arkitekturë të mirë institucionale të ngrihet, mbetet i vështirë minimizimi i korrupsionit.”
Gjonaj tha më tej se çështja e korrupsioni është trajtuar më herët dhe është pjesë e shumë strategjive, planeve të veprimit, strategjive që ndërmerr qeveria. Por puna e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.

“Është iniciativa më e mirë në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Grup kapitulli i diskutimeve që lidhet me shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsioni është i pari që hapet dhe i fundit që mbyllet, për shkak të të gjithë vështirësive që ka sepse shteti duhet të arrijë standardet e një shteti anëtar të BE-së”, theksoi ajo më tej duke specifikuar se kjo iniciativë ka ardhur nga Kuvendi për shkak se është institucioni që përfshin të gjithë aktorët institucionalë dhe shoqërorë, për të pasur një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse.

Përgjegjësja e Departamentit të Shkencave Juridike, dr. Sofjana Veliu tha se komisioni iu ka bërë thirrje të gjithë atyre organeve, grupeve brenda sistemit të drejtësisë për të kontribuar me ekspertizën, por edhe medias dhe institucioneve akademike.
“Një përfshirje e rëndësishme ka qenë edhe trupa akademike dhe shoqëria civile, që janë një garanci për të synuar dhe për të nxjerrë maksimumin e mendimit intelektual.”

Pedagogia e UET prezantoi më tej gjetjet dhe rekomandimet nga grupi i ekspertëve në lidhje me ndërtimin e një shoqërie me integritet, duke u fokusuar në dia elementë: përmirësimin e kuadrit ligjor; rritjen e efektivitetit të hetimeve; digjitalizimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional si dhe rritjen e transparencës në investimet e huaja.

Prof. asoc. dr. Ledjon Shahini, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, prezantoi problematikat e gjetura gjetjet dhe rekomandimet e lëna nga ekspertët në disa sektorë: parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit politik dhe në sektorët me risk më të lartë ndaj korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe vendore; funksionimi dhe eficenca e institucioneve që luftojnë korrupsionin, konfliktin e interesit dhe abuzimin me financat publike, si dhe parandalimi i financimeve të paligjshme dhe i pastrimit të parave.

Pedagogët dhe studentët e UET u përfshinë në një diskutim mbi punën e këtij komisioni, përfshirjen e shoqërisë civile, duke evidentuar çështjet që i shohin sot si problematike, por edhe duke dhënë mendimin e sugjerimet e tyre se çfarë mund ë përmirësohet më tej në luftën kundër korrupsionit.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Promovohet MEDICUS 8/2, prof. Nikollaq Kaçani: Duhet të ndryshojmë botëkuptimin për sëmundjet e pashërueshme
January 22, 2025

Next post

Studentet e UET sjellin website-in që ua bën më të lehta blerjet online
February 5, 2025

You may also like

HHA_6340
ARK EXPO 2025/ Pasioni dhe talenti i studentëve të Arkitekturës shkrihet në ekspozitën vjetore
4 June, 2025
HHA_4636
Studentët ndërkombëtarë jetojnë traditën shqiptare në një natë festive
2 June, 2025
HHA_3129
Starton edicioni i dytë DITËT E TEATRIT UNIVERSITAR, studentët e UET ngjiten në skena profesioniste
30 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET