• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Klubi i Drejtësisë në UET/ Flet ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Kondi[:]

  • Date May 6, 2019

[:en]

Klubi i Drejtësisë në UET/ Flet ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Kondi

Klubi i Drejtësisë “John Locke” në Universitetin Europian të Tiranës ka mbajtur takimin e radhës, ku ka qenë i ftuar ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Thimio Kondi, i cili ka folur mbi një sërë tematikash që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor në Shqipëri dhe në veçanti me Gjykatën e Lartë.

Në një bashkëbisedim të drejtuar nga Dekania e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Prof. Asoc. Dr. Endira Bushati, ish-kreu i Gjykatës së Lartë u është përgjigjur pyetjeve të shumta që studentët kanë pasur mbi çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë me drejtësinë në vend. Gjyqësori përbën pushtet më vete, në krye të së cilit qëndron Gjykata e Lartë, më e larta e drejtësisë në një sistem gjyqësor të organizuar në tri shkallë dhe të unifikuar. Kjo gjykatë ka ekskluzivitetin e interpretimit të unifikuar të ligjeve dhe një rol aktiv për interpretimin e Kushtetutës së Shqipërisë, ndonëse interpretimi përfundimtar i saj i është ngarkuar Gjykatës Kushtetuese. Në bashkëbisedimin e zhvilluar me studentët e Juridikut, janë parashtruar një sërë tematikash të tilla si: rëndësia dhe roli i Gjykatës së Lartë në pushtetin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë, juridiksioni dhe kompetencat e saj, raportet e Gjykatës së Lartë me institucione të tjera të gjyqësorit etj.

“Gjykata e Lartë ka një rol të rëndësishëm për rritjen e standardeve të dhënies së drejtësisë në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe në veçanti për disiplinimin e gjyqësorit. Sa më të arsyetuara, sa më të drejta dhe sa më të qarta të jenë vendimet, patjetër që Gjykata e Lartë do të ketë një impakt pozitiv në shëndoshjen e të gjithë sistemit. Unë jam për një Gjykatë të Lartë të fortë, profesionale, të mirorganizuar, e cila të ketë një impakt të fuqishëm për përmirësimin e gjithë sistemit”, ka thënë ish-kreu i Gjykatës së Lartë.
Z. Kondi ka bërë një prezantim të shkurtër historik dhe krahasues për rolin dhe funksionet e Gjykatës së Lartë, që nga Shpallja e Pavarësisë deri në pushtimin fashist të Shqipërisë dhe Luftën e Dytë Botërore, periudhën e regjimit diktatorial komunist, që nga rënia e regjimit komunist dhe fillimet e shndërrimeve demokratike deri në miratimin e Kushtetutës së re.

“Rruga që ka përshkruar historikisht gjykata më e lartë e shtetit tonë, që me krijimin bashkë me gjykatat e tjera, nga fillimet e shtetit të pavarur shqiptar e deri në miratimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në nëntor 1998, si dhe në vitet që do të pasonin, tregon se, me gjithë luhatjet e ndryshme, e duke përjashtuar periudhën e sistemit totalitar komunist, orientimi ka qenë kryesisht në kulturën dhe traditën perëndimore”, ka thënë Z. Kondi, i cili për ta evidencuar këtë karakteristikë dhe për të nxjerrë përfundime më të sakta në këtë aspekt, ka përshkruar shkurtimisht tiparet më të spikatura të modeleve të gjykatave të larta të këtyre vendeve me tradita të pasura.

Ish-kreu i Gjykatës së Lartë, në bashkëbisedimin e tij me studentët, ka bërë një analizë të modeleve të ofruara nga traditat e vendeve demokratike perëndimore, si dhe një analizë të ndarjes midis juridiksionit gjyqësor penal e civil, si dhe atij administrativ. Njëkohësisht ka folur mbi modelin e Kasacionit dhe atë të Revizionit në vendet e traditës të së drejtës civile duke ilustruar si shembull për modelin e Revizionit, sistemin gjyqësor të Gjermanisë, si dhe atë të Francës për modelin e Kasacionit.

Nga tjetër, z. Kondi ka diskutuar edhe mbi modelin e vendeve të traditës anglosaksone.

“Karakteristikë e vendeve të traditës anglosaksone është natyra unitare e sistemit gjyqësor dhe mungesa e një ndarjeje të qartë e të prerë midis së drejtës private dhe asaj publike”, ka thënë ai gjatë fjalës së tij.
Për sa i përket i përket qëndrimit të tij për Shqipërinë, bazuar edhe në traditën dhe realitetin e vendit, ai u shpreh se është kundër fragmentarizimit.

“Unë personalisht jam pro një sistemi të unifikuar të gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm. Nuk jam për fragmentarizimin e sistemit, sidomos për vendet e vogla siç është Shqipëria. Për këto vende do të ishte shumë e përshtatshme dhe shumë efektive të kishim një Gjykatë të Lartë dhe çështjet kushtetuese më pas le t’i gjykonin Kolegjet e Bashkuara”, tha ai.

Për sa i përket rolit të Gjykatës së Lartë për unifikimin e praktikës gjyqësore apo për interpretimin e unifikuar të normave juridike, ai u shpreh se diktohet nga dy parime të rëndësishme.

“Dy janë parimet që diktojnë unifikimin e praktikës gjyqësore, parimi i barazisë para ligjit dhe parimi i sigurisë së marrëdhënieve juridike. Parimi i barazisë kërkon që të gjitha çështjet e ngjashme të trajtohen dhe të vendosen njëlloj, kërkon një praktikë gjyqësore apo të drejtë të rasteve, konsistente uniforme dhe parashikuese. Ndërkohë parimi i sigurisë juridike është një parim universal. Në kushtet e sotme, kërkesat për siguri juridike kanë dalë në pah sidomos në vendet në tranzicion, siç është edhe vendi ynë. Pasiguria juridike, sidomos për sa u përket marrëdhënieve të pronësisë, është një nga dobësitë më të mëdha që pengon integrimin e shpejtë në strukturat europiano-perëndimore, në veçanti pranimin në BE. Kjo pengesë theksohet vazhdimisht në procesin e negociatave me BE-në. Megjithatë duhet pranuar se nuk ka asnjë vend në botë, ligjet e të cilit konsiderohen si absolutisht të sigurta, sado të qarta dhe të sakta të jenë ato”, u shpreh ai.

Gjithashtu, z. Kondi ka diskutuar mbi rolin e Gjykatës së Lartë në pushtetin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë, statusin e veçantë të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, disa tipare të organizimit dhe funksionimit të Gjykatës së Lartë, juridiksionin dhe kompetencat e kësaj gjykate, raportet e saj me institucione të tjera të gjyqësorit etj.

“Gjykata e Lartë ka një juridiksion të përcaktuar me Kushtetutë, të cilin nuk mund ta ndryshojë Kuvendi me ligj. Ndërkohë që gjyqtarët e kësaj gjykate kanë një status të veçantë që garanton pavarësinë, paanësinë dhe integritetin e tyre”, është shprehur Kondi, duke vijuar shpjegimin më në detaje të këtyre dy aspekteve për studentët.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Drita Kruja: Studentët duhet të krijojnë markën e tyre personale[:]
May 6, 2019

Next post

[:en]Maturantët në auditorët e UET njihen me ofertën akademike[:]
May 7, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET