Prof. Dr. Roland Lami
Prof. Dr. Roland Lami është Drejtues i Qendrës së Metodologjisë dhe Kërkimit Shkencor dhe Profesor në Shkenca Politike. Ai ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Prof. Dr. Roland Lami ka mbi 18 vite përvojë në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien universitare duke ndërtuar një karrierë të konsoliduar akademike brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka bashkëpunuar në projekte kërkimore me një sërë institucionesh akademike dhe rrjetesh ndërkombëtare në realizimin e disa studimeve mbi proceset demokratike dhe transformimet politike në hapësirën post-socialiste.
Interesat e tij kërkimore përfshijnë demokracinë lokale dhe pjesëmarrëse, demokracinë e brendshme të partive politike, sjelljen elektorale dhe motivimet politike, strukturimin ideologjik të partive politike, si dhe analizën e ligjërimit politik dhe mediatik. Është autor i mbi 35 artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare me faktor impakti, si dhe i gjashtë monografive në fushën e shkencave politike dhe sociale. Gjithashtu është anëtar shkencor në disa projekte ndërkombëtare COST Actions, që fokusohen në qeverisjen demokratike, përfshirjen qytetare dhe politikat e inovacionit social.
ORCID 0000-0002-1076-4106

