• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Një udhëtim vizual përtej kanavacës/ Studentët e Arteve mbyllin vitin akademik me ekspozitë

  • Date June 6, 2024

Sapo hyn në hollin e godinës A të Universitetit Europian të Tiranës përballesh me një pamje të pazakontë, që rrallë e sheh jo vetëm në universitete por edhe në ambientet e artit. E gjithë hapësira është kthyer në një galeri me larmishmëri ngjyrash, materialesh, historish e personazhesh të dalë nga kryevepra botërore të antikitetit apo letërsisë klasike, për fëmijë apo të rritur.

Nga Rapunzel, te Winnie-the-Pooh, Elektra e Euripidit, Metamorfoza e Kafkës, shpërthimi apokaliptik i Openhaimer të sjella në makete, në personazhe historikë të skicuar e deri te stilimet për mbrëmje gala e sfilata botërore, përballë qetësisë dhe ngjyrave të natyrës që zvarriten nëpër muret e korridoreve.

Studentët vrapojnë nga një cep në tjetrin me vizatime, piktura, kartonë, makete në duar për të mbyllur detajet e fundit të krijimeve, ndërsa me krenari i përgjigjen çdolloj kurioziteti nga kolegët apo sytë kureshtarë të vizitorëve që lëvizin nga njëri punim te tjetri.

Është kjo ekspozita e studentëve të Departamentit të  Arteve të Aplikuara që përmbyll vitin akademik 2023-2024, nëpërmjet praktikës dhe elementëve më domethënës të profesionit të tyre. Janë studentët Arteve Pamore, nga të treja vitet e bachelorit, që nën udhëheqjen e dy pedagogëve të tyre, Dr. Blegina Bezo dhe Eris Tare, finalizojnë me sukses disa nga lëndët e zhvilluara gjatë vitit.

E emërtuar nga Dr.Bezo “Një udhëtim vizual përtej kanavacës”, kjo është ekspozita e parë që ka një përfshirje kaq të gjerë studentësh, lëndësh, punimesh e temash. “Ekspozita vjen në kuadër të mbylljes së vitit akademik dhe është një pasqyrim i asaj se çfarë ndodh në secilën lëndë”, shprehet Tare, i cili tregon se studentët kanë paraqitur punime nga lëndët që ai jep: Dizajn i modës, Vizatim i lirë dhe Bazat e grafikës.

“Skenografi, ashtu si arkitekti, niset nga një koncept për të krijuar hapësira me një qëllim. Arkitekti projekton hapësira për të jetuar dhe skenografi projekton hapësira për tregim. Shumë arkitektë punojnë me skenografinë për shkak të afinitetit midis aktiviteteve,” shprehet Bezo. Studentët e saj kanë sjellë punimet e realizuara në Skenografi dhe Bazat e pikturës, ndërsa shprehet se këto lëndë i përkasin tipologjisë 1, e për rrjedhojë e kanë të rëndësishëm procesin e praktikës që u finalizua me produktet e ekspozuara. “Jam shumë e impresionuar nga puna e tyre. Ka qenë një impenjim fantastik”, thotë ajo më tej.

Një punë kolosale e quan Tare, duke qenë se punimet e paraqitura janë kryesisht nga semestri i dytë. “Natyrisht kanë pasur një lloj kërkese dhe një disiplinë të fortë nga ana jonë. Por tani që shohim produktin final ndjehemi të kënaqur”.

“Përveç maketeve që janë bërë, punimet janë realizuar edhe në 3D, duke sjellë kështu një risi”, thekson dr. Bezo.

Departamenti i Arteve të Aplikuara është një nga prurjet më të reja në Universitetin Europian të Tiranës, duke sjellë prej vitit 2018 tre programet bazë: Arte Pamore, Arte Skenike dhe Arte Muzikore. Përgjatë viteve, nën drejtimin e dr. Ermir Nika dhe mjeshtrave të arteve, emrave të njohur të aktrimit, këngës dhe pikturës, ky departament ka pasur një rrugëtim interesant, duke bërë debutime mjaft domethënëse në fushat specifike.

“Mund të jetë një departament i vogël, por ka një fuqi të madhe. Të evidentosh në një grup arti mbi 10-15 studentë është një arritje e madhe”, thotë Tare.

Studentët shprehen të entuziazmuar për punimet e tyre, të cilat do të vijojnë të mbeten të ekspozuara në ambientet e universitetit për të gjithë dashamirësit e arteve, kreativitetit dhe mbështetësit e talentit të të rinjve.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Botim i UET Press/ “Kosovo, Sovereignty vs Integrity” i Arben Çejkut, libri i munguar për studiuesit dhe diplomatët e huaj
June 6, 2024

Next post

UET Alumni 2024/ Dojna Mema, fituesja e 16-të e Çmimit të Karrierës: Kam besuar që ditën e parë në ëndrrën time
June 7, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET