• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Lider në ndërkombëtarizim/ 11 studentë nga Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja vijnë për të studiuar në UET

  • Date February 20, 2024

Nga Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja në Universitetin Europian të Tiranës. Njëmbëdhjetë studentë të huaj do të ndjekin semestrin e dytë të vitit akademik 2023- 2024 në auditorët e një universiteti shqiptar.

Me nisjen e semestrit të ri, është organizuar “Welcome Day” në ambientet e UET dedikuar mikpritjes së studentëve, të cilët lanë studimet në Universitetin e Rouen në Francë, atë të Bolonjës në Itali, Universitetin Beira Interior në Portugali, Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Romës si dhe Universitetin e Almerias në Spanjë, duke u bërë pjesë e Departamentit të Shkencave Politike dhe Departamentit të Ekonomisë në UET.

Për disa muaj, jo vetëm që do të marrin mësime në fushat e tyre të studimit, por do të kenë mundësinë të njihen me kolegët shqiptarë, të njohin kulturën, të vizitojnë vende të reja turistike, të shijojnë kulinarinë vendase, etj.

Në të njëjtën kohë, një mundësi e tillë iu është ofruar edhe studentëve të UET. Për këtë semestër 21 studentë po studiojnë në një nga universitetet europiane me traditë të cilët janë partnerë me UET.

Përmes projekteve ndërkombëtare, të fituar nga Zyra e Projekteve dhe Ndërkombëtarizimit në UET dhe përfshirjes së gjerë në programin Erasmus+ të shkëmbimit studentor dhe stafeve, Universiteti Europian i Tiranës është lider i ndërkombëtarizimit mes universiteteve shqiptare.

Që prej vitit 2016, UET ka zhvilluar dhe çuar përpara mbi 45 projekte ndërkombëtare dhe qindra studentë dhe anëtarë të stafeve akademike e administrative të huaj kanë ardhur për një eksperiencë shkëmbimi në këtë universitet dhe studentë bashkë me staf të këtij të fundit, kanë përjetuar dhe vijojnë të përfitojnë nga eksperiencat e Erasmus +.

Viti 2022 e bëri UET universitetin e parë shqiptar që ka marrë një vlerësim institucional nga një agjenci e huaj. UET kaloi me notën dhjetë vlerësimin e agjencisë britanike të sigurimit të cilësisë, QAA për dhjetë standardet dhe udhëzimet për zonën europiane të arsimit të lartë, të cilat duhet t’i përmbushin edhe universitetet e zonës së Bashkimit Europian.

Drejtorja ekzekutive e kësaj agjencie, Vicki Scott, vizitoi UET gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve në korrik të 2023, duke shprehur përkushtimin ndaj universiteteteve në rrugën e tyre të përmirësimit.

Akreditimi jepet pas një procesi rigoroz që përfshin të gjithë universitetin: akademikët, ekipin drejtues, punonjësit dhe sigurisht studentët. Sipas raportit përfundimtar, i cili është botuar edhe në faqen zyrtare të QAA, Universiteti Europian i Tiranës i ka përmbushur plotësisht ato që njihen edhe si 10 ESG-të apo standardet dhe udhëzimet e përcaktuara më 2015-n, për zonën europiane të arsimit të lartë, duke nisur me politikën e sigurimit të cilësisë, me mënyrën sesi një institucion dizajnon dhe aprovon programet, më pas çështje që lidhen me mësimdhënien dhe mësimnxënien që kanë në qendër studentin dhe vlerësimin, me stafin mësimdhënës, pastaj vlerësohet mënyra e menaxhimit të informacionit, informimi publik, progresi i studentit, njohja e programeve të studimit. Kalohet më tej te monitorimi i vazhdueshëm dhe vlerësimi periodik i programeve e në fund standardi i dhjetë me vlerësimin e jashtëm të cilësisë në mënyrë ciklike.

Përmes projekteve ndërkombëtare, UET synon të integrohet në rrjetet akademike europiane,  si edhe të promovojë mjediset e të të mësuarit ndërkombëtar. UET synon gjithashtu të përgatisë stafin dhe studentët për kërkim shkencor bashkëpunues si edhe veprimtari akademike, bashkë me partnerët e universiteteve në vende të BE-së, si edhe të shtrijë më tej strategjinë e ndërkombëtarizimit me aspekte të mobilitetit virtual.

Mes projekteve që kanë në thelb rritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, UET ka sjellë për herë të parë në Shqipëri Jean Monnet Center of Excellence, duke qenë edhe i vetmi në Ballkan që e ka fituar për vitin 2022.

Aktualisht, ky universitet ofron një diplomë të përbashkët master në Shkenca Politike POSIG, me Universitetin e Salzburgut dhe disa diploma të dyfishta me universitetin Ludwigshafen, Gjermani, Malardalen, Suedi, London South Bank University në Britaninë e Madhe dhe IMS Geneva, në Zvicër. Këto diploma janë si për nivelin bachelor, ashtu edhe master në degët Administrim Biznesi, Menaxhim, Financë, IT.

Në datat 8- 12 prill do të organizohet UET International Days, evenimenti i tetë i cili synon të sjellë më afër praktikat më të mira evropiane në Shqipëri. Aktiviteti katërditor do të zhvillohet me pjesëmarrjen e stafeve nga partnerët e BE-së dhe ata të rajonit, si dhe të palëve të interesuara vendore. Qëllimi është të lidhë universitetet shqiptare dhe europiane me potencialin e rrjetëzimit dhe ideve për projekte dhe partneritete të ardhshme.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Lista emerore e kandidateve fitues per programin e doktorates ne "Shkenca Sociale dhe te Sjelljes"
February 20, 2024

Next post

Profesori i UET Aleksandër Dhima nderohet me çmimin “Fehmi Agani”, në forumin akademik për martirin e kombit dhe shkencës
February 21, 2024

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET