• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

“Një e tretë, dashuria” nga UET Press, Rudolf Marku: Zogaj zbulon vetveten

  • Date October 13, 2021

“Një e tretë, dashuria” nga UET Press, Rudolf Marku: Zogaj zbulon vetveten

Shtëpia botuese “UET PRESS” ka sjellë vëllimin e ri poetik të Preç Zogajt “Një e tretë dashuria”, në të cilin, siç njofton botuesi i tij, janë përfshirë poezi të autorit të shkruara kryesisht tre-katër vitet e fundit. Vëllimi është ndarë në pesë cikle me tituj të veçantë, që mund të lexohen si libra të vegjël me vete. Ata janë: “Një e tretë dashuria” që i ka dhënë titullin librit, “Vitet e fundit të nënës”, “Shpagimi po vjen me fytyrën me të bukur”, “Dhe kaloi fëmijëria jote, rreze dielli”, “Dy përjetësi dhe asnjë jetë”, “E skuqura thotë diçka që nuk thuhet”. Në tërësinë e tyre ciklet pasqyrojnë larminë tematike të poezive të librit në tërësi, që nga ato për temën e dashurisë, që zënë vendin kryesor në faqet e tij e deri te poezitë shoqërore nga aktualiteti dhe realiteti shqiptar i ditëve tona.

Rudolf Marku

Çdo libër poetik i Preç Zogajt vjen si një zbulim i mëtejshëm i vetë poezisë…Kjo shpjegon, deri diku, edhe një ndër tiparet më dalluese të poezisë së këtij autori, që është, në fakt, vetë parimi i madh i letërsisë së vërtetë: freskinë, emocionin dhe mahnitjen e zbulimit për herë të parë. Edhe ky libër që kemi në dorë na bën të mendojmë se në poezinë e vet, në çdo libër që shkruan, Preç Zogaj udhëhiqet nga parimi estetik i formulimit të modeleve të reja gjuhësore, si një mohues pa kompromis i klisheve.

Autori bën pjesë në grupin e poetëve, të cilët e konsiderojnë poezinë Universin Shpirtnor të Njeriut – dhe misionin e tyre poetik si astrologët që nuk rreshtin së kërkuari për yllësi dhe galaktika të reja. Në vëllimin “Një e tretë, dashuria”, Zogaj na udhëheq drejt një udhëtimi të tij të brendshëm, për të eksploruar ndjesitë më intime, më të thella dhe më konfidenciale. Aq sa duket se e gjithë poezia është një bisedë me veten-veçse, pa dijeninë e vetë poetit, në praninë e një audience shumë-shumë të gjerë.

Ky libër i ri pohon atë fazë të krijimtarisë kur poeti, siç na thotë Billy Collins në “Paris Review”, mendon se poezia është më tepër se të shkruarit e saj, se poezia është ekzaminimi që i bën poeti raportit të afërm me saktësinë e ndjenjës pa sheqerosje. Forca gjuhësore e këtij libri duket se vjen nga self-centeredness, ngase poezia e Zogajt, sidomos në këtë libër, lind nga Zona e Sigurt e Qendrës së Vetvetes.

Për këtë arsye, gjuha poetike këtë radhë është më e drejtpërdrejtë, mrekullisht më e afërm me diksionin e gjuhës së folur. E megjithatë, zgjedhja e kujdesshme, intimish dhe intuitivisht e ritmit, e përsëritjeve sonore, e metaforave, e përkujdesjes për fjalën dhe tingullin, na bën të mendojmë se poezia e Preç Zogajt, megjithë afërsinë me diksionin e gjuhës së folur, është larg nga e folura e përditshme, duke provuar edhe një herë se poezia e vërtetë është ndoshta i vetmi medium artistik që ndihmon të mbahet e pandotur gjuha-zanoret, bashkëtingëlloret, sintaksa e saj – nga korrupsioni i përdorimit të gjuhës. “Një e tretë dashuria” është prova më e mirë e kësaj të vërtete të madhe.

* Parathënia e vëllimit të ri poetik “Një e tretë dashuria”

  • Share:
admin

Previous post

***Thirrje për aplikime për shkëmbim studentor në Universitetin e Pavia, Itali
October 13, 2021

Next post

UET hap dyert e vaksinimit anti-covid për studentët dhe stafin akademik
October 14, 2021

You may also like

HHA_6340
ARK EXPO 2025/ Pasioni dhe talenti i studentëve të Arkitekturës shkrihet në ekspozitën vjetore
4 June, 2025
HHA_4636
Studentët ndërkombëtarë jetojnë traditën shqiptare në një natë festive
2 June, 2025
HHA_3129
Starton edicioni i dytë DITËT E TEATRIT UNIVERSITAR, studentët e UET ngjiten në skena profesioniste
30 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET