• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET E UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së

  • Date May 9, 2025

E ardhmja e sektorit të bujqësisë shqiptare në Bashkimin Europian ishte në qendër të forumit të radhës në Universitetin Europian të Tiranës, me të ftuar ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj. Ajo zhvilloi një bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, nën moderimin e dekanit ,prof. asoc. dr. Mateo Spaho, duke treguar më tepër mbi politikat, nismat dhe zhvillimet që pritet të ketë bujqësia në vendin tonë përgjatë procesit të integrimit evropian.

Denaj preku disa nga çështjet më të ndjeshme që impaktojnë apo janë jetike për këtë sektor, si parcelizimi i tokës pas viteve ’90-të, mungesa e dokumentacionit të pronësisë, etj. Sot bujqësia zë mbi 16% të GDP-së dhe mban të angazhuar rreth 35% të popullsisë, kryesisht në zonat rurale. Por pavarësisht se bankat nuk janë të hapura për kreditimin e këtij sektori, pasi vetëm 2% e portofolit të kredisë shkon në këtë sektor, Denaj tha se vitin e kaluar janë bërë 540 mln euro eksporte, duke përmendur si një mbështetje të madhe investimet e BE-së.

“Është bërë në 5 vitet e fundit, dhënia e ndihmës financiare me kredi të buta, me grande, falë mbështetjes së BE-së, e cila financoi 1000 investime në sera, stalla, agropërpunim, agrotruizëm dhe agrogrumbullim. Çfarë do të ndodhë në 5 vitet e nuk është vetëm financimi me kredi të buta apo me grande, por është nevoja që të lidhen në një zinxhir vlere këto pika me fermerët dhe eksportuesit drejt tregjeve gjermane, italiane dhe të Lindjes së Mesme.”

Ministrja theksoi se është mjaft e rëndësishme që të ndryshohet mendësia se bujqësinë bëjnë fermerët dhe duhet të nxitet biznesi i madh dhe i mesëm për të hedhur sytë nga ky sektor, për të investuar dhe zhvilluar më tej. Nëse sektori do të jetë i organizuar dhe fermerët e blegtorët të bashkuar, e të ndërlidhur me sipërmarrës më të mëdhenj, nën mbështetjen e qeverisë, do të plotësohen të gjitha kërkesat që vijnë nga jashtë për produkte shqiptare.

“Ne kemi disa produkte ku duhet të jemi më të fokusuar. Kemi disa fruta, qershia, mandarian, cilësia e të cilëve nuk është si e fqinjëve, kemi vajin e ullirit, kemi bimët medicinale, kemi peshk. Kemi një hartë Shqipërie, ku e ka të përcaktuar shumë të qartë kush janë pesë zonat me pesë produktet.  Nëse ne punojmë në sensin e contract farming (bujqësi me kontratë) për këto produkte, ne do t’ia dalim. Por do një punë renduese dhe incentivuese.”

Prandaj, Denaj sqaroi se shpesh iu kërkon shpesh bizneseve që të angazhohen përmes një kontrate për të arritur në këto tregje europiane e botërore, ku secili aktor luan rolin e vet, nga fermeri, te sipërmarrësit dhe qeveria.

Më tej, ajo e cilësoi joefektiv ligjin e 2017-ës “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, i cili konsideron mundësinë e bashkimit të tokës, gjë që nuk është shumë e pranueshme nga fermerët. Për këtë arsye po shihet mundësia e ndryshimit të tij.

“Unë nuk besoj te këto formate me penalitete. Penalitetet janë kur helmon njerëzit, aty nuk ka kompromis. Unë besoj te incentivat, te ekonomia. Mendoj se ne mundte ta nxisim bashkëpunimin përmes incentivave. Unë e kam thyer me besimin tim që shqiptarët nuk bashkohen, Shqiptarët bashkohen po të kesh incentivat e duhura”, u shpreh Denaj.

Me një eksperiencë 20-vjeçare në sektorin e bankave, duke qenë drejtuese e disa institucioneve, Denaj tha se mbajtja e postit të ministres së Financave (2018-2021) e ndihmoi të mësonte më shumë për makroekonominë dhe menaxhimin e krizave, duke përballuar edhe dy periudha mjaft të vështira që prekën vendin, tërmeti dhe pandemia e COVID-19.

Tashmë si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ajo rrëfeu se puna e saj është zhvendosur në terren, për të kuptuar sa afër dhe larg është sipërmarrja, në të gjithë sektorët, bujqësi, blegtori, peshkim, për të përmbyllur në 2027-ën tre kapitujt për bujqësinë: Kapitulli 11- Zhvillmi Rural, Kapitulli 12- Siguria Ushqimore, Kapitulli 13- Peshkimi.

Sa i përket ndikimit të kuotave të prodhimit, Denaj tha se Shqipëria ka potencialin të prodhojë në cilësi shumë të mirë disa produkte që nuk prodhohen nga vendet fqinje.

“Ne jemi të vegjël për të prodhuar gabim apo për të prodhuar jashtë standardeve. Jemi të vegjël në madhësi, por kemi një sipërfaqe toke, në mënyrën se si është vendosur na bën avantazhues. Ne mund të konkurrojmë me prodhime në sera dhe prodhimi është trefishuar kohët e fundit. Kemi disa fruta (qershia, mandarina, cilësi më e mirë se fqinjët), perime ku mund të jemi më të fokusuar, vaj i ullirit, bimët medicinale, peshk”, nënvizoi ministrja.

Denaj tha se integrimi i bujqësisë ashtu edhe si i çdo sektori tjetër, nuk është miratimi dhe aplikimi obligues i tij. Është një proces që kërkon përgjegjësi sociale dhe ekonomike. E po ashtu, integrimi nuk nënkupton vetëm përfitime dhe investime financiare, por nënkupton edhe një sërë detyrimesh, rregullash, standardesh që duhet të plotësohen prej prodhuesve, në mënyrë që produkti i tyre të bëhet pjesë e tregut të unionit.

“Një nga detyrimet e mëdha që kemi ne është të prodhojmë jo vetëm cilësisht për pjesën e pesticideve, produkteve organike, ligji i të cilave kaloi vjet, por problemi më i madh si do të menaxhojmë mbetjet. Flitet për ekonomi qarkulluese, por ndërkohë ne jemi akoma te mbetjet.”

Ministrja foli më tej për investimet e huaja që po bëhen për zgjidhjen e këtyre çështjeve, pa ndihmën e të cilëve Shqipëria do ta kishte më të vështirë t’i afrohej tregut ndërkombëtar.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
May 9, 2025

Next post

UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
May 9, 2025

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET