• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

POLIS 23 nr. 2/ Perspektiva globale bashkon kërkuesit shkencorë nga Tajlanda, Lituania, Ukraina dhe Shqipëria

  • Date March 7, 2025

Që kur media u bë masive, ne jetojmë në atë që studiuesi kanadez i medias, Marshall McLuhane, e quajti “fshat global”. Jo vetëm që informacioni rrugëton nga një anë në anën tjetër të botës, por ne zbulojmë që kemi shumë çështje dhe problematika të ngjashme, shumë sfida të përbashkëta në zhvillimin e sektorëve të caktuar dhe plotësimin e standardeve të vendosura. Këtë evokim e bëjnë më së miri kërkuesit shkencorë, të cilët nga dita në ditë po shkrihen në komunitetin e tyre global.

Revista shkencore “Polis”, botim i Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në Universitetin Europian të Tiranës, është tashmë pjesë e këtij komuniteti duke pasur një qasje gjithëpërfshirëse të kërkuesve shkencorë nga Europa dhe më gjerë. Botimi i numrit të fundit nën tematikën “Ndërlidhja e disiplinave për një kuptim global të çështjeve bashkëkohore” është dëshmi e asaj se si puna shkencore mund të bashkojë, identifikojë dhe çojë përpara shoqëritë, që ndoshta në pamje të parë mund të duket se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Tajlanda është një vend ekzotik për ne, por mesa duket edhe Shqipëria qenka një vend ekzotik për ata”, u shpreh dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimi dhe Arteve Liberale, prof. asoc. dr. Belina Budini referuar numrit kryesor që hap revistën “Polis” 23/2, i cili krahason reformat e ndërmarra në sistemin arsimor tajlandez edhe atë shqiptar.

“Është një artikull me mjaft vlera që vjen nga një autor serioz i shkollës së Arteve Liberale në Universitetin e Bangkok në Tajlandë. Është me interes në fushën e edukimit por na përket të gjithëve sepse bën propozime konkrete në lidhje me bashkëpunime të mundshme midis Shqipërisë dhe Tajlandës”, theksoi prof. Budini, njëkohësisht kryeredaktore shkencore e revistës.

Më tej, dekania shpjegoi se në këtë botim vijnë një sërë artikujsh që kapërcejnë kufijtë kombëtarë dhe ofrojnë një perspektivë globale. Përveç studiuesve nga Shqipëria, të studentëve dhe pedagogëve në Universitetin Europian të Tiranës apo universiteteve të tjera në vend, vijnë edhe tre studime të autorëve të huaj nga Tajlanda, Lituania dhe Ukraina, të cilët kontribuojnë me njohuri që jo vetëm influencojnë në vendet e tyre, por gjithashtu ofrojnë mësime më të gjera që rezonojnë në kontekste të ndryshme globale.

“Nëpërmjet këtij diversiteti, botimi “Polis” 23/2 pasqyron natyrën e ndërlidhur të shoqërisë globale, duke demonstruar rolin vendimtar të bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e kërkimit dhe zgjidhjeve për çështjet e sotme komplekse”, nënvizoi Budini.

Zv. rektori për Shkencën dhe Inovacionin, prof. dr. Kreshnik Bello, tha se ka 3 trende të mëdha që kanalizojnë kërkimin shkencor: Zhvillimet e shpejta e të fuqishme të teknologjive të avancuara; koncepti i shkencës së hapur dhe shkenca me impakt shoqëror. Duke u ndalur te secila, prof. Bello u shpreh se këto trende po shkrihen, po bëhen pjesë e punës kërkimore edhe në Universitetin Europian të Tiranës, ndërsa e vendosi theksin te faktori i tretë.

“Ky element ka forcën më të madhe dhe që sot theksohet në të gjithë institucionet kërkimore, qendrat, universitetet etj. Ne si institucion kemi filluar punën dhe angazhimin dhe është rënë dakord që në çdo revistë që publikohet, njëri prej numrave të ketë një material cilësor me impakt social.”
Revista “Polis”, e cila praktikisht ka qenë pararojë e Universitetit Europian të Tiranës, është e indeksuar dhe përmbush të gjitha kriteret e një revistë ndërkombëtare, ndërsa ndjek me rigorozitet kriteret shkencore të pranimit dhe botimit të çdo artikulli që vjen nga kërkues të ndryshëm shkencorë.

Ndërthurja e perspektivës globale me atë kombëtare

Ndërsa autori tajlandez Polwasit Lhakard është më specifik dhe bën analizën e rrugëtimit të reformës arsimore dhe ndërkombëtarizimit në Tajlandë dhe Shqipëri, autorja tjetër nga Vilnius, Lituani, studion integrimin e të huajve në tregun e punës dhe pasiguritë me të cilët përballen emigrantët në vendin pritës. Artikulli i tretë me autor të huaj është nga studiuesja nga Kievi, Ukrainë, Liana Spytska, e cila analizon ndikimin që ka fëmijëria dhe mjedisi në zhvillimin dhe formimin e personalitetit të një njeriu që vepron në kundërshtim me ligjin.

Përtej dimensionit ndërkombëtar që kuptohet dukshëm nga autorët pjesëmarrës, “Polis” 23/2 sjell gjithashtu një larmi temash dhe çështjesh të studiuara, për të ardhur pastaj me konkluzione apo rekomandime konkrete që përmirësojnë fusha të caktuara. Tre prej punimeve u prezantuan nga pedagogët dhe kërkuesit e rinj shkencor gjatë promovimit të revistës.

Dr. Elsida Sinaj e cila vjen në këtë numër me një bashkëpunim me prof. dr. Kristaq Xharo, tha se ndjehet e emocionuar kur sheh që “Polis” zhvillohet, pasi rrugëtimi i saj ka nisur pikërisht me këtë revistë 12 vite më parë, kur ajo ishte studente.

Duke u ndalur te punimi i cili merr përqendrohet te menaxhimi impakteve psikologjike të pandemisë dhe COVID-19 në kontekstin e sigurisë humane në Shqipëri, Sinaj tha se qëllimi i tyre nuk ka qenë të ndalen vetëm te pasojat psikologjike, por ta shohin këtë çështje se si mund të menaxhohet nga pikëpamja e sigurisë humane dhe nevojën e politikave të reja.
“Shpesh shikojmë se problematika qëndron më shumë te institucioni se te profesionistët. Është momenti që të investohet në institucione, të krijohen grupe të përshtatshme për të ndërhyrë në këto situata që nuk janë më të panjohura”, theksoi pedagogia.

Bashkëpunimin pedagog-studentë është tashmë një praktikë shumë e suksesshme në UET, jo vetëm për të publikuar në revistat shkencore, por edhe për të qenë pjesë e Konferencës Ditët e Studimeve Shqiptare. Ky numër i revistës “Polis” sjell dy të tilla. Studimi i fokusuar në eksplorimin peizazhit të shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri u prezantua nga ish- studentja e UET, Sara Pjetrushaj, e cila ka punuar me prof. asoc. dr. Erika Melonashi.

Sipas studimit të tyre ka një sërë faktorësh që e bëjnë të pamundur marrjen e shërbimeve mjekësore nga ana të rinjve, të tillë si: mungesa e specialistëve të fushës; pabarazitë në aksesin ndaj shërbimeve, stigma kulturore dhe ndikimi i faktorëve socio-ekonomikë.

“Ky studim nuk është një analizë e problemeve, por edhe thirrje për ndryshim. Ne shpresojmë që përmes rekomandimeve të këtij studimi të krijohet një strategji për zgjidhjen e problemeve aktuale”, theksoi Pjetrushaj.

Studimi i dytë që vjen në bashkëpunimin student-pedagog është ai i Msc. Paulina Kasa dhe Dokt. Erisela Marko, me temë “Sfidat etike në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe performanca në organizatat private”, i cili nxjerr në pah çështjet e përhapura të nepotizmit dhe shkeljeve të privatësisë brenda organizatave, duke theksuar nevojën për praktika transparente dhe të drejta.

Punimi i tretë që u prezantua gjatë promovimit ishte ai i dramaturgut Armand Bora me temë “Procesi i përshtatjes së një vepre letrare: Një qasje metodologjike e shumanshme”, në të cilën autori ofron një kuadër teorik për të kuptuar procesin e përshtatjes së veprave letrare në zhanre dhe media të ndryshme.

Gjatë fjalës së tij, Bora tha se arsyeja që u fut në kërkim shkencor ishte për shkak të nevojës së komunitetit. “Kërkimi në fushën e përshtatjes apo dramatizimit, erdhi si nevojë e mungesës së dramave shqipe. Për të arritur në një proces, mendova se duhej zgjedhur një metode, duhej bërë një kërkim për të kuptuar se si mund të arrihet në procesin e dramatizmit apo përshtatjes së një vepre letrare në vepër skenike apo kinematografike”, sqaroi regjisori.

Në këtë edicion të dytë të vitit 2024, “Polis” sjell një tjetër artikull me bashkautorë. PhD (c) Gert Metani, PhD (c) Dorjan Isufaj dhe MSc. Ditmar Jubica vijnë me kërkimin e tyre të titulluar “Vlerësimi i klimës motivuese midis futbollistëve meshkuj shqiptarë: Vështrime mbi nivelet e kënaqësisë me trajnerët në ligat e të rriturve”.

I fundit në listë, por jo nga rëndësia është një reflektim nga Faruk Mustafa me temë “Lufta e Madhe: 110 vjet që nga fillimi i Luftës së Parë Botërore”.

 

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Studentët e Klubit të Arteve surprizojnë me vendosjen në skenë të “Tri mendje në ankand”
March 7, 2025

Next post

FORUMET UET/ Prodhuesja e makinës së parë ushtarake shqiptare, Arjeta Puca: Guxoni për të bërë diferencën
March 12, 2025

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET