• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri vjen në UET, bashkëbisedim me studentët për Zhvillimin e Qëndrueshëm

  • Date February 22, 2024

Axhenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm ishte tema e një bashkëbisedimi interesant mes Koordinatores së Përhershme të OKB-së në Shqipëri dhe studentëve të UET. Pasi iu përgjigj interesit dhe kuriozitetit të tyre, Znj. Fiona McCluney-s iu dhurua kulla e sahatit të Tiranës, simbol i UET.

“Shfaqja është e Fionës, ndaj nuk do të bëj asnjë të tillë tani”, ishin fjalët e Presidentit të UET, Selami Xhepa në nisje të leksionit të hapur me Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, teksa i uroi mirëseardhjen dhe shprehu gatishmërinë e Universitetit Europian të Tiranës për t’u përfshirë në realizimin e objektivave të organizatës.

Xhepa tha se Shqipëria ka performuar mirë në vitet 2000 me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, duke i përmbushur të gjitha detyrimet në kohën e duhur, sidomos ato për uljen e varfërisë. Sipas ekspertit të ekonomisë, objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) janë më të gjera në fushën e ambicieve që përfshin, por u shpreh optimist për përmbushjen e tyre në masën 40%.

“Duke qenë se kemi përjetuar kaq shumë tronditje kohët e fundit, duket se disa nga sukseset shpesh janë të kundërta, veçanërisht në lidhje me uljen e varfërisë dhe çështje të tjera që lidhen me qeverisjen. Por duke pasur parasysh këtë mjedis shumë sfidues, ne do të jemi shumë të etur dhe të interesuar të shohim se roli i Kombeve të Bashkuara është kritik për të promovuar këtë lloj dialogu midis palëve të ndryshme”, tha Xhepa, i cili falënderoi Kombet e Bashkuara për kontributin e tyre në vendin tonë.

Dekania e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Ermela Kripa vlerësoi kontributin e znj. Fiona McCluney në nxitjen e bashkëpunimit mes OKB-së dhe qeverisë shqiptare, krahas sektorëve të tjerë jetikë si shoqëria civile, akademia dhe sektori privat.

“Nën udhëheqjen e saj, mund të them se Kombet e Bashkuara kanë punuar me zell për një mori objektivash fisnike, duke përfshirë uljen e varfërisë, forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, ruajtjen e mjedisit tonë dhe lehtësimin e reformës sociale dhe ekonomike”, u shpreh Kripa.

“Është përmes këtyre përpjekjeve dhe partneriteteve që ne angazhohemi për të arritur qëllimet tona të përbashkëta në përmirësimin e shoqërisë sonë.”

Fiona McCluney ka një karrierë 30-vjeçare si praktikuese zhvillimi dhe planifikuese urbane, fillimisht në ishujt e Karaibeve, e më pas në Kinë e Hong Kong. U përfshi në disa projekte zhvillimi në Indi dhe Pakistan, kryesisht në përmirësimin e strehimit. Siç tregoi ajo për studentët në UET, pasi kaloi testin e kualifikimit, prej 12 vitetsh shërben në sistemin e OKB-së, fillimisht në Mal të Zi dhe tashmë në vendin tonë.

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri foli edhe për Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, e hartuar nga udhëheqësit botërorë në 2015, në të cilën përcakoheshin qartë 17 objektiva për të siguruar të drejtat dhe mirëqenien e të gjithëve në një planet të shëndetshëm dhe të lulëzuar.

“Viti 2015 ishte vërtet i rëndësishëm sepse të gjitha vendet anëtare ranë dakord për qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe gjithashtu ranë dakord për ndryshimin e klimës. Disa njerëz mund të argumentojnë në këtë faze, se do të ishte shumë më e vështirë të arrihet kjo marrëveshje globale rreth këtyre çështjeve. Kjo është arsyeja pse ne duhet të mbështetemi vërtet tek këto që kemi bërë së bashku për zhvillimin e qëndrueshëm.”

Axhenda 2030 është një udhërrëfyesi i botës për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të trajtuar pabarazitë. Duke folur për 17 objektivat, Mçluney tha se disa prej tyre kanë të bëjnë me cilësinë e jetës, me varfërinë, urinë, shëndetin, arsimin, barazinë, përfshirjen, e të tjerat me planetin, klimën, konsumin dhe prodhimin e përgjegjshëm.

“Pastaj kanë të bëjnë me prosperitetin. Dhe kur flasim për prosperitet, nuk nënkuptojmë vetëm rritje ekonomike. Ne nënkuptojmë mënyrën se si ndodh rritja ekonomike. Ka të bëjë me atë se si të krijojmë një shteg të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm që përfshin punën e denjë dhe rritjen ekonomike, industrinë, inovacionin dhe infrastrukturën, dhe gjithashtu përfshin njerëzit. Kjo është sfida e synimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, u shpreh Koordinatorja e OKB-së në Shqipëri.

E pyetur për rolin e universiteteve në realizimin e axhendës, në kontekstin e Shqipërisë, McCluney tha se auditorët kanë mundësinë të pajisin gjeneratat e ardhshme me informacionin dhe aftësitë që u mundëson atyre të jenë aktivë në çështjet e zhvillimit.

“Universitet mund të kryejnë kërkime për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm që mund të përputhen me studime në fusha të veçanta në kontesktin e Shqipërisë. Mendoj gjithashtu se këto janë vende ku mund të bashkoni komunitetet. Mund të krijoni partneritete për SDG duke mbajtur leksione publike, duke bërë forume apo seminare”, theksoi znj. McCluney.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Profesori i UET Aleksandër Dhima nderohet me çmimin “Fehmi Agani”, në forumin akademik për martirin e kombit dhe shkencës
February 22, 2024

Next post

Thirrje për aplikime: Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ
February 22, 2024

You may also like

HHA_4636
Studentët ndërkombëtarë jetojnë traditën shqiptare në një natë festive
2 June, 2025
HHA_3129
Starton edicioni i dytë DITËT E TEATRIT UNIVERSITAR, studentët e UET ngjiten në skena profesioniste
30 May, 2025
HHA_2895
Paraja dhe intimiteti/ Pedagogia dr. Smoki Musaraj në UET për antropologjinë e korrupsionit
30 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET