• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Nxitje e inovacionit dhe sipërmarrjes te studentët/ UET çel Javën e Startup-ve, bashkëpunim me GreenWB, projektin e financuar nga BE

  • Date May 24, 2024

Universiteti Europian i Tiranës ka nisur javën e startup-ve duke lançuar një projekt ambicioz që synon nxitjen inovacionit dhe zhvillimin e aftësive sipërmarrëse te studentët dhe ish-studentët.

Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës prezantuan projektin “Nxitja e inovacionit: Programi i inkubatorit të startup-ve të studentëve të UET”, duke i ftuar të rinjtë të përfitojnë nga kjo mundësi për të konkretizuar idetë e tyre, e t’i kthejnë në eksperienca të dobishme për zhvillimin e tyre profesional.

Iniciativa e UET shkrihet me projektin Green WB, financuar nga Bashkimi Europian, që ka si synim kryesor mbështetjen e inovacionit të gjelbër dhe nxitjen e aftësive sipërmarrëse te studentët. Në këtë kuadër, projektet do të zhvillohen në sinergji me njëri-tjetrin, në funksion të marrjes së praktikave më të mira dhe benefiteve më të mëdha nga studentët.

Dekania e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, prof. asoc. dr. Ermela Kripa, referuar shifrave në rang botëror, por edhe realitetit shqiptar, tha se te grup mosha 15-24 vjeç norma e papunësisë është 60%. Teksa e cilësoi një iniciativë interesante dhe sfiduese, prof. Kripa nënvizoi se nëpërmjet përqafimit të mundësive të ofruara nga universiteti, studentët do të hapin një dritare drejt suksesit.

“Disa industri që do të jenë të ftuara në faza të ndryshëm të projektit, për mentorim apo mbështetje të idesë suaj. Kështu që ju mund të jeni sipërmarrësit e së ardhmes, mund të ndryshoni mënyrën e futjes në tregun e punës”, tha më tej.

Projekti i ndarë në disa faza, do të nisë me krijimin e grupeve të studentëve, e më tej nën mentorimin e pedagogëgve do të vijojë faza e konsultimeve, e prezantimit e deri te realizimi. Zv. rektorja e UET, prof. dr. Drita Kruja sugjeroi që këto grupe të jenë multidisiplinare, me studentë nga të dy fakultetet, në mënyrë që secili grup të kompletojë idenë me të gjithë hapat e zbatimit të tij.

“UET ka në qendër mësimdhënien, kërkimin dhe inovacionin, prandaj duam të mbështesim çdo ide inovative. Ndihma jonë do të jetë nëpërmjet facilitimit. Pedagogët mentorë do t’iu ndihmojnë ju në çdo fazë të punës suaj, për konkretizimin e idesë”, theksoi Kruja.

Referuar praktikës së punës së GreenWB, do të krijohet fillimisht Laboratori i Jetesës së Qëndrueshme që do të shërbejë si një qendër e vetme për bashkëpunim me ndërmarrjet dhe mbështetje për studentët dhe stafin akademik për prodhimin e ideve të projekteve sipërmarrëse. Në çdo Living Lab do të ketë të paktën tre projekte dhe në secilin prej tyre do të ketë minimumi tre studentë. Në grupe përveç mentorimit të pedagogëve, do të ofrohet edhe ndihma e sugjerimet e përfaqësuesit të një biznesi apo sipërmarrjeje.

Në fund të projektit, për më të mirët do të ketë një çmim dhe mbështetje financiare, udhëtim dhe shkëmbim idesh me partnerë në vende të tjera, si dhe do të shërbejë si shlyerje e praktikës profesionale. Po ashtu, UET në bashkëpunim me partnerët e vet, institucionet shtetërore, financiare dhe ato ndërkombëtare, do të mundësojë konkretizimin e idesë në një produkt të prekshëm dhe të dobishëm për komunitetin.

Profesore PhD(c).Ina Keçi iu dha studentëve më tepër informacion për rrugën që duhet të ndjekin në kërkimin e ideve të reja, faktorët që duhet të kenë parasysh, si dhe kriteret që ideja e tyre të jetë sa më e realizueshme.

“Trendet për startup-et sot janë ato që përfshijnë në të njëjtën kohë jo vetëm aspektin ekonomik, por edhe aspektin mjedisor dhe atë social. Duhet të mendoni për një ide që të jetë jo vetëm konkurruese, që plotëson nevojat ekonomike për biznesin tuaj, por të jetë ide tërheqëse dhe që prodhon avantazhe dhe pasoja pozitive. Ju ftoj të kërkoni dhe hulumtoni ide që përfshijnë termat e qëndrueshmërisë”, iu drejtua ajo studentëve.

Keçi theksoi se studentët nëpërmjet këtij projekti do të prekin gjithë elementët e një sipërmarrjeje, nga konceptimi i idesë në formatin e vlerës, aktorëve kyç, arritja te klientët, kostot, formati i të ardhurave dhe propozimi i vlerës.

Më tej, asistente lektorja, Msc. Amanda Kote prezantoi për studentët rastin e saj të një startup-i që e realizoi gjatë periudhës së studimeve në Suedi pas një shkëmbimi Erasmus. Bashkë me një kolege hodhën idenë e organizimit të një Hackathon-i, konkursi disa ditor ku të rinjtë e pasionuar pas kodimit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të zgjidhur problemet në mënyrë inovatore. Ideja e saj u mbështet dhe në konkurs morën pjesë studentëve nga UET dhe vende të ndryshme europiane.

“Të gjitha idetë më të mëdha kanë ardhur edhe nga kushte të çuditshme apo të vështira. Kemi pasur edhe kompani të mëdha kanë lindur në një garazh. Kështu që mundohuni të gjeni ato “po sikur-at” tuaja, t’iu shkoni nga mbrapa dhe të gjeni zgjidhje për të ardhmen”, theksoi Kote.

Startup-et janë gjuha e së ardhmes dhe gjenden të pranishme në komunitetin e biznesit, në jetën publike, në media e në çdo fushë profesionale. Ata janë një tjetër mënyrë për t’u pozicionuar në tregun e punës, duke krijuar mundësi të reja për veten dhe shoqërinë.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET nis bashkëpunimin me një nga institucionet më novatore në botë, Universitetin e Pitsburgut në SHBA
May 24, 2024

Next post

UET sjell për herë të parë Festivalin e Filmit Universitar, një ekspoze për kineastët e rinj shqiptarë
May 24, 2024

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET