• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Nis Panairi i Librit, 18 botime të reja nga UET Press

  • Date November 12, 2020

Megjithë situatën e vështirë, UET Press vjen me 18 botime të reja në Panairin e 23-të të Librit – Tirana 2020

Sot nis Panairi i 23-të i Librit – Tirana 2020. Ashtu siç nuk kishte ndodhur kurrë në historinë mbi 20 vjeçare të këtij panairi, këtë vit ai do të zhvillohet online, një situatë e diktuar nga pandemia e Covid-19.

Pjesë e këtij panairi, ashtu si edhe vitet e tjera, do të jetë edhe shtëpia botuese UET Press, e cila vjen me 18 botime të reja për lexuesin shqiptar. UET Press do të organizojë disa aktivitete për promovimin e titujve të rinj, shoqëruar me panele diskutimi mbi tematika të rëndësishme dhe aktuale për letërsinë.

Duke vlerësuar rëndësinë që mbart kjo ngjarje letrare në jetën e lexuesve, shkrimtarëve dhe botuesve, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, vendosi që të mos e ndërpresë këtë traditë, por të gjeje një mënyrë të re ndërveprimi për të qenë pranë lexuesve duke shmangur grumbullimet.

Gjatë 4 ditëve të zhvillimit të panairit, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, tryeza debatesh, seminare, të mbajtura kryesisht në live stream, por edhe në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri ka treguar në një intervistë televizive, mënyrën se si është menduar mbajtja e kontaktit me lexuesin.

“Do të vendosen 6-7 monitorë në pikat kryesore të Tiranës ku do të shfaqen live të gjitha aktivitetet që do të organizohen gjatë ditëve të Panairit. Do të shfrytëzohen platformat online të shitjes së librave”, është shprehur Ymeri.

Botimet e reja të UETPress

Znj.Suela Mino, drejtuese e UET Press, beson se lexuesi do të përmbushë bukur pritshmëritë e tij në librat që i propozon kjo shtëpi botuese: “ UET Press vjen në këtë Panair me një mozaik botimesh cilësore që rrekin interesat dhe shijet e lexuesve të ndryshëm, që nga letërsia e mirë  me autorë të afirmuar si Preç Zogaj me një triptik të mrekullueshëm novelash, Mustafa Nano me romanin e tij intrigues “Një javë në Manasatir”, i cili risjell artistikisht nëntorin e 1908 dhe Kongresin e Gjuhës, apo “Nën hijen e ëndrrës” një roman befasues nga autorja e re Serafina Hasanbelliu; përmbledhjet e rralla poetike si “Andej baltë, këtej erë” të Petrit Rukës me Baladat Arbërore, apo “Zëri i shpirtit tim” të Zhuliana Jorganxhi me të gjithë korpusin e saj letrar të poezive të muzikuara, pjesë identitare e kujtesës sonë kombëtare; letërsia e kujtesës me Vera Bekteshin në botimin e tretë të romanit “Vila me tri Porta”, Bashkim Shehu i cili ndërton mjeshtërisht profilin e një figure të shumëpërfolur si Liri Belishova me gjithë dritëhijet e saj, Perlat Çaushi me rrëfimin e tij të mprehtë e të zhdërvjellët në “Kush e vrau Mehmet Shehun”, apo romanin historik “Për në Shqipëri, Karl”, sjellë në shqip nga studiuesi Armand Plaka, i cili befason me kontekstin e Shqipërisë së 1914 përmes syrit të autorit gjerman Peter Marxheimer; publicistika e thukët e Pëllumb Kullës me “Diktatura e parasë”, apo e Mustafa Nanos me “Hinterlani i kuq”, i pasuruar dhe ripunuar nga autori; profesionistë të spikatur si Roland Lami, Bledar Lami, Teuta Vodo, Erlis Hoxha vijnë me studime risi që pasurojnë tregun e ideve dhe të debatit në vend – mbi ndikimin e faktorit ndërkombëtar në sjelljen e politikës shqiptare, ndikimi i gjeopolitikës në jetën e vendit, që nga Turqia e deri tek Lindja e Largët, apo fenomeni i gjakmarrjes dhe i krimeve të pasionit përballë sistemit tonë të drejtësisë, një kontributit i qenësishëm i autores Teuta Vodo në këtë fushë. Nuk mungojnë edhe vepra cilësore të personaliteteve në fushat e tyre si profesor Aleksandër Dhima në studimet antropologjike, Arlinda Ymeraj në qëmtimin e saj mbi ndikimin e politikave publike në jetën e secilit prej nesh, apo kritiku Josif Papagjoni me “Vramendje mbi Artin Shqiptar”. Duke i qëndruar besnik misionit të saj, UET Press është kujdesur që edhe në këtë Panair, përtej kushteve jo të zakonshme në të cilat po mbahet, të sjellë tek lexuesi shqiptar jo vetëm letërsinë e mirë por edhe librat e mendimit.”

Aktivitetet e UET Press

Gjatë 3 ditëve të para të panirit, UET Press do të organizojë disa aktivitete. Kështu, ditën e parë të hapjes së panairit, do të promovohet libri i kritikut Josif Papagjoni, “Fjala-Loja-Imazhi – Vramendje mbi Artin shqiptar”. Aktiviteti do të zhvillohet në orën 13:00 në mjediset e UET, shoqëruar edhe me një panel diskutimi, me temë “A e ndihmon lexuesin shqiptar Kritika letrare?”.

Të premten, në orën 12:30 në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, do të promovohen tre tituj të rinj të shtëpisë botuese OMBRA, përkthime cilësore të literaturës akademike për studentët e arteve. Po ashtu do të jetë edhe një panel diskutimi mbi botimet që pasurojnë literaturën akademike, fokus i ruajtur në vite nga UET Press.

Gjatë ditës së dytë të panairit, po të premten në orën 17:00, në mjediset e UET, do të zhvillohet një tjetër aktivitet, promovim dhe panel diskutimi mbi Letërsinë e Kujtesës. Shkrimtarja Vera Bekteshi vjen me botimin e tretë të romanit autobiografik “Vila me tri porta”.

Ndërsa ditën e shtunë, në orën 12:00, në mjediset e UET-së, do të zhvillohet promovimi i Triptikut me novela të autorit Preç Zogaj, “Hedhja/Bija e vjetër e nënës së re/Kompleksi”, një prurje cilësore e autorit në prozën shqipe.

Rreth UET PRESS

Me një historik 15 vjeçar, UET Press është një ndër botuesit më me ndikim në jetën publike në vend, duke e komunikuar librin si një instrument të rëndësishëm të zhvillimit të jetës kulturore, sociale apo politike në vend. Të organizuar në 5 kolana kryesore, botimet tona përfshijnë rreth 500 tituj të mbi 150 autorëve, personalietete të rëndësishme në fushat e tyre dhe në letrat e mendimin shqip.

Botimet UET Press veçohen për përmbajtjen e tyre cilësore dhe standardin e paraqitjes.  Për secilën nga kolanat tona kemi krijuar një format të mëvetshëm kopertine, duke i dhënë kështu identitet të dallueshëm secilës prej tyre, në një qasje orientuese për lexuesin.

Shtëpi botuese e Universitetit Europian të Tiranës, UET Press ka arritur të ndërtojë në vite profilin e saj duke e kanalizuar kontributin e vet në disa drejtime, që nga libri akademik dhe shkencor me Kolanat Thesis e Curriculum, ai i kujtesës historike me kolanën Scripta Manent, publicistika me kolanat Ide, Esse, Debate apo Monografi, si edhe letërsia me kolanën Leteratura.

Autorët e UET Press kanë fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe janë përkthyer në disa gjuhë të huaja, ndërsa kanë pasuruar bibliotekën e çdo lexuesi sa edhe letrat shqipe.

Në 15 vite, që prej  themelimit UET Press ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në botimin e librit shkencor duke krijuar tashmë një bibliotekë të denjë universitare, e në të njëjtën kohë duke mbështetur autorët shqiptarë, pasi pjesa më e madhe e botimeve tona janë të autorëve shqiptarë.

Përveç formatit që i karakterizon botimet e kësaj shtëpie botuese të ndarë në 5 Kolana kryesore, një element diferencues është promovimi që iu bëhet, për të arritur më lehtë tek lexuesi. Promovimet zhvillohen me praninë e personaliteteve të njohura të jetës publike, por edhe dashamirësve të librave. Një vend të rëndësishme zë edhe promovimi i tyre në median e shkruar dhe online, nëpërmjet publikimeve të ndryshme, intervistave me autorët, përmbledhjeve dhe gjykimeve në lidhje me librin, apo vlerësime të autorëve që kanë bërë parathënien e tij.

Suplementi Leteratura i gazetës Liberale, çdo të hënë ofron një dritare të specializuar informimi dhe orientimi të lexuesve, përmes kritikës dhe reçensave të botimeve më cilësore të autorëve shqiptarë.

  • Share:
admin

Previous post

Presidenti i UET, Xhepa: Universiteti i kërkimit shkencor dhe i…
November 12, 2020

Next post

Këshillimi akademik në UET, studentët: Ja rruga drejt karrierës
November 14, 2020

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET