• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Forumet UET/ Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve: Vuajmë për fuqi punëtore, na duhen 3 deri në 5 mijë punëtorë shtesë

  • Date September 24, 2024

I ftuari i tretë në Forumet UET ishte kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizaj, i cili zhvilloi një bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët e UET mbi sfidat e sektorit të ndërtimit në Shqipëri. Duke qenë së UET ofron programin e studimit Inxhinieri Ndërtimi, bachelor dhe master, u fol për rritjen e bashkëpunimit në kuadër të praktikave dhe punësimit të studentëve.

Nevoja e rregullimit të kuadrit ligjor, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, problemi i mbartur me pronësinë, rritja e çmimeve të apartamenteve, ishin vetëm disa nga çështjet e diskutimit në takimin e radhës së Forumeve UET, ku ishte i ftuar kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizaj.

Nën organizimin e dekanes së Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, prof. asoc. dr. Teuta Xhindi, tema dhe objekti i bashkëbisedimit ngjallën shumë reagime, pyetje e interesime nga studentët dhe pedagogët e UET, si qytetarë dhe si profesionistë.

Harizaj tha se aktualisht në Shqipëri jepet leje ndërtimi për 2 milionë metra katrorë, ku pjesën më të madhe e zë qyteti i Tiranës me 70%-80%. Po ashtu, trendi është që 60%-70% janë për banim dhe pjesa tjetër për hoteleri turizëm, biznes, industri etj. Sa i përket sfidave që has ky sektor, Harizaj tregoi se janë të shumta, duke filluar nga kuadri ligjor.

“Në pjesën më të madhe janë të pasakta, ndryshojnë shpesh, ndryshojnë ligjet, rregullimet, ndryshojnë planet e rregullimit të territorit. Në Tiranë nuk ka një plan të përgjithshëm, ka masterplane të pjesshme që ndryshohen në varësi të interesave dhe kjo e vë ndërtimin në pozitë të vështirë.”

Po ashtu, problem i madh mbetet pronësia, sa i përket mbivendosjes, paqartësisë, por edhe ritmi që kanë organet e shtetit. Sipas Harizajt, ndërtuesi është goxha më përpara, ecën goxha më shpejt sesa ritmi i përgjigjes së institucioneve. Ndërsa foli për vështirësitë në financim ku ndërtuesit kanë mungesë kreditimi, kryetari i Shoqatës së Ndërtueseve u ndal më gjatë te mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.

“Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Në sektorin tonë janë 70-80 mijë të punësuar dhe akoma ka një mungesë. Duhet të angazhohen 3 mijë deri në 5 mijë punëtorë shtesë. Po vuajmë qoftë për krahë pune, qoftë për punëtorë të thjeshtë, inxhinierë, topografë, gjeologë.”

Harizaj shtoi më tej se sot është e vështirë të gjesh inxhinier me licencë apo inxhinier gjeologë dhe kjo mungesë po step këtë industri, që sipas tij ende nuk është aty ku duhet të jetë.

Në këtë kuadër, dekania Xhindi propozoi që të rritet më tej bashkëpunimi me industrinë, për të plotësuar interesat e të dyja palëve, të studentëve dhe kompanive të ndërtimit.

“Ne kemi Inxhinieri Ndërtimi në UET, program bachelor dhe master. Jemi shumë të interesuar që të bashkëpunojmë me industrinë. Kanë munguar kërkesat nga kompanitë, nuk vijnë që të bëjnë një parashtresë para studentëve, për të kontaktuar, për të qenë pjesë e aktiviteteve. Ata e shprehin se kanë nevojë për burime njerëzore, punonjës të kualifikuar”, theksoi Xhindi, duke theksuar nevojën që ky sektor të jetë më pranë akademisë.

Harizaj iu sugjeroi studentëve që të jenë më pranues të praktikave e intershipeve, më dinamikë, për t’u zhvilluar profesionalisht në këtë sektor. “Studentët duhet ta kuptojnë sa e rëndësishme është praktika. Çdo firmë ndërtimi ka nevojë për personal. Duhet të bëhen bashkë, studenti, universiteti, kompania. Biznesi nuk ka kohë t’iu mësoje. Te biznesi duhet të vini gjysmë të përgatitur.”

I pyetur nga pedagogët se pse Shoqata nuk kërkon nga Ministria e Arsimit rritjen e kuotave për inxhinierë, Harizaj tha se jo gjithmonë merren parasysh propozimet apo sugjerimet e tyre.

Pjesë e diskutimit ishte edhe rritja e çmimeve të apartamenteve kryesisht në Tiranë dhe se si justifikohet kjo nga ndërtuesi. Sipas Harizajt, kjo rritje ka ardhur për shkak të rritjes së taksave në sektor,

“Ne kemi në Gjykatën Kushtetuese 20-fishimin e taksave të sektorit të ndërtimit. Dhe i kemi paguar 8 deri në 10 euro për metër katrorë, sot i paguajmë 300. Është ligj, nuk është se e themi ne. Dhe kjo ndodh me një ditë, kur e shikojnë që ndërtimi po ecën. Këto kosto kujtojnë se po na i rrisin neve, por në fakt po ua rrisin juve. Ndërtuesi është tranzitor në këtë kosto.”

Duke e ilustruar me shifra konkrete, Harizaj tha se në 1000 euro për metra katrorë për shitje, 600 euro ndërtuesi i ka kosto. “Te 400 euroshi duhet ta ndërtojë dhe të fitojë pjesën e vet. Edhe kostoja e ndërtimit totale sot kalon 1000 euro. Çfarë shitet mbi 1000 mijë euro sot mund të quhet fitim për ndërtuesin”, sqaroi më tej.

Sa i përket fuqisë blerëse, ai specifikoi se rreth 30% janë nga Kosova apo kosovarë diaspore. Po ashtu, në kryeqytet mbi 30% iu shiten të huajve, ndërsa në bregdet kjo përqindje është më e lartë.

Një nga tematikat e rëndësishme që u prek kishte të bënte me azhurnimin e kushteve teknike, ripërpunimin e tyre dhe futjen e tyre në kuadrin ligjor.

Harizaj tha se ndërtuesi nuk mund të presë derisa qeveria të rregullojë normat sepse ai ka ecurinë e vet, teka shtoi se shumë studio vendase kanë bashkëpunim me studio të huaja të konstruksionit dhe arkitekturës.

“Shoqata nuk vendos standarde, nuk bëhet dot rregullator. Neve na thërrasin si ndërtues, kemi dhënë normat tona, ku një pjesë e mirë e normave nuk janë marrë parasysh. Shoqata nuk i ka instrumentet të vendosë standardet.”

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Raundi i dytë/ Shpallen listat e studentëve fitues në UET
September 24, 2024

Next post

FIIA organizon HR Club 2024/ Sfidat e reja në tregun e punës dhe politikat e kompanive për punësimin e studentëve
September 26, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET E UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET