• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Ndërdisiplinariteti në UET, sukseset e para[:]

  • Date April 20, 2019

[:en]

Ndërdisiplinariteti në UET, sukseset e para

Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, i hapur këtë vit akademik pranë UET, shënon sukses në hapat e tij të parë

Që në krijimin e tij, vizioni ishte ai i një universiteti të madh. Një projekt i guximshëm, që zgjoi skepticizmin e mijërave që e dëgjuan. Sot, në dekadën e tij të dytë, është një institucion i hapur për të gjithë, me standard të konsoliduar, me një filozofi të qartë analitike në mësimdhënie dhe me një impakt të jashtëzakonshëm në realitetin e vendit. Për vite me radhë UET u shndërrua në një mundësi për të gjithë. Studentë, pedagogë, kërkues shkencorë, specialistë, të gjithë kishin hapësirën e tyre për të nxënë dije, për të shkëmbyer ide dhe opinione dhe për t’u bërë nismëtarë të iniciativave të ndryshme me dobi intelektuale dhe shoqërore. Falë standardit të konsoliduar në mësimdhënie për vite me radhë në shkencat sociale, juridike dhe ato ekonomike, kërkesat që UET të shtonte mundësitë e zgjedhjes ishin të shumta, si nga studentët ashtu edhe nga prindërit. Synimi për të ofruar një gamë të gjerë disiplinash prej të cilave studentët mund të zgjidhnin ishte atje që në krye të herës dhe duke marrë shkas edhe nga kërkesat e shumta, për thuajse dy vite institucioni punoi intensivisht për të sjellë edhe dy fakultete të reja, në fillim të vitit akademik 2018 – ‘19.

Njëkohësisht në kuadër të përmirësimit të çdo aspekti, edhe fakultetet ekzistuese u ristrukturuan, për të ardhur sot në ditën ku korridoret e universitetit gëlojnë nga shumëllojshmëria e studentëve. Fizioterapistë të ardhshëm, artistë vizualë, juristë, arkitektë, inxhinierë ndërtimi, infermierë, instrumentistë, këngëtarë, historianë, shkrimtarë e shumë e shumë profesionistë të tjerë të ardhshëm kanë gjallëruar auditorët e universitetit me talentet dhe ambiciet e tyre.

Faculty of Engineering, Informatics and Architecture
UET është tashmë “polivalent”, me plot pesë fakultete: ai i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës. Për krijimin e këtij të fundit, flet dekani, Prof. Asoc. Dr. Ing. Arben Dushi.

“Deri vonë në tregun e arsimit shqiptar, programet kryesore mësimore inxhinierike ruanin një farë monopoli nga universiteti publik. Në këtë moment, pas një analize të kujdesshme UET vlerësoi se tregu i arsimit të lartë privat duhej adresuar edhe drejt programeve inxhinierike, duke shënuar në këtë mënyrë edhe fundin e monopolit të universitetit publik. Kështu, u gjykua me të drejtë që degët e Inxhinierisë Industriale, të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës të hapeshin edhe në UET. Nga ana tjetër, u krye dhe një riorganizim i brendshëm duke e kaluar programin e Informatikës pranë fakultetit të ri, duke krijuar kështu Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.”
Për shoqërinë, profesione të tilla si arkitektët, inxhinierët apo informatikanët janë shumë të rëndësishme, pasi janë thelbësore në zhvillimin e saj. Shumë studentë kanë zgjedhur që profesionin e tyre të ardhshëm ta zhvillojnë në të tilla drejtime.
“Në këtë vit të parë akademik, në Fakultetin e ri të Inxhinierisë, Informatikës e Arkitekturës studiojnë më shumë se 580 studentë, ku vlen të theksohet që numri më i madh i studentëve është në degët e Inxhinierisë Informatike dhe Teknologjisë së Informacionit. Në programin e ri të Inxhinierisë Industriale, të Ndërtimit dhe Arkitekturës, kemi një numër të vogël studentësh, për të cilin duhet thënë që duke pasur parasysh faktin që është vetëm viti i parë që ky program merr jetë, mund të konsiderohet i kënaqshëm”, shprehet Dushi, i cili shton se ambicia e tyre e madhe do të duhet të kënaqet në vitin akademik 2019 – ‘20, për të cilin dy departamentet e FIIA po përgatiten seriozisht.

Këtë vit akademik u formësua UET “polivalent”, pasi përkrah shkencave humane, juridike, ekonomike, u rreshtuan edhe dy fakultete të reja të shkencave mjekësore dhe inxhinierike. Gjatë këtij viti Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës ka kontribuuar në ngjizjen e kësaj polivalence, me disa aktivitete të spikatura.
“Ne organizuam në muajin shkurt Shkollën Dimërore të Inovacionit, me pjesëmarrjen e disa dhjetëra maturantëve përfaqësues të shkollave të mesme nga i gjithë territori i republikës. Në të u prezantuan arritjet inovative nga të gjitha industritë që operojnë në vendin tonë si ajo energjetike, e shtëpive automobilistike, linjave të reja të prodhimit, industrisë bankare etj. Dhe këta studentë të ardhshëm u njohën me Çmimin e Inovacionit që u lançua nga UET nëpërmjet Fakultetit të ri të Inxhinierisë Informatikës dhe Arkitekturës”, rrëfen dekani.
Gjithashtu, gjatë këtij viti FIIA u bë promotor i zhvillimit të një workshop-i në kuadrin e krijimit të Urdhrit të Inxhinierit në Republikën e Shqipërisë, me pjesëmarrjen e një numri të madh inxhinierësh nga sektorë të ndryshëm privatë dhe publikë, të Shoqatës së Inxhinierëve Konsulentë dhe Arkitektëve, sikurse edhe përfaqësuesve nge Enti Kombëtar i Urdhrit të Inxhinierëve Italianë.
“Një tjetër arritje që vlen të evidentohet që në vitin e parë të krijimit të Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës është edhe nënshkrimi i marrëveshjes me kompaninë letoneze MikroTik, e cila i jep të drejtën UET që nëpërmjet fakultetit tonë të jetë akademia e parë MikroTik, jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan”, shton profesor Arben Dushi.

Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës paraqet një ofertë shumë të mirë të programeve të studimit në fushat përkatëse të Inxhinierisë, Informatikës e Arkitekturës.

Fakulteti është konceptuar i tillë që praktikat mësimore e një pjesë të laboratorëve, studentët t’i zhvillojnë pranë industrive të ndryshme lider në fushat përkatëse që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e republikës, mbështetur kjo mbi marrëveshjet dypalëshe që UET ka nënshkruar me to, apo është në proces. Për studentët mundësitë për të krijuar avantazh në tregun e punës, pas përfundimit të studimeve në UET, janë të shumta duke filluar që nga praktikat e sipërpërmendura te marrëveshjet e bashkëpunimit në kuadrin akademik, shkëmbimet studentore etj.

“Mendoj që studentët e ardhshëm gëzojnë të gjitha kreditet të zgjedhin me përparësi të studiojnë në Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, pranë UET. Për shembull nëse i referohemi marrëveshjes me MikroTik, studentët e Inxhinierisë Informatike dhe Teknologjisë së Informacionit, kanë të gjitha shanset që në përfundim të ciklit Bachelor të mund të pajisen me certifikatën Mikrotik, e cila si një patentë autoritare në fushën përkatëse do t’u hapte këtyre studentëve mundësi të pafundme punësimi si në tregun vendas pse jo edhe në atë europian, gjithmonë nëse këta studentë do të ishin në gjendje të kalonin testin përkatës”, ka ilustruar ai duke theksuar se është e rëndësishme që studentët të kenë vullnetin dhe dëshirën për t’i shfrytëzuar mundësitë e shumta që UET ofron për ta.
UET është angazhuar seriozisht në ofertën e tij inxhinierike duke u ofruar studentëve që dëshirojnë të studiojnë në këto fusha, cilësi të lartë shkollimi, sikundër edhe ndjeshmëri maksimale e përgjegjësi të plotë ndaj menaxhimit të përpjekjeve të tyre për dije dhe arsim.

Vizioni për këtë fakultet është që në një të ardhme të afërt të zgjerojë edhe më tej mundësitë e zgjedhjes për studentët.

“Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës megjithëse i ri, po punon me intensitet së pari në drejtim të krijimit të një stafi me kompetencë të lartë inxhinieriko-pedagogjike në fushat përkatëse duke mbuluar tërë spektrin e programeve tona të studimit sikurse po synon edhe hapjen e programeve të reja në fusha me interes për të ardhmen e ekonomisë së vendit, siç është për shembull ajo e burimeve natyrore dhe e menaxhimit të këtyre burimeve etj.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Dita e parë në akademi/Fytyrat e shumta të jetës profesionale të Ylljet Aliçkës[:]
April 20, 2019

Next post

[:en]Studimi i UET: 10 gjetjet për zhvillimin e karrierës së maturantëve[:]
April 22, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET